Shtypi / Mediji

Thirrje e Marine Fauna Protection and Cultivation, për ruajtje të mjedisit të jetë prioritet i Ulqinakëve
Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë këtë veprim të papërgjegjshëm: hudhja e mbeturinave në det, breg të detit apo edhe në çfarëdo sipërfaqe apo hapësirë që nuk është e krijuar për hudhjen e mbeturinave tregon nivelin më të ulët të kulturës. Të gjithë duhet të vetëdijësohemi drejt ndalimit dhe denoncimit të kësaj sjellje të shëmtuar. Kjo sjellje e papërgjegjshme ndot detin, si dhe e prish bukurinë e kalasë mijëvjeçare. Si pasojë e ndotjes së detit me mbeturina plastike, krijesat detare... Vazhdo

June 5, 2015  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Thirrje e Marine Fauna Protection and Cultivation, për ruajtje të mjedisit të jetë prioritet i Ulqinakëve
Tags:

Ibroçi: Qentë endacak, shqetësim për Ulqinin
Foto: Panda Nvo Ulcinj Facebook Qentë endacak kohëve të fundit dukshëm janë shtuar në numër, i takojmë në të gjitha rrugët e Ulqinit, sikur të organizuar kanë pushtuar edhe “shetitoren” e Ranës! Sot isha dëshmitar i një skene të frikshme dhe aspak të pëlqyeshme! A thua mund të arsyetohet prania e kësaj dukurie e bartur me vite dhe sa vërtet na kërcenon ?!. Një gërvishtje,kafshim apo edhe thjeshtë frikësim mund të përcillet me padi ndaj kompetentëve që buxhetit mund t’i kushtonte më shumë... Vazhdo

May 30, 2015  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Ibroçi: Qentë endacak, shqetësim për Ulqinin
Tags:

Salaj: Trysnia si rrezik ndaj lirisë së shtypit
Ali Salaj Në tranzicionin e stërgjatur të shoqërisë shqiptare në rajon e posaçërisht në Mal të Zi, mediat u bënë magnet për aktorët politikë, të cilët pushtetin e tyre donin ta praktikonin në kuadër të pushtetit absolut mbi media. Kështu, ata mediat i perceptonin si një trampolinë për ngritjen në karrierë dhe politikë, dhe me një arrogancë agresive kërkonin që çdo minutë dhe çdo rresht t’u kushtohet vetëm atyre. Në emër të ndryshimeve politike dhe tranzicionit, ata fillimisht instaluan gazetarët... Vazhdo

May 23, 2015  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Salaj: Trysnia si rrezik ndaj lirisë së shtypit
Tags:

Ulqin: Sabatai Zevi, Mesia i Rremë mes shqiptarëve
Moikom Zeqo Kam vite që hulumtoj dhe torturohem nga historia e çuditshme e Sabatai Zevit. Kam shkruar disa shkrime për të dhe e kam përmendur në librat e mi. Kam shkuar në qytetin e Ulqinit dhe kam parë me sytë e mi tyrben që sipas gojëdhënës i përket eshtrave të Sabatai Zevit. Tri janë tezat kryesore ku mund të jetë varrosur ky njeri me jetë fantazmagorike dhe me fat paradoksal. Historianët kanë shkruar që mund të jetë varrosur në Ulqin, të tjerë mendojnë se është varrosur në një teqe që ka qenë pranë... Vazhdo

May 22, 2015  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Ulqin: Sabatai Zevi, Mesia i Rremë mes shqiptarëve
Tags:

Fushata sensibilizuese per parandalimin e kancerit te gjirit dhe te qafes se mitres!
Të shtunën e ardhshme, më 23 maj, me fillim në orën 10, në Ulqin do të mbahet punëtoria për kancerin e gjirit dhe të qafës së mitrës, për ç’gjë do të flasin mjekët eminent, prim. dr Nada Cicmil – Sariq dhe Dr Nebojsha Jokmanoviq. Këtë tubim e organizon OJQ “Novartis” dhe “Femra sot”(Zena danas), me përkrahjen e Shtëpisë së shëndetit dhe Komunës së Ulqinit. Gjinekologët nga Ulqini do të tregojnë si kryhet parandalimi, a vijnë femrat rregullisht në shikim, si dhe do të flasin për problemet tjera. Organizatorët... Vazhdo

May 21, 2015  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Fushata sensibilizuese per parandalimin e kancerit te gjirit dhe te qafes se mitres!
Tags:

Leona Markiq përsëri kampione e Malit të Zi!
Me date 03.05.2015 ne Herceg Novi,u mbajt kampionati shteteror ne karate per kategorine e fatosave,pioniereve te rinj,pioniereve dhe shpresave.Ky kampionat mblodhi gjithsej 349 sportiste nga Mali I Zi. Klubi I karatese Champion duhej te merrte pjese me 21 garues por shkaqe financiare u paraqit vetem me 12 garues.Gjithsesi suksesi nuk mungoi! Garuesit e kk Champion te cilet u shperblyen me medalje: Leona Markiq-medalja e arte ne luftera individuale dhe medalja a bronzte ne kata ekipore Eliza Markiq-medalja e argjendte ne luftera individuale... Vazhdo

May 15, 2015  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Leona Markiq përsëri kampione e Malit të Zi!
Tags:

Ekspozita e Zake Prelvukaj me “Tranzicioni”, në Podgoricë
“Brenda titullit të kësaj ekspozite prezantohet një koktej punësh, apo cikle të cilat janë realizuar prej pas luftës e deri më sot. Kuratorja ka bërë përzgjedhjen e disa punëve mjaftë provokative, për nga motivi dhe mënyra e realizimit”, ka thënë Zake Prelvukaj për KultPlus Artistja shqiptare, Zake Prelvukaj do të prezantohet më 13 maj në Galerinë Konteporale të Arteve në Podgoricë, me ekspozitën e saj “Tranzicioni”, me kuratore, Biljana Kekovic. Prelvukaj ka thënë për KultPlus se kjo ekspozitë prezantohet... Vazhdo

May 5, 2015  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Ekspozita e Zake Prelvukaj me “Tranzicioni”, në Podgoricë
Tags:

Hajdar Cufajt i shembet objekti 5-katësh në Pinjesh të Ulqinit
Ndërtesa në vendbanimin Pinjesh, pronësi e Hajdar Cufajt, ishte sot në shënjestër të inspektorëve të mbrojtjes së mjedisit, raporton portali Ul.info. Ato paralajmëruan më herët pronarin se ilegalisht po ndërton objektin dhe që, nëse nuk i ndal punimet, ai do të shembet. Cufaj tha se atëherë ishte jashtë shtetit. Shtoi se ishte i bindur që ekziston plani detaj-urbanistik për atë zonë dhe që, mbas pagesës së komunalive, objekti i tij do të legalizohet. Inspektorët njëkohësisht kanë paralajmëruar se ditët... Vazhdo

April 24, 2015  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Hajdar Cufajt i shembet objekti 5-katësh në Pinjesh të Ulqinit
Tags:

PDS Ulqin: Pakënaqësi mbas konferencës zgjedhore
Një grup i anëtarëve të Partisë demokratike të socialistëve në Ulqin kanë deklaruar se mbas Konferencës së 7 zgjedhore është e qartë se disa familje kanë privatizuar partinë. “Nëse e shikoni listën do të shihni se nga një familje ka disa anëtarë”, thuhet në reagimin e anëtarëve nga pjesa e ngushtë e qytetit. Theksohet se ato në këto zgjedhje i sollën PDS-së gati dy të tretën e votave, ndërsa në Këshillin e ri komunal ato janë të përfaqësuar me vetëm një të shtatën e anëtarëve. “Ne vendasit... Vazhdo

April 15, 2015  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on PDS Ulqin: Pakënaqësi mbas konferencës zgjedhore
Tags:

Canka: Gënjeshtrat kilometrike të Forcës
Me kumtesën e sotme Forca e ka tejkaluar vetveten. Kjo mori e të pavërtetave, shpifjeve dhe akuzave, dëshmojnë nivelin e ultë në të cilën ka rënë kjo parti. Kumtesa e panënshkruar, përplot gënjeshtra kilometrike, flet se prej saj turpërohen edhe ato të cilët vetë e shkruan, raporton portali Ul.info. Edhe ata, fatzitë, pavetëdije parandiejnë se po i afrohet fundi politik. Kali gjuan shqelma para se i del shpirti, themi ne ulqinakët. Vërtetë, çdo gjë i është turbulluar këtyre djelmoshave. Gjynah në çfarë derexheje... Vazhdo

April 8, 2015  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Canka: Gënjeshtrat kilometrike të Forcës
Tags: