Shtypi / Mediji

Sharrexhit të paligjshem po presin pishnajat e Ulqinit
Treva e Ulqinit eshte mjaft e pasur me bimesi. Ajo ka siperfaqe te medha pamjesh te ndryshme. Pos arave, livadheve, kullosave dhe siperfaqeve malore, ku rriten bime e drunj te ndryshem, treva e Ulqinit,Anës së Malit dhe Lugut te bunes,ku  nje pjese e rrethines eshte e zhveshur fare. Pyje me te larta gjenden ne bregun e pishnajave që gjenden prej ishe Hotel Galebit dhe deri ne mbares te siperfaqes  ku shtrihet Hotel Albatrosi, kurse pjesa tjeter eshte siperfaqe e pyjeve  te degraduara, shkurrajat, çufrrajat, qe rriten spontanisht.... Vazhdo

January 2, 2011  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Sharrexhit të paligjshem po presin pishnajat e Ulqinit
Tags: , ,

“Art Club” – 20 vjet kulturë shqiptare në Ulqin – Video
Ulqin, 25 dhjetor – Shoqata e Artistëve dhe Intelektuale “Art Club” në Ulqin, e cila konsiderohet “sinonim i kulturës shqiptare në Malin e Zi”, sot 20 vjet më parë doli në skenë,duke sjellë një frymë të re të zhvilimit e afirmimit të vlerave të kulturës shqiptare në Ulqin e qendra tjera autoktone shqiptare në Malin e Zi. “Ka qenë ky një guxim i intelektualëve shqiptarë në Ulqin. Brenda një kohe të shkrurtër Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve ‘Art Club’ u bë një asociacion shumë i respektuar,... Vazhdo

December 26, 2010  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on “Art Club” – 20 vjet kulturë shqiptare në Ulqin – Video
Tags: , ,

Vujanoviq i filloi konsultimet
Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq i filloi konsultimet me kryetarët e partive parlamentare lidhur me propozimin e mandatorit për përbërjen e Qeveris së re. Vujanoviq konsultimet i filloi me bisedime me kryetarin e UDSH Ferhat Dinosha. Presidenti bisedoi edhe me kryetarët e FORCËS, të Koalicionit shqiptarë PESPEKTIVA, të LD në Mal të Zi dhe Alternativën shqiptare, kurse konsultimet i vazhdoi edhe me liderët e Partisë boshnjake të iniciativës qytetare kroate. UDSH, Partia boshnjake, dhe Iniciativa qytetare kroate... Vazhdo

December 24, 2010  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Vujanoviq i filloi konsultimet
Tags: ,

Privatizimi i ndërmarrjeve shkatërroi ekonominë e Ulqinit
Ulqin, 20 dhjetor –   Duke debatuar rreth Ligjit mbi privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore, i cili ndodhet në procedurën kuvendore, deputetët shqiptarë, thonë se ky “transformim” e shkatërroi ekonominë e kësaj komune edhe nuk ka asnjë shenjë të rehabilitimit të saj. Deputeti i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore u bë pa u pyetur fare ulqinakët, bën të ditur KosovaLive. Qeveria, shton ai, udhëheqësit i solli nga jashtë, të cilët me paratë e privatizimit... Vazhdo

December 20, 2010  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Privatizimi i ndërmarrjeve shkatërroi ekonominë e Ulqinit
Tags: , , , , , ,

Partitë shqiptare në Malin e Zi deponojnë versionin e Kodit zgjedhor
Podgoricë, 11 dhjetor – Tri partitë opozitare shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi kanë kërkuar të shtunën që Grupi punues për hartimin e Kodit të ri zgjedhor, që krahas propozimit të qeverisë dhe të opozitës, të shqyrtojë edhe iniciativën e këtyre subjekte nacionale parlamentare shqiptare lidhur me Kodin e ri zgjedhor. Unioni Demokratik i Shqiptarëve që merr pjesë ne qeverinë malazeze, nuk ka deklaruar se mbështet simotrat shqiptare. Tre deputetët shqiptarë, në letrën e përbashkët dërguar kryeparlamentarit... Vazhdo

