thashetheme big brother albania

Bika – Mbrëmë kam rrahur Bjordin
04/03/09 12:22 Bika i tregon Dritanit se mbrëmë ka rrahur Bjordin sepse e ka gjetur mbi krevatin e saj dhe Bjordi as që kishtë ndër mend të lëvizte prej andej. Ai i ka thënë Bikës se donte të flinte me të kurse ajo e ka kapur për krahu për ta nxjerrë jashtë dhomës. Edhe Adela ka këmbëngulur që Bjordi të largohej dhe e ka ndihmuar Bikën t’ia arrijë qëllimit. Por, Bjordi si një djalë insistues është futur sërish në dhomën e vajzave. Kjo e ka detyruar Bikën që të marrë bishtin e shtupës e ta largojë... Vazhdo
Bjordi dhe Adi – Do të durojmë dhe do të fitojmë
04/03/09 12:12 Bjordi dhe Adi bisedojnë se u mungojnë disa aktivitete të cilat i praktikonin kur ishin jashtë shtëpisë se Big Brother. Adi thotë se i mungon loja e futbollit që zhvillonte me shokët. Por megjithatë ai thotë se ja vlen të sakrifikojnë pasi do të fitojnë. Ai i thotë Bjordit të durojnë aq kohë sa loja u ka rezervuar fatin për të qëndruar në shtëpi se në fund do të dalin të fituar. Bjordi i thotë se ai do të durojë tre muaj kurse vetë nuk i dihet. Ai i thotë Adit se i duket tip shumë i durueshëm... Vazhdo
Nominimet : 7-8 Marsi po afron
04/03/09 11:45 Dritani, Aida, Lirita dhe Bjordi qëndrojnë në kopësht për të pirë kafen e mëngjesit. Ata diskutojnë se si do t’i organizojnë ditët e 7-8 Marsit. Dritani pyet nëse do t’u bëjnë dhurata vajzave që janë në shtëpi. Aida i thotë se do ta dëshironte një dhuratë dhe se do t’u kërkonte të gjithëve nga një bluzë si kujtim, kurse Lirita do që t’ia sjellin tek krevati në mëngjes dhuratën e përgatitur për të. Bjordi shpreh dëshirën që atë ditë ai të gatuajë dhe Dritani i plotëson mendimin... Vazhdo
Mesida : Mashkulli im ideal
04/03/09 00:15 Mimoza e ka pyetur Mesidën se cili do të ishte për të mashkulli ideal. Ajo ka thënë se nuk kishte një të tillë. Mesida ka shtuar se për të nuk ka rëndësi pamja fizike, sesa i bukur është, për të e rëndësishme është që të jetë njeri i mirë e ta respektojë atë. Ajo ka thënë se ka njerëz që nuk janë të bukur fizikisht , por sa më shumë të rrish me ta, aq më shumë ata zbukurohen në sytë e tjerëve. Po ashtu asaj do t’i pëlqente që vështrimi i mashkullit të saj, të rrezatonte mirësi.... Vazhdo
Arjon : Unë jam për barazinë gjinore
04/03/09 04:30 Sipas Arjonit, të rejat shqiptare janë në një fazë emancipimi, por jetojnë akoma në familje konservatore. Kjo krijon, sipas tij, një situatë mjaft delikate. Ai thotë se është për një rol të barabartë të gruas dhe të burrit në familje e në shtëpi, por është kundër atyre grave që edhe e zgjedhin vet të bëjnë shtëpiaken, edhe pretendojnë që kur burri të kthehet nga puna, t’u bëjë punët e shtëpisë. Nëse edhe gruaja edhe burri punojnë diku, të dy duhet të kontribuojnë kur kthehen, por... Vazhdo
Qetsori : Jam VIP
03/03/09 14:20 Sori e sheh Bikën duke bërë punët e i uron që të marrë një djalë me lek, por ajo ia kthen se ata nuk i pëlqejnë sepse nuk mund t’i kesh pas vetes. Sori i thotë që të ndërrojë mendim e të mendojë si një vajzë qyteti e jo më si nga fshati, pasi të gjitha qytetaret i duan djemtë me lekë. Bika i thotë se nuk ka interes nga kjo anë dhe se as leku, as makina e bukur e as llogaria bankare nuk i interesojnë. Aida që vjen në atë cast i thotë që këto t’ia kalojë asaj, kurse Sori vazhdon me të... Vazhdo
Qetsori : Cfarë do bëjmë kur të dalim?
03/03/09 14:40 Zhuljeta, Sori dhe Arjoni diskutojnë në kuzhinë duke përgatitur drekën. Është Sori ai që pyet i pari se cfarë do të bëjë Bjordi kur të dalë nga shtëpia. Arjoni i thotë se i uron Bjordit të arrijë atë që dëshiron dhe se në njëfarë mënyre ai është i arritur. Arjoni pyet se cfarë do të bëhet me Mozën dhe Sori ja kthen me shaka se do të bëhet “miss”. Arjoni vazhdon me pyetje dhe kësaj radhe pyet për Adin. Sori i përgjigjet se atë do ta marrin tek portokallia të bërë tironsin ose do... Vazhdo
Big Brother Albania 2 – Muzikë për banorët
03/03/09 17:30 Pas drekës, për banorët u vendos muzikë dhe ata menjëherë filluan të kërcejnë e të argëtohen pa lënë asnjë minutë që t’u shkojë dëm. Disa kërcejnë brenda në shtëpi e disa në kopësht. Arjoni dhe Zhuljeta qëndrojnë duke i parë e herë pas here bëjnë thashetheme. Ata flasin për Mozën të cilën Arjoni e quan shumë të dashuruar pas vetes, kurse Zhuljeta i thotë se është mosha që e bën të tillë. Me ta bashkohet edhe Mesida dhe diskutojnë këngët. Ajo thotë se i di thuajse të gjitha... Vazhdo
Mimoza : Ajo është e papjekur
03/03/09 19:30 Nën atmosferën e muzikës Arjoni,Zhuljeta dhe Aida komentojnë Mimozën që është duke kërcyer. Arjoni thotë që Mimoza është shumë e lidhur pas pasqyrës dhe se në cdo moment ajo shihet për të parë veten se si kërcen. Zhuljeta thotë se për të Moza është një person i rregullt por Arjon thotë se është e tillë nga vet mosha që ka. Ai vazhdon se i duket një vajzë e papjekur,e paformuar ende,dhe se kjo gjë vjen për faktin se ajo vetë nuk do që të rritet. Aida shton se Mimoza është natyra e një... Vazhdo
Big Brother Albania 2 : Loja me jastëk!
  03/03/09 20:17 Banorët vendosin që të zhvillojnë ndonjë lojë brenda në shtëpi për t`u argëtuar ndopak. Ideatori i lojës është Pavlini i cili mendon të bëhet një lojë me jastëk. Loja konsiston në fshehjen e një zari poshtë disa jastëqeve dhe se personat duhet ta gjejnë vendodhjen e tij me tre mundësi. Ai sqaron se kjo lojë shoqërohet me këngë për arsye që ta hutoj kundërshtarin. Banorët janë entuziastë dhe mundohen të angazhohen të gjithë në këtë lojë. E gjithë loja zhvillohet mes batutash të... Vazhdo