aida

Bjorni dhe Aida flenë në tendë
15/02/09 01:00 Darka e mrekullueshme që priste Dritanin dhe të fejuarën e tij dhe tenda në zonën e kampingut nuk mund të shkonin kot. Prandaj, Big Brother vendosi t’u linte banorëve një mundësi për ta shfrytëzuar atë. Çifti që do të ofrohej për ta bërë këtë e që nuk do të kundërshtohej nga banorët e tjerë do ta gëzonte darkën dhe atë hapësirë, të gjithën për vete. Fillimisht u ofruan Lirita dhe Aida, por duke qenë se duhej të ishin një mashkull, një femër, gjithmonë sipas rregullave të Vëllait... Vazhdo
Bjordi – Aida kur nxehesh nuk je e bukur
12/02/2009 18:00 Bjordi i afrohet Aidës dhe ajo i tërheq vëmendjen, duke i thënë se duhet të sillet më mirë. Djaloshi më i vogël i shtëpisë buzëqesh dhe e puth, duke e ditur që ajo e përkëdhel me fjalet e saj. Ai i thotë Aidës që kur nxehet nuk është më e bukur. Aida qesh më batutat e tij, ndërkohë që Sori i thotë Bjordit se fjalët që ajo i thotë janë gjithmonë për të mirën e tij. Ndërkaq Zhuli tregon se viagra është shpikur nga një mjek i njohur nga Shkupi me origjinë shqiptare. Adelajda nuk është... Vazhdo

February 19, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Bjordi – Aida kur nxehesh nuk je e bukur
Tags: , , , , , , , ,

Zhuljeta debaton me Erjolën
12/02/09 012:30 Erjola, Aida, Zhuljeta dhe disa banorë të tjerë të shtëpisë kanë nisur të bisedojnë për degët që studionin dhe profesionet që kishin. Erjola ka nisur të tregojë sesi aplikoi për Gazetari për shkak të pasionit që kishte për të. Por i ati e kishte nxitur të aplikonte edhe për një degë tjetër. Dhe ajo kështu kishte bërë, kishte aplikuar për Ekonomik dhe i kishte fituar të dyja. Megjithë pasionin për Gazetarinë, ajo kishte zgjedhur Ekonomikun. Kaq mjaftoi që Zhuljeta t’i kthehej e t’i... Vazhdo

February 19, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Zhuljeta debaton me Erjolën
Tags: , , , , ,

Aida: Adela të më kërkojë falje
11/02/2009 23:30 Një situatë e para pak minutash e ka bërë Aidën që të mërzitet. Sipas saj Adelajde ka ngritur gishtin teksa ajo ishte duke folur si dhe ka bërë disa xheste të pakëndshme për të, prandaj ajo duhet t’i kërkojë të falur. “Ajo bëri një xhest ofendues dhe unë nuk e prisja. Unë për këto gjëra zihem me njerëzit e mi më të afërt. Ajo i shtrembërion turinjtë kur unë flas, gjë që është mungesë edukate”-thotë Aida. Erjola e ngushëllon duke i thënë që të mos e troturojë vetën për... Vazhdo
Zhuljeta – Dashurinë e mbaj brenda
11/02/2009 20:00 Aida dhe Zhuljeta bisedojnë së bashku në verandën e shtëpisë. Ato flasin për personat që kanë lënë jashtë. Zhuljeta tregon se ka shumë mënyra sesi shprehet dahsuria, ajo është një tip krejt ndryshe dhe e mban gjithmonë nga brenda këtë ndjenjë, pasi nuk i pëlqen që ta shfaqë. Ajo komplimenton Aidën pasi shprehet mjaft mirë në çdo situatë, këtë gjë ajo e justifikon duke thënë se ndoshta ngaqë është nga natyra një tip shumë i ndjeshëm. Më pas Aida tregon histori personale në qendër... Vazhdo
Aida tregon për humbjen e të atit
11/02/2009 18:00 Një bisedë familjarë starton mes Zhuljetës, Arjonit dhe Aidës. Kjo e fundit tregon për humbjen e prindërve të saj, për vëllain e saj të vogel nga babai dhe mënyrën sesi jeton larg. Ajo pranon se ka pasur një lidhje shumë të fortë me të atin, ndërsa motra e saj ka qenë më e lidhur me të ëmën. Ajo thotë se shumë gjëra që i la i ati i shitën, madje rrëfen se ka jetuar shumë mirë me gruan e të atit, e cila ishte një zonjë të cilën ajo e respekton ende. © Big Brother Albania – 2009  Vazhdo
Aida – lan borxhin
11/02/09 14:30 Nuk kanë kaluar as tre orë nga masazhi që Bjordi i ka bërë Aidës, që kjo e fundit t’ia kthente shërbimin. Bjordi ka qenë më i privilegjuar sepse ka qenë në pozicion më të përshtatshëm. Megjithatë ai i ka kërkuar Aidës që t’i ulet sipër “për të punuar dhe ajo më rehat”. Banorët e tjerë i kanë thënë Aidës të ketë kujdes, se kjo është vetëm një tentativë e Bjordit për të fituar vota. Vëmendjes së saj, gjatë masazhit, nuk i kanë shpëtuar as disa puçrra të vogla as disa qime... Vazhdo
Bjordi i bën masazh Aidës
11/02/09 10:55 Dita e sotme i ka dhuruar Aidës një mëngjes ndryshe. Ajo i ka kërkuar Bjordit t’i bëjë një masazh, t’i fërkojë kurrizin dhe shpatullën. Bjordi edhe pse dukshëm jo në formë, nuk ka përtuar ta bëjë Aidën të ndihet më mirë.  Vazhdo
Aida – Kush do rezistojë deri në fund
10/02/2009 23:00 Aida dhe Bjordi janë akomoduar në verandë dhe po bisedojnë shkujdesur larg vëmendjes të banorëve të tjerë. Ata mendojnë se gjithë kjo miqësi është shumë e bukur, por nuk i dihet nëse do të jetë apo jo e tillë deri në fund. Aida thotë se është shumë e vështirë dhe kjo do shihet se kush do të rezistojë deri në fund, pasi deri atëherë shumë gjëra do të ndryshojnë. Aida e komplimenton Bjordin duke i përkëdhelur sedrën për inteligjencën e tij. Më pas ajo tregon për mikeshat e saj të... Vazhdo
Tani bën thashetheme për Adin
10/02/2009 21:00 Të mbledhur në kopësht Tani, Zhuli, Lirita dhe Arjoni flasin për Adrianin. Djali gjirokastrit thotë se sa herë që i zë në gojë moshën Adit ai nuk i kthen përgjigje dhe e ka shumë problem, prandaj duhet që të flasin me zë të ulet, pasi nuk do të ndihet mirë. Sipas Dritanit nuk ka asnjë problem të tregosh moshën reale, sidomos tek meshkuj, pasi tregon pjekuri. Ndërkohë Arjoni thotë se përpos moshës që ka Adi gjithsesi nuk duket për 40 vjeç, ndoshta pasi kujdeset shumë për veten dhe sjelljen... Vazhdo