Një shekull jetë dhe punë shkencore të akademik  Idriz Ajetit
Gjekë Gjonaj Të premten e kaluar akademik  Idriz Ajeti nga Medvegja  ka  mbushur  100 vjet. Një shekull jetë. Kështu e desht fati. Kështu, jam i sigurt, se e deshtën dhe e duan jo vetëm më të afërmit e tij, nxënësit dhe studentët e tij të dikurshëm, por edhe kolegët e tij dhe të gjithë ata që e njohin ose ata të cilët e njohën ose kanë lexuar e dëgjuar për profesorin e nderuar.  Me shëndetin që gëzon shpresojmë dhe besojmë thellë se do t’ia kalojë  me disa vjet edhe shekullit. Atë ditë bota shkencore... Vazhdo

February 4, 2017  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Një shekull jetë dhe punë shkencore të akademik Idriz Ajetit
Tags:

Formohet Shoqata Kulturore Artistike “ Dulcinea “
SHKA DULCINEA ka për qëllim përparimin, organizimin dhe zhvillimin e kulturës dhe artit. Kjo shoqëri në rradhët e veta i tubon qytetarët, në rradhë të parë rininë shkollore dhe studentore, e cila ka afinitet ndaj punës kulturoro-artistike. Shoqata do te organizoj manifestime për përmbushjen e nevojave kulturore të qytetarëve dhe pjesëmarrje në manifestime, defile, festivale dhe manifestime tjera kulturo-artistike në vend dhe jashtë shtetit. Qëllimi i shoqatës është nxitja dhe iniciativa për zgjerimin e rrjetit... Vazhdo

February 4, 2017  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Formohet Shoqata Kulturore Artistike “ Dulcinea “
Tags:

Vdes ikona e letrave shqipe, Dritëro Agolli
Në muajin tetor 2016, shkrimtari i njohur festoi 85-vjetorin, shkruan KultPlus. Shkrimtari i madh Dritëro Agolli ka ndërruar jetë këtë të premte në moshën 85 vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të shkrimtarit, raporton TCH. Agolli ishte shtruar në spitalin e Senatoriumit prej disa ditësh për shkak të një komplikacioni në mushkëri. Një sëmundje të cilën Dritëro Agolli e vuante prej kohësh. Dritëro Agolli poet, prozator dhe publicist, që nga viti 1973 kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve... Vazhdo

February 3, 2017  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Vdes ikona e letrave shqipe, Dritëro Agolli
Tags:

Nika: Histori zyrash në komunë: Aferim bre Oso Kuka e thotë puna edhe duka…?! (II))
Shkruan  Muhamet Nika Kjo që shihni , është zyra e kryetarit të partisë së parë dhe të fetme shqiptare  e cila që në fillim ka një kryetar…?! Edhe pse  fillimisht mbeti pa “ Pazar”, pastaj pa anëtarë, funksion e pension.., por zyrën se lëshon edhe pse rrallë në te shkon. Në evidencën e rojeve të ditës dhe të natës nuk shihet të hyjë brenda me muaj të tërë. Nga ata që u përmbys u akuzua që “ ka grumbulluar funksione, por të gjithë që e pasuan shohim se vepruan ngjashëm dhe pa iu dëshiruar... Vazhdo

February 2, 2017  :: Opinione :: Comments Off on Nika: Histori zyrash në komunë: Aferim bre Oso Kuka e thotë puna edhe duka…?! (II))
Tags:

Shkreli: Kundër apatisë politike – për një revoltë elektorale
Nga Frank Shkreli Për problemet politike dhe ekonomike — përfshirë trazirat dhe grindjet politike të pafund të këtyre 25-viteve të fundit, anë e mbanë trojeve shqiptare, e sidomos problemet serioze si  korrupsioni, droga, mashtrimet dhe batakçillëqet e lloj-llojshme të klasës politike shqiptare të kësaj periudhe —  fajin kryesor e kanë, natyrisht, vetë politikanët e djeshëm dhe të sotëm.  Ata janë arkitektët e vërtetë të këtij “monumenti” politik dhe ekonomik, të cilit fatkeqsisht nuk mund... Vazhdo

February 1, 2017  :: Bota :: Comments Off on Shkreli: Kundër apatisë politike – për një revoltë elektorale
Tags:

Arkeologët: Gjetëm gjurmë nga pallatet mbretërore të Agronit e Teutës në Risan – Video
Për të ndjekur konferencën ndërkomtare në Tiran lexo Ftesën RISI ARKEOLOGJIKE NGA TREVAT SHQIPTARE KONFERENCË NDËRKOMBËT ARE “Zbulime të reja arkeologjike nga të gjitha trevat shqiptare”, është kryefjala e konferencës që ka bërë bashkë në Akademinë e Shkencave arkeologë, historianë e studiues nga të gjitha trevat shqiptare. “Zbulimet e fundit që ne po shpalosim sot vijnë nga prehistoria. Po bëjmë datime nëpërmjet një teknologjie shumë të avancuar për jetën e hershme të shumë vendbanimeve të Korçës,... Vazhdo

February 1, 2017  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Arkeologët: Gjetëm gjurmë nga pallatet mbretërore të Agronit e Teutës në Risan – Video
Tags:

Ministri Ljumoviq: Ulqini ka nevojë për strategji të kulturës
DJE NË një vizitë njëditore në qytein tonë ishte delegacioni i Ministrisë së kulturës, në krye me Ministrin zotri Janko LUMOVIQIN Ishte kjo një ndrim i protokollit i përditshëm në vizita të larta të kësaj Ministrie, kur bëhet fjalë për vizita nga Republika në qytetin tonë. Vizita të tilla, sidomos të Ministrisë të kulturës më parë, gjithmonë kanë qenë protokolare, takime me institucione përkatëse, në Kabinetin e Kryetarit. Mirëpo, dje Ministri i ri i cili edhe vjen nga kultura, ka inicuar një takim... Vazhdo

January 31, 2017  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Ministri Ljumoviq: Ulqini ka nevojë për strategji të kulturës
Tags:

TV Boin nuk përkrahet nga Komuna Urbane e Tuzit
TV Boin është Televizioni i vetëm i pavarur në gjuhën shqipe në Mal të Zi, i themeluar 15 vite më parë, nga i ndjeri Tomë Bojaj. Qellimi kryesor i veprimtarisë së këtij televizioni ka qenë dhe mbetet ruajtja dhe avancimi i të drejtave kolektive e individuale të pakicave, me theks të veçantë të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, si pakicë e vetme me gjuhë, tradita dhe kulturë krejt të ndryshme nga gjuha, kultura dhe traditat e popujve të tjerë në Mal të Zi. Nga kjo del si e pritur, madje obligative, nga... Vazhdo

January 28, 2017  :: Rajoni / Region :: Komente (1)
Tags:

Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Shoqatës “Ana e Malit” në New  York (1997-2017)
(Rrjedhat e organizimit të diasporës së Anës së Malit në New York me rrethe) Gjatë viteve ’80-ta dhe ’90-ta të shekullit të kaluar mërgata e Anës së Malit ( me prejardhje nga Komuna e Ulqinit) ishte kryesisht e përqendruar në lagjen Ridgewood  (Rixhvud) të Queens-it ( NY) ku  dhe fillojnë organizimet e para të kësaj mërgate. Diku rreth viteve 1987/ 1988 paraqiten format e para organizuese të anamalasve në New York me rrethe, në formë kulturo-artistike, me ç’rast themelohet Grupi Folklorik ”... Vazhdo

January 28, 2017  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Shoqatës “Ana e Malit” në New York (1997-2017)
Tags:

Gjonaj: Mohimi etnik dhe gjuhësor i shqipes dhe i etnosit shqiptar
Gjekë Gjonaj Shqiptarët në Malin e Zi siç dhet janë popull autokton. Në trojet e tyr etnike.  Megjithatë  shumica e tyre  (për fat të keq) nuk  i mbajnë mbiemrat autentik. Prej kur?  Që nga fillimet e shekullit njëzet, gjatë Mbretërisë Serbe, Kroate e Sllovene,  Luftës së Parë  Botërore e deri  në Luftën e Dytë Botërore, pothuaj  të gjtha familjet shqiptare kanë qenë të detyruara  nga pushteti që mbiemrat të tyre  t’u shtojnë edhe mbaresën sllave „ iq“  ose  „ viq“. Ky imponim i padrtejtë,... Vazhdo

January 27, 2017  :: Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Gjonaj: Mohimi etnik dhe gjuhësor i shqipes dhe i etnosit shqiptar
Tags: