thashetheme big brother albania 2

Anjeza : Eltoni doli kot
04/05/09 12:59 Qetsori dhe Anjeza duke diskutuar për bindjet e tyre politike kujtojnë Eltonin. Qetsori mendon që Eltoni pavarsisht se kishte udhëtuar shumë, nuk tregoi asgjë brenda në shtëpi. Anjeza e kundërshton duke i thënë që gjërat më të rëndësishme Eltoni ia ka treguar . Ajo vazhdon duke treguar që ai merrej me projekte. Qetsori shprehet kurioz për të ditur disa prej tyre, por Anjeza nuk pranon t`ia thotë. Sipas saj Eltoni kishte shumë gjëra pozitive që Qetsori nuk kishte arritur t`i kuptojë. Qetsori thotë:-“Doli... Vazhdo
Anjeza : Përpiqemi të kemi kontakte
  04/05/09 01:45  “Më pëlqen më shumë Moza tani sepse është më e vendosur në to që thotë”- shprehet Anjeza në një bisedë me Arin. Për Arin, kjo vjen si rezultat i komoditetit të të qënurit më pak njerëz në shtëpi. Anjeza tregon se në fillim, përvec bisedave mbi grimin dhe flokët, nuk kishte asgjë tjetër mes tyre, ndërsa tani është ndryshe. Ari e spjegon këtë fakt pasi kaq pak sa kanë ngelur, normalisht që do përpiqen të krijojnë kontakte mes tyre. Anjeza tregon se fillimisht ka patur afrimitet... Vazhdo

May 5, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Anjeza : Përpiqemi të kemi kontakte
Tags: , , , , ,

Mimoza dhe Anjeza : Të konsideroj si motër
04/05/09 00:00 Moza dhe Anjeza thuajse e kanë kaluar gjithë ditën bashkë dhe kjo gjë është komentuar dhe prej tyre. Të dyja shprehen se nuk e kishin njohur njera-tjetrën më parë, por tani që kaluan pak kohë bashkë, ndjehen mirë. Të dyja ndajnë mendimin se kishin patur të tjera përshtypje, por që sot cdo gjë u duket ndryshe. Moza shprehet se po i pëlqen shumë ajo, madje e konsideron si një motër. Ajo shton se iu bë shumë qejfi që Anjeza nuk doli një mbrëmje më parë. Anjeza tregon se më parë mendonte gjithnjë... Vazhdo
Anjeza : Adela ka vetëm fjalë
03/05/09 20:41 Anjeza ka diskutuar me Qetsorin për Adelajdën dhe Mimozën. Ajo thotë që në fillim ka dashur që të dilte Mimoza nga shtëpia, pasi i dukej shumë pasive, por ka ndryshuar mendim dhe tani e vlerëson. Ajo dëshiron që të dalë Adelajda pasi në disa situata i duket si një person i shtirur pavarsisht se ka qënë banorja që ka patur komunikim që në fillim. Sipas saj me kalimin e kohës ndryshojnë situatat dhe e njeh ndryshe një person që e ke parë nga jashtë, dhe shton:-“Po nuk i jetove, nuk nxjerr dot... Vazhdo
Anjeza per Sorin : Mendoj se je i keq
03/05/09 15:00 Anjeza me Qetsorin ndodhen në kuzhinë dhe bisedojnë rreth opinioneve të tyre mbi njëri-tjetrin. Anjeza mendon se Qetsori është i keq dhe do të iste një zgenjim i bukur për të nëse do ti dilte e kundërta. Me sa duket Qetsori nuk mundohet aspak tja ndryshojë këtë mendim Anjezës, madje i thotë që është më mirë të mendojë kështu që të mos zhgenjehet nga ndonjë veprim i tij. Anjeza thotë së në këtë lojë dhe bashkëjetesë zhgënjimet i duken të pavënd. Anjeza shprehet e lehtësuar që publiku... Vazhdo

May 5, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Anjeza per Sorin : Mendoj se je i keq
Tags: , , , ,

Bjordi ngushëllon Adelën
03/05/09 15:50 Pas debatit të ashpër me Qetsorin, Adelajde duket e mërzitur dhe i vetmi që mund tja sjellë sërish buzëqeshjen është vetëm Bjordi. Ai i qëndron pranë duke e ngushëlluar. Ai madje mundohet të bëjë edhe pak humor, duke e shtuar me këngë, por duke mos ditur mirë fjalët krijon situata komike. Ai i jep zemër Adelajdës duke i thënë se duhet të tregohet e fortë dhe të mos e lëshojë veten.  Vazhdo
Mimoza : Nuk do dorëzohem
  03/05/09 02:06 “Nuk e mendoja që do rrija kaq gjatë këtu”- thotë moza për veten. Ajo thotë se mendonte që do dilte herët nga loja, ashtu sikurse dhe i kishn thënë shumë persona të tjerë. Anjeza i kujton se ajo do festojë ditëlindjen me ta, gjë që e priste me shumë dëshirë. Moza shpreh dëshirën për të shkuar deri në finale dhe se për këtë do përpiqet me të gjitha forcat e saja. Anjeza i jep kurajo dhe i jep mendimin se duke lexuar letrën e Polit, ajo mund të marrë zemër për të vazhduar, ashtu sic... Vazhdo
Debati mes Qetsorit dhe Adelës
03/05/09 13:45 Qetsori ngacmon me shaka Adelën duke i vënë në dukje se nëse do te jenë bashkë me Bjordin do ti kalojnë pushimet verore shumë këndshëm. Ngacmimet vazhdojnë si nga ana e Qetsorit ashtu edhe Arit të cilët qeshin me ironi dhe mundohen të përfshijnë edhe Bjordin në lojë, por ai qëndron ftohtë, dhe me seriozitetin e tij tregon që nuk i pëlqen biseda e nisur. Ari hedh idene se do hapin baste mbi kohëzgjatjen e lidhjes së Adelës me Bjordin deri në gusht ose më gjatë, madje ato nuk ngurrojnë të vendosin... Vazhdo
Adelajda : Mendova se do dilja
03/05/09 01:50 Adi është i mërzitur që Moza ka dalë në nominim. Ai mendon se gabimi i tij qëndronte në nominimin e Mozës prej tij një javë më parë, kur në fakt duhej të nominonte Anjezën. Ai gjithashtu mendon se fakti që Anjeza ka imunitet këtë javë, ndikoi që ai sërish ta nominonte Mozën. Sipas tij, nëse nuk do të ishte kjo situatë, dy emrat e tij për nominim ishin Sori dhe Anjeza. Edhe Adela mendon se imuniteti i Anjezës, u prishi planet. Ajo shprehet se ndjehet e lodhur që cdo të shtunë është e nominuar.... Vazhdo
Adi dhe Sori : I nominuar reagon keq
http://www.visit-ulcinj.com/blog/wp-content/uploads/2009/05/adisorikunderpergjijget.jpg03/05/09 01:10 Adi i kërkon Sorit të sqarohen për një fjalë të pamenduar mirë nga ana e këtij të fundit. Sori ia kthen se mënyra se si i kishte folur Adi, i ishte dukur tendencioze dhe kjo si rezultat i kushteve në të cilat ndodhet, ku cdo gjë mund t’i duket si e tillë. Adi i thotë se tek ai e ka vënë re shpesh këtë gjë; sa herë është në nominim do t’i kundërpërgjigjet keq. Sori justifikohet se ndoshta e përjeton keq nominimin,... Vazhdo

May 5, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adi dhe Sori : I nominuar reagon keq
Tags: , , , , ,