December 11, 2010  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Partitë shqiptare në Malin e Zi deponojnë versionin e Kodit zgjedhor
Tags: , , , , ,

Plehrat ndotin dhe Ulqinin Buna derdh mbetjet në Adriatik
PODGORICE- Pas Kroacisë dhe Mali i Zi denoncon ndotjen me shishe plastike, mbetje mjekësore dhe pajisje elektroshtëpiake të plazhit të Ulqinit,edhe ky i shtrirë në brigjet e Adriatikut. Në një vijë bregdetare prej gati 12 kilometrash vijë bregdetare e plazhit të Ulqinit, në jug të Malit të Zi është mbuluar nga mbeturinat. Ambientalistët e shtetit fqinj thonë se mbetjet janë transportuar në këtë plazh nga lumi Buna, i cili ndan Shqipërinë dhe Malin e Zi dhe ka derdhje në Adriatik Kreu i organizatës jo qeveritare... Vazhdo
Në Ulqin situatë e jashtëzakonshme – Video eskluzive nga Hatixhe Nelaj
Evakuohen 246 persona nga zonat e përmbytura në Ulqin,situatë e jashtëzakonshme Nga Hatixhe Nelaj 04.12.2010 Situata në Ulqin është shumë e rënduar  dhe alarmante, dhe çka është më e keqja gjendja është duke u përkeqësuar nga ora në orë. Evakuimi i banorëve ka filluar,sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brenshme në Ulqin sot janë evakuar 246 persona,deri sa disa nuk dëgjojnë të lëshojnë shtipitë e tyre. Banorët e Shtojit,Reçit,Gjën Gjergjit dhe Sutjelit janë duke bërë të pamundërën të... Vazhdo
Situata hidroologjike në komunën e Ulqinit jashtë kontrolle, përbytje që nuk mbahen mend në tri dekadat e fundit – Video
02.12.2010 Nga Hatixhe Nelaj Situate hidroologjike në komunën e Ulqinit ka dalur nga kontrolla,të përmbytura janë të gjitha viset pranë bregut të lumit Buna,banorët e kësaj zone nuk mbajnë mend përbytje të tilla madje në 3 dekadat e fundit nuk kishte përmbytje të kësaj përmase. Evakuimi i bagëtive është bërë që para dy ditëve në zonën e Boreve,ndërkohë që sot pas ngritjes së nivelit të ujit që në disa vende arrin edhe në 2 metra nga toka, është duke u bërë edhe evakuimi i pleqëve dhe fëmijëve.... Vazhdo
Rritet niveli i ujit – Video
Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe homologu i tij Sali Berisha do të shqyrtojnë me 13 të këtij muaji platformën e përbashkët për zgjidhjen konkret te situatës së vështirë hidrologjike u tha në takimin e sotëm të ministrit malazeze të ujërave Millutin Simoviq dhe ministrit për ruajtjen e mjedisit të Shqipërisë Fatmir Mediu që u zhvillua në Ulqin. Në Kuvend sot u kërkua nga opozita që të caktojë mbledhjen e jashtëzakonshme të kolegjiumit të kryetarit të kuvendit për shkak të situatës së shkaktuar... Vazhdo

December 1, 2010  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Rritet niveli i ujit – Video
Tags: , ,

Kërcenojnë përmbytjet në Ulqin, Malësi dhe Zetë – Video
Niveli i ujit të lumit Buna mbrëmë dhe sot është rritur 20 cm, çka ka shkaktuar izolimin e plotë të disa familjeve në fshatrat e përmbytura në Anë të malit. Edhe në komunën urbane të Tuzit rritja e nivelit të ujit rrezikon disa amvisëri, sidomos në fshatrat për rreth liqenit të Shkodrës. Sipas njoftimeve nga kjo komunë urbane, është formuar shtabi i krizës i cili do ta përcjellë situatën dhe do të kontrollojë përmbytjet eventuale, të cilët apelojnë që të mos e përdorin ujin nga puset private. Situata... Vazhdo

November 30, 2010  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Kërcenojnë përmbytjet në Ulqin, Malësi dhe Zetë – Video
Tags: ,