Kulturë / Kultura

Përurimi i librit të prim. dr. Gani Karamanagës “UDHËTIMI I NJË MJEKU”
Në sallën e Bibliotekës të Ulqinit “Bashkimi i krijuesve shqiptarë në Mal të Zi” në një mbrëmne solemne ka organizuar përurimin e librit “Udhëtimi i një mjeku” të prim. dr. Gani Karamanagës. Në sallën joadekuate për një përurim të tillë, për librin kanë folur recensentët, shkrimtarë, publicistë dhe persona të tjerë nga shkenca dhe letërsia. Libri ka një dimension të posaçëm, pasi që është i botuar në dy gjuhë, kështu që mund ta lexojnë të gjithë ato më të cilët edhe... Vazhdo

February 28, 2015  :: Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Përurimi i librit të prim. dr. Gani Karamanagës “UDHËTIMI I NJË MJEKU”
Tags:

Sami Misherri  del me librin e ri “Shika detin e shif perëndinë”
Avokati, Sami Misherri opinionit kulturor i është prezantuar me librin publicistik të titulluar “SHIKA DETIN E SHIF PERËNDINË”, ku si lajmotiv ka traditën e jetës, kulturës urbane dhe të asaj detare të Ulqinit në një kohë të kaluar. Ky  bagazh u shërben breznive të reja për ta njohur, studiuar edhe hulumtuar  edhe më shumë, njofton Portali Tv Teuta. “Të them shkurt, unë kam pasur nevojë të shkruej s` paku nji pjesë të asaj që unë e mbaj në vedi. Atë moment që i kam shkrue Likacenin dhe  ushejzën... Vazhdo

February 27, 2015  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Sami Misherri del me librin e ri “Shika detin e shif perëndinë”
Tags:

Salaj: Risani, selia e mbretëreshës Teuta
Në qytetin e Risanit, në gjirin e Kotorit, në Mal të Zi , gjendet vendbanimi më i njohur i antikitetit ilir në rajon. Në këtë qytet i cili gjendet mes Shkodrës dhe Dubrovnikut, ishte selia ushtarake e mbretëreshës ilire Teuta. Para disa vitesh në këtë vendbanim kanë nisur gërmimet arkeologjike në kuadër të projektit “Risinium-vendi i mbretëreshës Teutë”, të cilat nxjerrin në pah zbulime me vlera të mëdha kulturore. Për më shumë ndiqeni kronikën e përgaditur nga korrespondenti i Zërit të Amerikës,... Vazhdo

February 23, 2015  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Salaj: Risani, selia e mbretëreshës Teuta
Tags:

“Art Club” boton librin “E kaluara e vërtetë e Arqipeshkvisë së Tivarit” të Gjokë Dabajt
Në kuadër të edicionit botues të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” nga Ulqini ditëve të fundit doli nga shtypi libri “E kaluara e vërtetë e Arqipeshkvisë së Tivarit” (libri është publikuar si botim i veçantë edhe në gjuhën malazeze) i studiuesit Gjokë Dabaj. Libri është shqyrtim shkencor i librit të autorit Ivan Jovoviq “Iz prošlosti Dukljansko-barske nadbiskupije“ (Nga e kaluara e Arqipeshkvisë Dokleato-tivarase”), i botuar në Tivar në vitin 2004. Dabaj sqaron se ky vështrim... Vazhdo

February 20, 2015  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on “Art Club” boton librin “E kaluara e vërtetë e Arqipeshkvisë së Tivarit” të Gjokë Dabajt
Tags:

Shfrytëzimi i fondeve të huaja për Kala dhe Shas
Ministria e kulturës të Malit të Zi ka njoftuar se ka përfunduar projekti i revalorizimit të pasurive kulturore në vend, me të cilin për herë të parë, çdo e mirë kulturore është përpunuar nga aspekti profesional. Nga ky institucion theksojnë se në periudhën e ardhshme tek fondet ndërkombëtare do të aplikohet për implementimin e projekteve ndër të cilët janë dhe kompleksi urban Kalaja e Ulqinit dhe lokaliteti arkeologjik i Shasit. Kjo, siç theksohet, sidomos ka të bëj me skuadrën menaxhuese të tërësive... Vazhdo

February 17, 2015  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Shfrytëzimi i fondeve të huaja për Kala dhe Shas
Tags:

Salaj: Mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi – Video
Televizioni” Boin “me seli në Tuz, është e vetmja media në Mal të Zi që transmeton program në gjuhën shqipe duke mbuluar rajonin e Malësisë, Krajës dhe Ulqinit. Tek shikuesit është pranuar si një media që kontribuoi në jetën informative, kulturore dhe arsimore të shqiptarëve në Mal të Zi. Televizioni Boin ka një bashkëpunim të mirë me emigrantët shqiptarë në SHBA, të cilët e mbështesin atë. Për më shumë ndiqeni kronikën e përgaditur nga korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ali Salaj. VAO  Vazhdo

February 15, 2015  :: Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Salaj: Mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi – Video
Tags:

Salaj: Pse po hallakatet Nik Gjeloshaj?!
Ali Salaj Deputeti nga Malësia, Nik Gjeloshaj, prej botës së tij të mbyllur virtuale në Facebook, “i mbrojti” nga unë deputetët nga Ulqini, Genci Nimanbegu dhe Dritan Abazoviqi. “I mbrojti” Nika dy personalitete që nuk hynë aksidentalisht në politikë si dhe nuk u konvertuan në deputetë me votat e partive të tjera. Nimanbegu dhe Abazoviqi nuk kanë nevojë për sufler sepse ata e kanë dëshmuar që janë të aftë të mbrohen jo nga politikanët lokalistë dhe provincialistë, por edhe nga politikanët më të sofistikuar... Vazhdo

February 8, 2015  :: Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Salaj: Pse po hallakatet Nik Gjeloshaj?!
Tags:

Salaj: Lobi shqiptar në SHBA shpëton gazetën “Koha Javore”
Ali Salaj “Koha javore” si e vetmja gazetë në gjuhën shqipe në Mal të Zi kaloi nëpër disa faza të ndjeshme dhe të rrezikshme për ekzistencën e saj. Ajo kërcënohej vazhdimisht me reduktimin dhe mbylljen e saj, kurse së fundmi u përfshi në pakon e falimentimit të SHAGBG “Pobjeda”, e cila për 13 vjet e menaxhoi në mënyrë jotransparente këtë medie të pakicave. Duke pasur parasysh se ministritë përkatëse të Qeverisë së Malit të Zi nuk shfaqen as vullnetin më të vogël për ta financuar këtë gazetë,... Vazhdo

February 3, 2015  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Salaj: Lobi shqiptar në SHBA shpëton gazetën “Koha Javore”
Tags:

Përurohet libri  “Zhdukja e heshtur” të autorit Hajredin Kovaçi + Foto + Video
Të shtunën, më 24 janar 2015, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” bëri përurimin e vëllimit me poezi ˝Zhdukja e heshtur˝ të autorit Hajredin Kovaçi. Përurimi u mbajt në sallën e konferencave të hotelit ˝Mediteran˝. Të pranishëm ishin shumë personalitete të kulturës, autoritete të komunës si dhe dashamirë të tjerë të artit dhe fjalës së shkruar artistike. Moderator i mbrëmjes ishte z. Ismet Kallaba. Për librin me poezi të autorit Kovaçi, folën poeti dhe kritiku letrar z. Haxhi Shabani... Vazhdo

January 26, 2015  :: Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Përurohet libri “Zhdukja e heshtur” të autorit Hajredin Kovaçi + Foto + Video
Tags:

Ismail Doda merr gradën shkencore doktor i shkencave forkloristike
Në Qendrën e Studimeve Albanologjike, Shkolla Doktorale e Etnologjisë dhe folklorit, në Tiranë, zotëri Ismail Doda mbrojti me sukses, para jurisë pesëanëtarëshe, tezën e disertacionit me titull “BALADAT POPULLORE TE SHQIPTARËT NË MALIN E ZI” dhe mori gradën shkencore DOKTOR I SHKENCAVE FOLKLORISTIKE. Në këtë solemnitet ishin prezentë familjarët e të graduarit I. Doda, shokë e miq, nga Tirana, Kraja, Ana e Malit dhe Ulqini, të cilët me kënaqësinë më të madhe përcollën ecurinë e këtij rrugëtimi serioz... Vazhdo

January 24, 2015  :: Kulturë / Kultura, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Ismail Doda merr gradën shkencore doktor i shkencave forkloristike
Tags: