Reportazh / Reportaža

Statusi i paqartë i Malësisë në Mal të Zi
Statusi i Komunës së Tuzit, me shumicë shqiptare, mbetet i pazgjidhur si pasojë e miratimit të Ligjit mbi Organizimin Territorial në Parlamentin e Malit të Zi, ku Malësia parashikohet të jetë pjesë e kryeqytetit të Podgoricës dhe jo komunë e pavarur si të gjitha komunat tjera në Mal të Zi. Ky vendim i Parlamentit hasi në reagime të ndryshme në opinion. Derisa disa parti shqiptare, që janë në koalicion me partinë e kryeministrit Gjukanoviç, e mbështesin këtë formë të vetëqeverisjes, partitë tjera dhe analistët... Vazhdo

January 7, 2016  :: Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Statusi i paqartë i Malësisë në Mal të Zi
Tags:

Porosia e Partisë Demokratike: Askush nuk ka dobi nga Cungu
Kurrfarë mësimi politik Forca nuk ka treguar gjatë verprimeve të saja politike. Vetëm bredhje nga Medojeviqi deri tek debakli i plotë. Sepse vetëm atyre i ka shkuar për dore të defaktorizojnë shqiptarët në Mal të Zi, ti grindin dhe ti ndajnë e në të njëjtën kohë me votën e tyre të forcojnë komunitet tjera nacionale, raporton portali Ul.Info. Ky subjekt politik menjiherë pas zgjedhjeve ka harruar që shqiptarët janë komunitet i veçantë i cili dallohet për kulturën dhe gjuhën dhe ka kërkesa dhe interesa të... Vazhdo

December 24, 2015  :: Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Porosia e Partisë Demokratike: Askush nuk ka dobi nga Cungu
Tags:

Reagim kundrejt emisionit “Perspektiva”, Forumi Rinor i UDSH-së
UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE FORUMI RINOR Ulqin , më 17.12.2015     Reagim kundrejt emisionit “Perspektiva”, gjegjësisht dokumentarit për të rinj i cili në thelb ka temat më të ndjeshme për trevat e Ballkanit. Ne si Forum rinor i Unionit demokratik të Shqiptarëve e shohim të arsyeshme të reagojmë ndaj dokumentarit “Perspektiva”, gjegjësisht të shprehim indinjatën, mospajtimin dhe mbi të gjitha shqetësimin tonë të thellë për mënyrën dashakeqe të trajtimit të një teme kaq delikate. Edhe pse... Vazhdo

December 17, 2015  :: Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Reagim kundrejt emisionit “Perspektiva”, Forumi Rinor i UDSH-së
Tags:

Gjylie Rexha: Ndërmjet identiteteve dhe (mos) komunikimit
“Ti je nga Mali i Zi, që tani është shtet i pavarur, por ende ke një pasaportë të një shteti që tani nuk ekziston si i tillë. Në certifikatën tënde të lindjes figuron një shtet krejt tjetër, që po ashtu i takon të kaluarës. Nga kontratat e punës shoh se jeton në një vend, që synon të bëhet shtet”. Konstatimet e përfaqësuesit diplomatik të një shteti evropian në sportelin e ambasadës së vendit prej të cilit kërkoja vizë, nuk ishin thjeshtë kërkesa të domosdoshme protokollare. Dosjes time të përzier... Vazhdo

December 9, 2015  :: Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Gjylie Rexha: Ndërmjet identiteteve dhe (mos) komunikimit
Tags:

Media shqipe ne Mal te Zi – Video
Në Malin e Zi, kushtetuta parashikon që mediat e pakicave të ndihmohen nga shteti me subvencione financiare. Por drejtuesit e mediave në gjuhën shqipe, që kualifikohen për një mbështetje të tillë, ankohen se nuk po e përfitojnë këtë ndihmë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj sjell hollësi nga Ulqini. VAO  Vazhdo

December 4, 2015  :: Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Media shqipe ne Mal te Zi – Video
Tags:

Dritare me Rudinen – Shqiptaret, Kombi dhe Feja i ftuar Xhemal Peroviq
Në emisionin “Dritare me Rudinen – Shqiptaret, Kombi dhe Feja, nga në televizionin Vizion Plus – Talk Show” ku ishte i ftuar edhe aktivisti i njohur nga Ulqini Xhemal Peroviq. Ne studio me Ministrin e Mireqenies Sociale, Punesimit dhe Rinise, Blendi Klosi, Shaip Kamberi, Deputet ne Beograd, Shukri Jahiu, Koordinator per shqiptaret e Lugines dhe Xhemal Peroviq, Aktivist Pjesa e 1. Pjesa e 2. Pjesa e 3.  Vazhdo

November 28, 2015  :: Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Dritare me Rudinen – Shqiptaret, Kombi dhe Feja i ftuar Xhemal Peroviq
Tags:

KKSH: Mesazh urimi për festën e 28 nëntorit – ditës së flamurit
KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI ALBANIAN   NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO Nr. 257 / 15 Ulqin, më 27.11.2015     Mesazh urimi për festën e 28 nëntorit – ditës së flamurit   28 Nëntori – Dita e Flamurit, është festa që bashkon shqiptarët anë e mbanë botës, është festa që shqiptarët i bën një. Andaj është e udhës që për këtë datë të rëndësishme kombëtare, të tubohemi të gjithë për ta shenjuar në gji të flamurit të Skënderbeut, duke... Vazhdo

November 27, 2015  :: Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža :: Comments Off on KKSH: Mesazh urimi për festën e 28 nëntorit – ditës së flamurit
Tags:

Gjukanoviq: Kishat serbe në Krajë do të prishen – Video
Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, deklaroi të mërkurën në Parlamentin e vendit, se shteti do të rrënojë ato objekte që janë ndërtuar pa leje por dhe që cënojnë harmoninë etnike në vend. Kreu i qeverisë së Podgoricës është përgjigjur në një interpelancë i pyetur nga deputeti shqiptar, Genci Nimanbegu. Deputeti i Forca-s, Nimanbegu, e pyeti Gjukanoviqin në lidhje me veprimet e ndërmarra nga qeveria për të ndaluar ndërtimin e objekteve (kishave) në ujdhesat (ishujt) e Liqenit të Shkodrës rreth... Vazhdo

November 18, 2015  :: Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Gjukanoviq: Kishat serbe në Krajë do të prishen – Video
Tags:

Në Mali të Zi, “rrogë” e përjetshme për nënat e tre apo më shumë fëmijëve
Nga 1 janari 2016, nënat e punësuara të tre ose më shumë fëmijëve në Mal të Zi, të cilat kanë 25 apo 15 vjet të shërbimit në punë, do të marrin një asistencë mujore. Nga dita e parë të vitit të ardhshëm do të hyjnë në fuqi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, nga ku do të përfitojnë rreth pesë mijë gra në Malin e Zi. Gratë që i përmbushin kushtet e asistencës, do të duhet të vendosin në mes të pagës dhe asistencës apo pensionit dhe asistencës. Kjo do të... Vazhdo

November 11, 2015  :: Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Në Mali të Zi, “rrogë” e përjetshme për nënat e tre apo më shumë fëmijëve
Tags:

Gjonaj: Rruga e  përgjakur e Shtojit + Foto
Gjekë Gjonaj Vdekja tragjike e Nua (Toni) Selçaninit në fshatin Shtoj të Ulqinit , është e fundit ndër humbjet e papritura, të befasishme e tronditëse në komunikacionin rrugor, gjegjësisht në rrugën e cila të çon nga Ulqini për në ishullin Adë, pranë lumit Buna.   Jeta e këtij 52 vjeçari, bashkëshort dhe baba i dy fëmijëve, u shua   aksidentalisht mbrëmjen e së dielës, rreth orës 17,45 mbasi me makinën e tij Golf IV është përplasur me   lopë. Qysh nga lëshimi në qarkullim kjo rrugë “ pushtohet”... Vazhdo

November 5, 2015  :: Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Gjonaj: Rruga e përgjakur e Shtojit + Foto
Tags: