anjeza

Tema tabu në Big Brother Albania 2
27/03/09 01:30 Banorët kanë biseduar gjatë natës për një temë tabu për disa, seksin. Disa prej tyre nuk kanë preferuar që të bashkëbisedojnë me të tjerët, por gjithësesi kanë qëndruar aty për të dëgjuar. Ata janë ndarë në dy grupe, vajzat dhe djemtë dhe janë ulur përballë njeri-tjetrit. Biseda ka qënë përballja e mendimeve të këtyre dy grupeve dhe se si e konceptonin ata këtë ndarje. Ata bënin pyetje për grupin tjetër të cilët ishin të detyruar që të jepnin mendimet e tyre. Diskutimi i tyre ka... Vazhdo
Adelajda : Bukuria nuk është lojë
26/03/09 15:47 Adi diskuton për ngjyrat e produkteve kozmetike të femrave. Ai thotë që ngjyra rozë nuk e duron dot, por i pëlqen e kuqja që Anjeza kishte lyer buzët. Adelajda i thotë që asaj nuk i shkon ajo lloj e kuqeje. Këtu merr shkas Bjordi për të komentuar atë. Ai thotë:-“Ti nuk ke stil fare, ta them me zemër!” Adi e këshillon Adelajdën që kur të dalë nga “Big Brother” të shkojë në një qëndër estetike, dhe t`ja lë në dorë pamjen e saj një profesionisteje. Anjeza mendon që femra që është më... Vazhdo

March 28, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adelajda : Bukuria nuk është lojë
Tags: , , , , , , , ,

Mimoza – Anjeza nervozohet kur më mburrin!
26/03/09 03:11 Sipas Mimozës, Anjeza bëhet shumë nervoze kur të tjerët i bëjnë komplimenta Mimozës. Ajo u ka kujtuar Republikës dhe Adelajdes, momentin kur dikush nga banorët i kishte cilësuar bukurinë dhe ka imituar reagimin e Anjezës. Mimoza tregoi se siç i kishte thënë dhe Anjezës, asaj i pëlqenin komplimentet dhe ndihej e lumtur kur dikush e komplimentonte. Por kjo e fundit, sipas saj, ishte diçka që Anjeza nuk mund ta duronte. Sipas Mozës, grricja e Anjezës me të, për punën e çorapeve, ishte rrjedhojë e... Vazhdo
Piceria Big Brother Albania 2
25/03/09 20:41 Banorët për provën e javës duhet të përgatisin pica sipas porosive që do bëjnë njerëzit në nr e tel. 2370740. Gjatë provës ata u kthyen në picajol të vërtetë. Toni ishte kuzhinieri që i ndihmoi në përgatitjen e picave të tyre. Ata i vunë emrin e tyre picave duke i bërë dhe një reklamë. Menuja e picerisë ishte: Qetsori (Pica Margerita) Aida (Pica Katër djathrat) Dritan (Pica Diavola) Mimoza (Pica Vegjetariane) Anjeza (Pica Ton) Lirita (Pica Rukola) Ardjani (Pica Kapricoze) Bjordi ( Pica Katër... Vazhdo
Anjeza: Nuk jam tip i mbyllur!
25/03/09 18:39 Anjeza i tregon më shumë për veten Arjonit. Ajo i thotë që është një tip që nuk mban rezerva, dhe se nuk shtiret dot. “Nuk jam tip i mbyllur!”-thotë ajo. Arjoni i thotë që brenda në shtëpi nuk duhet të jesh shumë i sinqertë dhe shton:-“Një herë që u tregova i sinqertë me Liritën ,më kanë “masakruar” të gjithë banorët.” Ajo i kërkon që t`ja tregojë dhe njëherë situatën me Liritën. Sipas Anjezës ai ka thënë dicka që e ka ndjerë për momentin, dhe këtu nuk ka asgjë të keqe,... Vazhdo
Sori dhe Adela : Një strategji loje
25/03/09 14:46 Qetsori i tregon asaj se në situatën e koklavitur të javës së kaluar, kishte gisht edhe ai por këtë gjë nuk e kishte bërë fshehurazi sepse i kishte lënë shenjat e duhura. Adela shprehet se e di këtë gjë dhe se kishin ardhur edhe të tjerë që ia kishin treguar. Ajo e pyet se cfarë arriti nga gjithë kjo përpjekje dhe ai i përgjigjet se arriti gjashtë nominime tepër interesante. Ai mendon se nuk mund ta provojnë vetëm disa persona nominimin por duhet të kalojnë të gjithë nga njëherë këtë provë... Vazhdo
Anjeza : Tema të tilla më vënë në siklet
25/03/09 13:15 Anjeza i kreh flokët Bikës. Ajo përfiton nga fakti që janë vetëm dhe e pyet atë se përse iku nga debati i Aidës për temën e seksit. Bika i përgjigjet se tema të tilla e vënë në siklet dhe se ka turp të flasë për to. Anjeza i spjegon se po e pyet pasi këtë herë, ka ndër mend ajo të hapë një temë debati të tillë. Ajo thotë se i erdhi kjo ide nga debati i kaluar dhe biseda që pati më pas me Adin për masat mbrojtëse në një marrëdhënie. Bika i përgjigjet shkurt se as i kanë interesuar dhe... Vazhdo

March 26, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Anjeza : Tema të tilla më vënë në siklet
Tags: , , , , , , , ,

Anjeza : Mimoza duhet të rrinte
25/03/09 02:25 Anjeza i është shprehur fillimisht Liritës dhe më pas edhe Adiës se i kishte bërë përshtypje reagimi i Mimozës gjatë debatit mbi seksin. Lirita është munduar ta justifikojë Mimozën duke i thënë se ajo ishte e vogël dhe nuk i dinte ca gjëra, nuk kishte eksperiencë dhe për më tepër këto ishin tema tabu dhe Mimoza nuk kishte mësuar të fliste për to. “Atëherë, përderisa nuk di, të rrinte dhe të dëgjonte!” – ka thënë Anjeza.  Vazhdo
Anjeza : Në shoqëri duhet sinqeriteti
24/03/09 16:20 Banorët janë ulur në tavolinë për të biseduar, ku në qëndër të vëmendjes është Anjeza. Ata i bëjnë pyetje mbi jetën dhe dëshirat e saja. Ajo u tregon se dëshiron që të mbarojë shkollën me rezultate të mira e të ketë një punë të mirë. Vendi i preferuar ku do të shkonte të jetonte është Amerika. Banorët e pyesin edhe për rrethin shoqëror dhe Anjeza tregon se ka pak miq që i konsideron miq të ngushtë, një ndër ta është shoqja e saj që e konsideron si motër e cila e këshilloi që... Vazhdo
Anjeza: Dua të jem e vecantë
24/03/09 19:52 Ndërsa banorët kërcejnë me muzikën në sfond ,Anjeza dhe Dritani bisedojnë në kopësht. Anjeza i thotë që nuk e ka për turp punën. Dritani i thotë që sipas mendimit të tij, ajo është e zonja në profesionin e saj, pasi e shikon në mënyrën se si ajo stilon flokët e vajzave. Ajo thotë që do merret me vajzat vetëm për spetaklin e të shtunës. Anjeza tregon që është një tip që do të jetë e rregullt, dhe që i kushton vëmendje pamjes së saj. Ajo thotë:-“Dua të jem e vecantë nga të tjerët!”  Vazhdo

March 25, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Anjeza: Dua të jem e vecantë
Tags: , , , , ,