Edhe dy fjalë rreth këshillit nacional shqiptar në Mal të Zi

May 17, 2008 by Ulqini  
Filed under Politika, Shtypi / Mediji

FERHAT DINOSHA_01Mosrespektim i Ligjit dhe keqpërdorim i funksionit
Aktualisht dihet që ankesë në veprimin e Ministrisë rreth Këshillit Nacional shqiptar ka paraqitur Ferhat Dinosha kryetar i UDSH-së si dhe kryetari i Parlamentit të Ulqinit, Muhamet Nika, që tërheqin vërejtjen për shkeljen e nenit 33 të Ligjit. Ky i fundit pas vazhdimit të punës rreth konstituimit të Këshillit, pas ankesës që bëri në Ministrinë përkatëse ai gjithashtu, dje bëri urgjencë, në ankesën e bërë te kjo Ministri edhe zyrtarisht paralajmëroi se për mosrespektim të Ligjit dhe keqpërdorim të funksionit do të ngrisë padi në Gjyq për ndjekjet e mundshme penale, kuptohet nëse Ministria përkatëse nuk e anulon vendimin e marrë për formimin e Këshillit. Liritë e dikuj përfundojnë aty ku shkelen kufijtë e lirisë së tjetrit.
Shtytjen për t`i thënë edhe dy fjalë rreth formimit të Këshillit Nacional Shqiptar, njeriu e fiton nga kahja e pashpjegueshme e disa politikanëve shqiptarë që të solidarizohen me të keqen, duke e pranuar si akt të kryer thjesht me një rrudhje krahësh procedurën jo të rregullt të formimit të Këshillit Nacional.këshilli nacional shqiptar
Krijohet përshtypja që ne shqiptaret nganjëherë, me vetëdije a pa vetëdije pak rëndësi ka, kemi prirje të shkelim procedurat edhe të nxisim palën tjetër për të reaguar edhe për gjëra të cilat mund të zgjedhen fare lehtë dhe pa problem po të respektohej ligji. Kështu p.sh. ngjau edhe me Vendimin e Kuvendit të Ulqinit për emërtimin e shesheve dhe rrugëve që u hedh poshtë nga Gjyqi Kushtetues, thjesht sepse nuk u respektua ligji, e sipas nesh nuk pati fare arësye që të mos respektohej procedura dhe të kishim mu këta emra rrugësh që janë kontestuese. Po duket se këtë fat do ta ketë edhe këshilli nacional shqiptar_1Këshilli Nacional i shqiptarëve, i formuar kohë më parë, procedura e formimit të të cilit gjithsesi, më duket, nuk u respektua. Vlerësojmë që këtu kemi të bëjmë me një mosrespektim të procedurës nga vetë Ministria - Qeveria, e cila me siguri për të krijuar një bashkim të shqiptarëve që janë tepër të përçarë lejoi që në përbërje të Këshillit të kyçeshin edhe individë për të cilët nuk kishte bazë. Fjalën e kemi për kyetarët e partive nacionale joparlamentare, të cilat u zgjodhën me principin e automatizmit, por që me ligj nuk u takonte pjesëmarrja.
Pa hyrë në atë që nga struktura e Këshillit dhe kryesia e tij rezulton se primatin në vendimarrje tashmë dokëshilli nacional shqiptar_2 ta ketë një subjekt politik, i cili nuk ka më as autoritet e as primat zgjedhor, vlerësojmë që shkelje ligjore dhe shkelje të Rregullores pati sidomos në nenin 37 të Ligjit, i cili thekson që të drejtë në pjesëmarrje me automatizëm kanë: “deputetët nga lista e pakicave, anëtarët e Qeverisë të cilët i propozon përfaqësuesi i listës së pakicave, kryetarët e komunave në të cilat pakicat përbëjnë shumicën dhe deputetët tjerë e anëtarë të Qeverisë, si dhe kryetarët e Komunës nga pakica përkatëse që dëshirojnë, kryetarët e partive parlamentare si dhe kryetarët e klubeve të këshilltarëve të partive të pakicave”. Nga kjo shihet qartë se përfaqësuesit e Ministrisë me rastin e formimit i lejojnë këshilli nacional shqiptar_3vetes një shkelje të rëndë ligjore, ngase ishin të obliguar me funksion të përkujdeseshin se kush mund të ketë të drejtë pjesëmarrjeje në mbledhjen konstituive të elektorëve. Habit fakti që në vërejtjen e kryetarit të UDSH-së, z. Ferhat Dinosha, për parregullsi në zgjedhje ku përgjegjësinë sipas tij e mban Ministria, ndihmës Ministri i pakicave tha: “se kurrkuj nuk i shkruan në ballë se çfarë funksioni kryen” dhe harron që sipas Rregullores së zgjedhjes së Këshillit në fletëpranimin e kandidaturës ekziston rubrika në të cilën lektori duhet të përgjigjet se çfarë funksioni kryen! Pra, nëse nuk shkruante në ballë shkruante në letër! Thjesht, Këshilli Nacional nuk mund të jetë Shoqatë joqeveritare, por është trup i Qeverisë të cilin ajo e formon për të kryer punët e veta dhe është buxhetore,Tahir Tahiri kryetar i kshillit nacional shqiptar andaj Ministria përkatëse është e obliguar me ligj të ushtrojë kontroll. Me këtë konstatim nuk e kemi ndërmend të kritikojmë ato subjekte politike nacionale të cilat u deklaruan pak më parë së Këshillin nuk do ta njohin dhe se është dorë e zgjatur e Qeverisë dhe pastaj u rrasën brenda me tërë “yxhymin” e vet, sepse fundi i fundit politika i njeh edhe këto dredhi, por duam të themi që megjithatë nuk u veprua si duhet dhe krijohet hapësirë që pala tjetër të jetë më se e pakënaqur. Mendojmë që janë në të drejtë edhe të tjerët që pohojnë se ka ardhur koha të formohet një shoqatë joqeveritare e cila do të merrej me mbrojtjen e shqiptarëve nga veprimet e Këshillit Nacional.
Në një shkrim të mëhershëm rreth Kuvendit të elektorëve të Këshillit luigj shkreli_01Nacional përveç tjerash patëm thënë se Kuvendi zgjedhor i elektorëve ishte i kurdisur ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë për Popujt Pakicë dhe kundërshtarëve të tyre politik të vjetër, LD-së, mirëpo konstituimi i Këshillit dhe zgjedhja e kryetarit të Këshillit sipas nesh zbuloi edhe prapavija e prapaskena ujdish pas kulisave ku u hetua që një pjesë e subjektit të UDSH-së që kryesohet nga Ministria tenton të pajtohet me rivalët e vet politikë duke ndarë sferat e interesit, mirëpo pa pajtimin e kreut partiak. Duke mos hyrë më thellë në problem mendojmë që kompromiset është mirë të bëhen por gjithnjë duke reskpektuar procedurën, përndryshe mosrespektimi i tyre krijon përçarje, amulli dhe mosbesim që s`i hyn kurrkuj në punë, aq më tepër intelektualëve shqiptarë.
Teza se edhe kryetaret e Forcës së re demokratike dhe të Prosperitetit Demokratik kanë statusin e partiveAmir Holli parlamentare, mendoj se nuk qëndron për arsye se jo fort larg nga kjo kohë diku në prag të referendumit me rastin e formimit të bllokut për pavarësi rreth mjeteve të fushatës atëherë plasi sherri brenda koalicionit shqiptar UDSH, LD dhe PPD, për faktin ngase Qeveria atëherë nuk e njohu statusin e partisë parlamentare të Partisë së Prosperitetit Demokratik, duke e lënë anash kurse në ndarjen e mjeteve, kujtojmë që dy partitë shqiptare UDSH dhe LD, atëherë në emër të fushatës për pavarësinë e Malit të Zi fituan nga 40 mijë euro!
Aktualisht dihet që ankesë në veprimin e Ministrisë rreth Këshillit Nacional shqiptar ka paraqitur Ferhat Dinosha kryetar i UDSH-së si dhe kryetari i Parlamentit të Ulqinit, Muhamet Nika, që tërheqin vërejtjen për shkeljen e nenit 33 të Ligjit. Ky i fundit pas vazhdimit të punës rreth konstituimit të Këshillit, pas ankesës që bëri në Muhamed NikaMinistrinë përkatëse ai gjithashtu, dje bëri urgjencë, në ankesën e bërë te kjo Ministri edhe zyrtarisht paralajmëroi se për mosrespektim të Ligjit dhe keqpërdorim te funksionit do të ngrisë padi në Gjyq për ndjekjet e mundshme penale, kuptohet nëse Ministria përkatëse nuk e anulon vendimin e marrë për formimin e Këshillit. Liritë e dikuj përfundojnë aty ku shkelen kufijtë e lirisë së tjetrit.
Thënia e dikurshme e funksionarit të lartë të kësaj Ministrie në interpelancën e inicuar nga PPD se çfarë bëhet me mjetet e Kuvendit të Komunës PPD nuk do të dini as sot, as nesër, as pasnesër me siguri që i ka arritur fundi. Këtë madje e di edhe vetë ministri që në një kërkesë të një shoqate të romeve që i detyruar të informojë sesa para ka harxhuar kjo Ministri për urimet e vitit të ri.
Muhamet Nika
KOHA JAVORE

