Lajmet / Vijesti

Hotel Mediterani mbushet me turistë – Video
Hotel Mediteran në Ulqin vërshohet nga turistët vendas dhe të huaj. Përmirësimi i kohës ka bërë që sot në këtë pikë turistike të ketë numër të madh të turistëve të cilët kryesisht vijnë nga Polonia dhe viset tjera të rajonit,por nuk mungojnë edhe ata nga Kosova e Shqipëria. Shumë mirë sepse atmosfera eshtë shumë mirë dhe njerëzit janë të mrekullueshëm”tha një turist,duke parë pritjen me një atmospfere shumë të pëlqyar nga musafirët. “Atmosfera më pëlqyeshme dhe koha e mrekullueshme,bëri... Vazhdo
Sot qe fillimi i sezonit turistik në Ulqin
Foto: Merita Mena Dragovoja Me teperaturat e larta të këtyre ditëve Ulqini po përjeton fillimet e sezonit turistik veror 2012.Plazhi i vogël i Ulqinit (e quajtur Rana) u frekuentua sotë nga qindra vizitorë dhe pushues nga rrethe të ndryshme të vendit, si dhe nga mjaft turistë të huaj, kryesisht nga rajoni. Madje, nxënës të shkollave të mesme të qytit të Ulqinit çelën edhe sezonin e plazhit për këtë vit 2012, duke notuar në ujin ende të ftohtë 17 gradë celsius, në plazhin e vogël të Ulqinit. Lokalet tenda përgjatë... Vazhdo

April 30, 2012  :: Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam :: Komente (1)
Tags:

Përpunimi shtëpiak i djathit të dhive Bio në Kravarë
Eko FARMA është organizatë e themeluar qyshë në vitin 2004 me seli në Kravarë, cila me aktivitetet e saj angazhohet për zhvillimin rural, për krijimin e kushteve më të mira socio-ekonomike në viset rurale, zvogëlimin e papunësisë dhe importit, prodhimin e ushqimit të shëndetshëm, shfrytëzimin racional të resurseve natyrore dhe mbrojtjen e ambientit në Anë të Malit,komuna e Ulqinit. Që nga themelimi i saj, pronari i Eko Farmes z.Selatin Gjeloshi ka shërbyer si shembull i mirë për formën e organizimit, përkushtimin... Vazhdo
MogUL organizon manifestim masovik,me 1 maj në Valdanos
FTESË PËR MEDIJA     Monitoring group Ulqin- MogUL  organizon manifestim masovik me qytetarët e ulqinit, të marten me 1 maj, në gjirin e Valdanosit.   Manifestimi në pjesen oficiele do të zgjas prej 12h deri në 15h.   Në tubim presim pjesëmarrjen (si bashkëorganizatorë të manifestimit)  e përfaqësuesve të Ministrisë së mbrojtjes, Komunës së Ulqinit, Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të mirave detare dhe të gjithë partënerve tone të cilët kanë nënshkruar peticionin për mbrojtjen e... Vazhdo

April 28, 2012  :: Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo :: Comments Off on MogUL organizon manifestim masovik,me 1 maj në Valdanos
Tags: , , ,

Policia e Curihut nuk konfirmon rahjen e BabaStars dhe Noizy
Shkaku i kësaj përleshje nuk është bërë i ditur në  Kantonspolizei Zürich, ndërsa incidentin nuk e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Zurich, i cili ka thënë se policia nuk është në ndjekje të personave pjesëmarrës të këtij incidenti. Lajme nga Ulqini Sot në orët e para të mëngjesit anëtarët e labelit “BABA STARS” kanë rrahur reperin, Noizy, dhe një anëtar tjetër të grupit OTR. E gjithë ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes në aeroportin e Zurich-ut. Sipas burimeve, Noizy ka pësuar lëndime... Vazhdo

April 27, 2012  :: Lajmet / Vijesti :: Komente (1)
Tags: ,

Ulqini merr pjesë në Panairin e turizmit – Tirane 2012
Mbi 100 operatorë turistikë nga të gjitha trevat shqiptare janë mbledhur në Tiranë në panairin “Shqipëria turistike 2012″. Nga data 25 prill 2012 në Pallatin e Kongreseve në Tirane është hapur panairi i turizmit “Shqipëria turistike 2012″. Panairi u organizua në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë nga “Albexpo Group” në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Turizmit (ATA), Agjencinë Kombëtare të Turizmit, Shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) dhe me mbështetje të USAID- Albania.... Vazhdo

April 27, 2012  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Ulqini merr pjesë në Panairin e turizmit – Tirane 2012
Tags: , ,

Seancë komemorative për Fuad Nimanin në Ulqin – Video
Ndahet nga jeta Fuad Nimani Me rastin e ndarjes nga jeta të Fuad Nimanit,në sallën e Kuvendit të Ulqinit u mbajt seancë komemorative , në të cilën merrte pjesë familja Nimani,udhëheqja më e lartë e Union it Demokratik të Shqiptarëve,anëtarë të qeverisë së Malit të Zi , përfaqësuesit e partive parlamentare shqiptare etj. Mbi figurën e të ndjerit Fuad Nimanit foli kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmet Zenka. Në orët e pasditës me nderime të sinqerta qytetarie , Fuad Nimani u varros në Ulqin. Sejdo... Vazhdo
Ndërroi jetë Fuad Nimani
Ju njoftojmë se ndërroi jetë , në moshën 64-vjeçare,Fuad NIMANI. Profesor i matematikës ,Nënkryetar i UDSH-së (1993-1998), Kryetar i UDSH-së (1998-2002),Kryetar i Komunës së Ulqinit (2002-2006) dhe Ministër në Ministrin për mbrojtjen e popujve pakicë dhe grupeve etnike në Mal të Zi (2006-2009). Sot më 26 prill (e enjte) mbahet mbledhja komemorative në sallën e madhe të komunës së Ulqinit prej orës 12:00.   Stafi i Lajmeve nga Ulqini dergon ngushllimet e sinqerta familjes  Nimani.  Vazhdo

April 26, 2012  :: Lajmet / Vijesti :: Komente (5)
Tags: ,

Cakuli thëret qytetarët e Maqedonisë të pushojnë në perlën e Ulqinit
Shkup, prill Komuna e Ulqinit, vazhdon të josh qytetarët anekëndë trojeve shqiptare dhe popujt tjerë që sivjet të pushojnë në plazhet e mahnitshme të Ulqinit. Zyrtarët e lartë të kësaj komune po bëjnë të pamundurën që edhe në aktivitetet tjera të shfrtytëzojnë mundësinë të ftojnë turistët për pushime në Ulqin. Xhaudet Cakuli, nënkryetar i Komunës së Ulqinit, gjatë fjalës së tij në Shkup në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ku u mbajt projekti “Javët e Biznesit Kombëtar”... Vazhdo
Dafina Zeqiri provokon me lukun e ri
Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka postuar në profilin e saj në saj në Facebook, një set fotografik, ku duket shumë sensuale dhe seksi. Duffy ka ndryshuar përsëri lukun e saj, duke theksuar më tepër dy ngjyrat në flokët e saj. Ajo që vihet re është edhe modeli i theksuar “Bob” i flokëve, që ajo ka bërë.    Vazhdo

April 24, 2012  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Dafina Zeqiri provokon me lukun e ri
Tags: , , , , , , , , ,