Adelajda Xhamani

Adela dhe Bjordi : Ide për ditëlindjen
05/05/09 03:00 Adela dhe Bjordi bisedojnë për ditëlindjen e Mozës. Ata mendojnë të përgatitin dicka speciale për të. Bjordi mendon që t’i bëjnë një drekë të vecantë dhe t’ia gatuajnë ai, Adela dhe Adi. Bjordi shton se si dhuratë mund t’i kërkojnë Vëllait të Madh që t’u japë një foto që i kanë bërë Mozës. Adela e komplimenton Bjordin se i ka shkuar mendja mirë për një dhuratë të tillë sepse edhe Moza është shumë e dhënë pas këtyre gjërave.  Vazhdo

May 7, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adela dhe Bjordi : Ide për ditëlindjen
Tags: , , ,

Per Bjordin : Të tjerët punojnë , ti rri shtrirë
04/05/09 14:58 Adi dhe Adelajda marrin iniciativën për të bërë punët e shtëpisë dhe për këtë duan të angazhojnë dhe banorët e tjerë. Adi i kërkon Arjanit që ta ndihmojë , por ai nuk pranon duke u shtrirë në kopësht. Adi thotë:-“Kështu është kur nuk e nominoni!” Fakti që janë pak veta kërkon që të angazhohen të gjithë në punët e shtëpisë mendon Adelajda. Mimoza që është ulur në kopësht i thotë që t`i lënë për nesër në mëngjes , pasi ajo është rregulluar dhe nuk pranon të bëj punë.... Vazhdo

May 7, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Per Bjordin : Të tjerët punojnë , ti rri shtrirë
Tags: , , , , , , , ,

Ngacmime mes banorëve
04/05/09 20:00 Ngacmimet mes banorëve kanë filluar në momentin ku Ari me shaka i kap dorën Qetsorit. Në atë moment kanë reaguar Mimoza dhe Adelajde duke i thene se shkojnë shumë si cift të dy dhe nëse i kane ndarë rolet. Kurse Ari ja kthen duke i thënë se Adela me Bjordin në të kundertën e tij me Qetsorin nuk shkojnë fare, por Adela me ironi i thotë që deri në Gusht do shkojnë. Ari ngacmon Adelen sërish duke e pyetur se përse nuk flet për fenë, duke qënë se një bisedë e tillë është hapur mes banorëve,... Vazhdo
Per Mimozën : Sot u zgjove 20 vjec
05/05/09 17:45 Banorët kanë diskutuar për surprizën e ditëlindjes së Mimozës. Adelajda duke qëndruar me Adin në kopësht i ka treguar për idenë e saj dhe të Bjordit. Ajo i thotë që t`i thonë Vëllait të Madh kur të shkojë ora 12 për ta uruar. Me ta bashkohet dhe Anjeza . Adi mendon që t`i bëjnë ndonjë surprizë për të qeshur. Ai shton:-“T`i bëjmë ndonjë gjë që ka lidhje me Polin!” Anjeza mendon që në darkë të vishen të gjithë me rrobdishanë dhe t`i shkojnë me tullumbaca nëpër duar duke i kënduar... Vazhdo
Big Brother Albania 2 – Dita 88 – Permbledhje
Big Brother Albania 2 – Dita 88 – Permbledhje  Vazhdo
Anjeza dhe Moza : Përshtypjet e natës së parë
04/05/09 02:07 “Kur hyra në shtëpi, natën e parë, nuk përjetova asnjë emocion”- shprehet Moza duke kujtuar me të tjerët përshtypjet e natës së parë. Adi kujton se ajo ishte shumë e hutur dhe këtë gjë e mban mend mirë, madje shton se ajo ka hyrë bashkë me Liritën. Sipas Mozës, ky fakt ka ndikuar që ajo të mos kishte emocione, por vec të vështronte ambientin dhe bukurinë e asaj mbrëmjeje. Adi insiston se kur nuk e ke përjetuar më parë dicka, ndjen emocione sidomos kur shikon edhe një skenë, një shtëpi... Vazhdo

May 5, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Anjeza dhe Moza : Përshtypjet e natës së parë
Tags: , , , , ,

Mimoza dhe Anjeza : Të konsideroj si motër
04/05/09 00:00 Moza dhe Anjeza thuajse e kanë kaluar gjithë ditën bashkë dhe kjo gjë është komentuar dhe prej tyre. Të dyja shprehen se nuk e kishin njohur njera-tjetrën më parë, por tani që kaluan pak kohë bashkë, ndjehen mirë. Të dyja ndajnë mendimin se kishin patur të tjera përshtypje, por që sot cdo gjë u duket ndryshe. Moza shprehet se po i pëlqen shumë ajo, madje e konsideron si një motër. Ajo shton se iu bë shumë qejfi që Anjeza nuk doli një mbrëmje më parë. Anjeza tregon se më parë mendonte gjithnjë... Vazhdo
Anjeza : Adela ka vetëm fjalë
03/05/09 20:41 Anjeza ka diskutuar me Qetsorin për Adelajdën dhe Mimozën. Ajo thotë që në fillim ka dashur që të dilte Mimoza nga shtëpia, pasi i dukej shumë pasive, por ka ndryshuar mendim dhe tani e vlerëson. Ajo dëshiron që të dalë Adelajda pasi në disa situata i duket si një person i shtirur pavarsisht se ka qënë banorja që ka patur komunikim që në fillim. Sipas saj me kalimin e kohës ndryshojnë situatat dhe e njeh ndryshe një person që e ke parë nga jashtë, dhe shton:-“Po nuk i jetove, nuk nxjerr dot... Vazhdo
Bjordi dhe Adelajda : Mbi të ardhem
03/05/09 16:40 Bjordi me Adelajden janë shtrirë në krevat dhe bisedojnë për të ardhmen. Adelës i pëlqen serioziteti që me sa duket nga biseda e dy banorëve, Bjordit nuk i shkon për shtat. Ajo mundohet ta bindë Bjordin ti marrë më me seriozitet gjërat duke përfshirë dhe lidhjen e tyre, por Bjordi e kundërshton dhe thotë se serioziteti nuk tregohet me fjalë. Gjëja që Adela pëlqen më tepër tek një mashkull është pikërisht serioziteti dhe shton se nuk mund ti marrin gjërat gjithmonë lehtë. Si shembull ajo merr... Vazhdo
Adelajda dhe Mimoza : Njëra nga ne do dalë
03/05/09 18:59 Adelajda dhe Mimoza diskutojnë për nominimet. Mimoza i thotë Adelajdës që nuk vjen mirë që kanë dalë të dyja në nominim, pasi do dëshironte që të ishin të dyja në finale. Adelajda mendon që njëra nga ato do dalë, pasi sipas mendimit të saj Qetsori nuk del. Mimoza thotë:-“Gjërat këtu janë të paparashikueshme!” Ajo vazhdon duke thënë që dhe për Aidën kishte përshtypjen që do shkonte deri në finale , por në realitet ndodhi ndryshe. Ajo shton:-“Unë do dal!” Ato shprehen që do dëshironin... Vazhdo

May 5, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adelajda dhe Mimoza : Njëra nga ne do dalë
Tags: , , , , ,