Bjordi Mezini

Adelajda : Kam vuajtur shumë
23/04/09 03:20 “Ndonjëherë më vjen keq për veten,- i ka thënë Adelajda Qetsorit, sepse jam rritur përpara kohe!” Ajo ka shtuar më pas se kjo kishte të mirat e veta. Qetsori i është përgjigjur se kur të ishin jashtë, do të flisnin më mirë e do t’i kuptonin më mirë gjërat. Ajo i ka thënë se kur të ishin jashtë, do t’u tregonte shumë gjëra dhe vetëm atëherë ata do ta kuptonin tamam, njëherë e mirë dhe do t’i thonin se nuk kishte pasur faj. “Unë kam vuajtur gjithë ato vite, jam lodhur, jam përpjekur... Vazhdo
Adelajda : Mi thuaj në sy
22/04/09 15:20 Ndërkohë që Eltoni është duke diskutuar për sjelljen e Adelës për kutinë e kosit dhe fjalës që tha se ia hiqte Adi, ajo vjen dhe i thotë se po e dëgjon që nga brenda shtëpisë se cfarë po thotë ai dhe se kjo gjë nuk është e drejtë, pasi ai duhet t’ia thotë në sy e jo ta komentojë kur ajo nuk është. Eltoni ia kthen se ai nuk e ka fare problem t’ia thotë në sy ato që mendon për të dhe prandaj po e ngrinte zërin që ajo ta dëgjonte dhe fillon t’ia thotë ato që po thoshte edhe asaj. Adela... Vazhdo
Adela dhe Mimoza : Juna bën interesanten
22/04/09 14:13 Adela dhe Moza komentojnë mënyrën e të folurit të Junës dhe se si i kthen ajo përgjigjet kur ato i thonë dicka. Adela imiton Junën kur pak më parë i tha që të merrte rrobat e saja dhe ajo ia kishte kthyer se i kishte marrë tashmë. Edhe Moza tregon se ajo ia kthen përgjigjet në një mënyrë shumë të prerë dhe si me bezdi. Adela flet gjithë inat për Junën dhe thotë që ajo mban një qëndrim në shtëpi, sikur të ishte e zonja e shtëpisë. Ajo tregon se kur i kërkon dicka për të bërë, ajo ia... Vazhdo
Përgjegjësia e Adelës
22/04/09 13:33 Eltoni është i nxehur me Adelën sepse nuk kujdeset për pastërtinë e shtëpisë. Ai u tregon banorëve kutinë e kosit dhe lugën që Adela e kishte ngrënë para tre ditësh dhe që ende ndodhet në kuzhinë. Eltoni tregon se pak më parë i kishte thënë asaj që ta hiqte, por Adela ia kishte kthyer se ishte mësuar që t’ia hiqte gjithmonë Adi kur ajo i linte ashtu. Sipas tij, ajo duhet ta bëjë vetë këtë gjë e të mos presë nga të tjerët, pasi nuk do të bëhen djemtë vajza e vajzat djem. Juna e kundërshton... Vazhdo
Adela dhe Bjordi : Dua ta harroj atë kohë
22/04/09 12:58 Adela duke ngrënë me Bjordin mëngjesin që ai ka përgatitur, fillon të kujtojë momente nga ditëlindja e tij. Ajo i kujton atij disa momente që kanë kaluar bashkë atë mëngjes, kur ajo e uroi e para dhe e puthi në faqe dhe në sfond ishte muzika e Adriano Celentanos, e preferuara e tij. Bjordi i thotë me shaka se nuk e mban mend dhe se atë kohë kur ata nuk ishin kaq të afërt, po mundohet që ta harrojë. Adela e puth dhe e përqafon me dashuri.  Vazhdo
Shakaja për Arjonin
22/04/09 00:45 Anjeza, Adelajda dhe Bjordi i kanë bërë Arjonit një shaka. Ata kanë shfrytëzuar momentin që ai ka ikur dhe ndërsa Anjeza dhe Adela ruanin kthimin e tij, Bjordi është futur nën jorgan, në këndin romantik, që Qetsori kishte përgatirur për çiftin, në mënyrë që Arjoni ta kujtonte si Anjeza, për të parë sesi do të reagonte. Por Arjoni i ka qëndruar lojës dhe është futur edhe ai nën jorgan duke bërë sikur e përqafonte. Vajzat kanë qeshur me të madhe.  Vazhdo
Ari: Moza nuk është e vogël
21/04/09 17:41 Ari shprehet tek Adelajda që nuk i pëlqejnë situatat që krijohen me Mimozën. Ajo i thotë që ai duhet ta kuptojë për faktin që është e vogël. Ai nuk mendon si ajo, dhe shton:-“E kam fajin unë që e kam konsideruar të vogël, vetëm e tillë nuk është!” Ato diskutojnë në lidhje me historinë e saj me Polin, dhe Ari thotë që një person duhet të pozicionohet dhe të jetë i sinqertë. Adeljda mbron Mimozën duke thënë që ato nuk i dinë gjërat e saj, dhe për këtë fakt nuk duhet ta gjykojnë.... Vazhdo
Adela: Të gjithë kapen me Adelën!
20/04/09 20:59 Arjoni ka marrë shkas nga tema për fenë për të ngacmuar Adelajdën me pyetje. Këtë gjë ajo e kupton dhe thotë:-“Të rinjtë që vinë në shtëpi, ata që janë në nominim dhe ata që kanë dëshirë për të bërë biseda kapen me Adelën!” Arjoni kërkon të sqarohet për këtë gjë duke thënë që ai nuk dëshironte të ‘kapej’ me të , por thjesht e ‘ngacmoi’ dhe nuk e bëri këtë për faktin që është në nominim. Adelada vazhdon në idenë e saj duke thënë që Arjoni e ngacmon sa herë... Vazhdo
Adelajda : Juna më ka marrë inat
20/04/09 17:50 Mimoza dhe Adelajda pasi janë sqaruar me njëra-tjetrën për debatin diskutojnë për rregullimin e krevateve. Mimoza dëshironte që Adelajda, Mimoza , Adi dhe Bjordi t`i kishin krevatet afër, por Adelajda nuk kishte pranuar duke ia lënë vendin Junidës. Adelajda i thotë që t`ia kërkojë Mimoza Junës për të ndërruar krevatet duke qenë se ka mardhënie më të mira me të, por kjo e fundit i thotë:-“ Ajo më ka marrë inat!” Ajo i propozon që t`i thonë Adit. Adelajda i thotë që i vjen inat që nuk e... Vazhdo
Bjordi të ndricon figurën
22/04/09 18:15 Duke diskutuar për 70mijë eurot Adelajda i thotë Adit me shaka që ai do që ta fitojë cmimin duke fjetur gjumë. Ari mbështet mendimin e saj dhe vazhdon shakanë duke thënë:-“Adela po bën evolucion !” Adi dhe Ari ngacmojnë Adelajdën dhe i thonë:-“Ke Bjordin në krahë që të ndricon figurën!” Adelajda nuk e pranon këtë gjë duke thënë që figura që ka krijuar brenda shtëpisë nuk është nga ndikimi i Bjordit. Biseda e tyre kalon tek finalja e “Big Brother”. Bjordi i thotë Arit që mendon... Vazhdo