thashetheme big brother albania 2

Adelajda dhe Bjordin : Nuk veproj pa logjikë
05/05/09 02:04 Adela e pyet Bjordin nëse i interesojnë lojërat në kazino. Bjordi i përgjigjet se i pëlqejnë shumë, pasi i pëlqen rreziku, por nuk shkon shpesh në to. Ai thotë se ato janë lojëra që një njeri me logjikë nuk do t’i luante dhe logjika e tij nuk e lejon që të shkojë shpesh në to. “Nuk më pëlqen të bëj gjëra të palogjikshme”- thotë ai. Adela, e kënaqur nga përgjigjja e tij i thotë se kjo është përgjigjja më e bukur që ai mund t’i thoshte ndonjëherë.  Vazhdo

May 7, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adelajda dhe Bjordin : Nuk veproj pa logjikë
Tags: , , , ,

Moza dhe Anjeza : Mund të jetë java e fundit
  05/05/09 01:39 Moza dhe Anjeza diskutojnë për kohën që kanë kaluar në shtëpi. Për Mozën, nuk mund të llogaritet kohëzgjatja e qëndrimit të saj sepse mund të përfundojë këtë të shtunë apo mund të qëndrojë dhe javën tjetër. “Dua të kënqem në maksimum këtë javë”- mendon ajo. Anjeza tregon se vetëm kur ka menduar për familjen dhe e ka ndjerë mungesën e tyre, kanë qënë momentet kur është mërzitur në shtëpi, ndërsa gjatë gjithë pjesës tjetër të kohës ia ka kaluar shumë mirë. Ajo shton... Vazhdo

May 7, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Moza dhe Anjeza : Mund të jetë java e fundit
Tags: , , ,

Adelajda : Unë jam kjo që jam këtu
05/05/09 02:10 “Mezi e kam pritur ditën që të them gjërat e mia pa u fshehur në ndonjë cep e pa u shtirur”- thotë Adela për veten. Ajo thotë se i pëlqen sinqeriteti i Bjordit dhe e vlerëson të vërtetën kur thuhet, sado e keqe të jetë ajo. Adela tregon për veten se është detyruar nga situatat të sillet në një mënyrë, duke fshehur shumë anë të vetes. “Unë jam si kjo që jam këtu, por të tjerët nuk e dinë sepse nuk i kam treguar ndonjëherë këto anë të miat”- thotë ajo. Adela mendon se as prindërit... Vazhdo

May 7, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adelajda : Unë jam kjo që jam këtu
Tags: , , ,

Adela dhe Bjordi : Ide për ditëlindjen
05/05/09 03:00 Adela dhe Bjordi bisedojnë për ditëlindjen e Mozës. Ata mendojnë të përgatitin dicka speciale për të. Bjordi mendon që t’i bëjnë një drekë të vecantë dhe t’ia gatuajnë ai, Adela dhe Adi. Bjordi shton se si dhuratë mund t’i kërkojnë Vëllait të Madh që t’u japë një foto që i kanë bërë Mozës. Adela e komplimenton Bjordin se i ka shkuar mendja mirë për një dhuratë të tillë sepse edhe Moza është shumë e dhënë pas këtyre gjërave.  Vazhdo

May 7, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adela dhe Bjordi : Ide për ditëlindjen
Tags: , , ,

Mimoza Krasniqi : Cdo gjë është e mundur
05/05/09 14:54 Mimoza duke qëndruar në kopësht me Anjezën i thotë që në momentin që ka hyrë ka thënë me veten që dëshironte që të festonte ditëlindjen me banorët dhe e arriti . Ajo i thotë që cdo gjë që thotë, i realizohet dhe i duket interesante. Ajo i tregon për këshillat që i ka dhënë mami i saj. Ajo gjithmonë i ka thënë që duhet të mendojë pozitiv dhe që cdo gjë është e mundur. Sipas saj të gjithë në jetë duhet të ecin mbi këtë parim dhe shton:-“Unë jam tip që them gjithmonë po!”  Vazhdo
Per Bjordin : Të tjerët punojnë , ti rri shtrirë
04/05/09 14:58 Adi dhe Adelajda marrin iniciativën për të bërë punët e shtëpisë dhe për këtë duan të angazhojnë dhe banorët e tjerë. Adi i kërkon Arjanit që ta ndihmojë , por ai nuk pranon duke u shtrirë në kopësht. Adi thotë:-“Kështu është kur nuk e nominoni!” Fakti që janë pak veta kërkon që të angazhohen të gjithë në punët e shtëpisë mendon Adelajda. Mimoza që është ulur në kopësht i thotë që t`i lënë për nesër në mëngjes , pasi ajo është rregulluar dhe nuk pranon të bëj punë.... Vazhdo

May 7, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Per Bjordin : Të tjerët punojnë , ti rri shtrirë
Tags: , , , , , , , ,

Dita e Dëshmorëve
05/05/09 11:12 Banorët ngrihen një nga një nga gjumi dhe dalin në kopësht ku dëgjojnë e këndojnë këngët e vendosura për ta. Anjeza kujton se sot është Dita e Dëshmorëve dhe se kjo gjë i kujton të atin. Ajo ka vendosur kapelen e policit, në shenjë nderimi dhe kujtimi për të. Moza thotë me entuziazëm se nesër fillon prova e javës, gara me makina të cilën po e pret me padurim. Adi i kujton se ajo nesër ka ditëlindjen dhe duhet të gëzojë më shumë për të, por moza ia kthen se me të dyja situatat ka për... Vazhdo
Arjani nudo
05/05/09 13:04 Arjani duke bërë dush shikon që nuk ka xhelin e fytyrës dhe nxehet. Adi kalon aty dhe për shaka i merr peshqirët. Arjani pasi shikon që nuk i ka peshqirët thotë me shaka:-“Më sill xhelin se dola nudo!” Në banjo është dhe Adeladja e cila fillon qesh me Adin. Adi ngacmon Arjanin pasi ka mbaruar dush. Ai thotë që të tillë shaka do ia bëj dhe një vajze, që ta lë një orë në dush. Arjani ia ka treguar dhe banorëve të tjerë shakanë e Adit. Anjeza bën shaka duke i thënë që ai nuk e ka problem... Vazhdo
Ngacmime mes banorëve
04/05/09 20:00 Ngacmimet mes banorëve kanë filluar në momentin ku Ari me shaka i kap dorën Qetsorit. Në atë moment kanë reaguar Mimoza dhe Adelajde duke i thene se shkojnë shumë si cift të dy dhe nëse i kane ndarë rolet. Kurse Ari ja kthen duke i thënë se Adela me Bjordin në të kundertën e tij me Qetsorin nuk shkojnë fare, por Adela me ironi i thotë që deri në Gusht do shkojnë. Ari ngacmon Adelen sërish duke e pyetur se përse nuk flet për fenë, duke qënë se një bisedë e tillë është hapur mes banorëve,... Vazhdo
Kush e meriton fitoren
04/05/09 22:00 Të gjithë banorët të mbledhur në sallon, bisedojnë dhe hamendësojnë se kush mund të fitojë cmimin e madh. Ari thotë që për mendimin e tij duhet ta fitojë më i miri. Mimoza pyet të tjetrët nëse do të jetë njeri prej djemve apo vajzave që mund të fitojë. Ajo vetë mendon se mund ta fitojë njëri prej djemve, Anjezës i shkon mëndja tek vetja e saj dhe Adi e mbështet. Ari thotë se i druhet Mimozës sepse sipas tij ajo ka mbështjen e popullit të Kosovës. Këtu Mimoza reagon e druajtur se për këtë... Vazhdo