Fajon thotë se Mali i Zi është më afër BE, Kosova ka probleme me Serbinë

July 16, 2017   | Ngjarjet - Events

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Tanja Fajon, ka vlerësuar se “Mali i Zi nuk ka pengesa politike në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, siç kanë probleme Kosova me Serbinë dhe Maqedonia për emrin.

Fajon, në një deklaratë për të përditshmen e Podgoricës, “Pobjeda”, ka thënë se BE duhet të jetë më e vendosur kur bëhet fjalë për gatishmërinë që këtyre shteteve t’u bëhet me dije se janë të mirëseardhura në BE dhe se llogarit në to.

“Në anën tjetër, shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë më shumë në rrugën drejt BE-së që të na e bëjnë të qartë se në të ardhmen veten e shohin vërtet në familjen tonë”, ka shtuar Fajon.

Deputetja sllovene në Parlamentin Evropian vlerëson se Rusia gjithsesi se do të vazhdojë me mbrojtjen e interesave të veta në rajon.

ORA NEWS