Emision javor në gjuhën shqipe ”Mozaiku 60” reduktohet nga 60 në 40 minuta

MOZAIKUSipas Skemës s re Programore RTV-së së Malit të Zi,Emision Javor në Gjuhën Shqipe ”Mozaiku 60” Reduktohet nga 60 në 40 minuta!!!!
Tkurrje në vend të zgjerimit

Emisioni shqip në TV-në e Malit të Zi, dikur “Kronika javore”, themeluar në vitin 1992, ishte emision mjaft i shikuar nga shqiptarët e Malit të Zi dhe zgjaste 30 minuta. Veprimtaria e kësaj redaksie zgjati deri në vitin 1998, që kontribuoi mjaft për afirmimin e vlerave tona.
Me kompletimin e redaksisë, po këtë vit, “Kronika javore” u shndërrua në “Mozaiku 60″. Ndërkaq, 4 vite më vonë, programi shqip zgjerohet edhe me lajmet ditore që zgjasin 15 minuta. Në redaksinë shqip, por edhe në Këshillin drejtues të RTV MZ ka ekzistuar një frymë dhe dëshirë që programi shqip të zgjerohet edhe me ndonjë program tjetër. Mirëpo, sipas skemës se re programore të TV-së së Malit të Zi emisioni javor në gjuhën shqipe “Mozaiku 60″ reduktohet nga 60 në 40 minuta.Fran Camaj
Javë më parë, “Mozaiku 60″ shkurtohet për 20 minuta dhe tani quhet “Mozaiku”. Sipas redaktorit përgjegjës të programit shqip, Fran Camaj, kjo ndodhi pasi që në RTV e Malit të Zi u bë skema e re e programit të RTV dhe kështu është bërë reduktimi i të gjitha emisioneve. Në këtë reduktim u përfshi edhe “Mozaiku 60″.
“Natyrisht kjo nuk është bërë me pëlqimin tonë, por arsyetimi ishte se janë reduktuar të gjitha emisionet. Ne dhe këshilli drejtues i RTV MZ kemi pasur kërkesa që të futen edhe emisione të reja në shqip, si bie fjala emisione për kulturë, arsim, turizëm, bujqësi, muzikë, emisioni për fëmijë etj”, pohon Camaj.
Në qoftë se këto emisione do të futeshin, atëherë, sipas redaktorit Camaj, nuk do të ishte e nevojshme të ekzistonte fare “Mozaiku”.
“Natyrisht se kjo nuk varet nga redaksia, por nga shumë faktorë”, shprehet ai.
Për Camajn assesi nuk mjaftojnë 40 minuta program që të përfshihen të gjitha fushat, duke dëshmuar se - as 60 minuta sa kanë qenë, e aq më pak 40 minuta, nuk mjaftojnë. “Ne kemi insistuar, por duhet t`na përkrahin edhe të tjerët që të futen emisione speciale në gjuhën shqipe”, përfundon ai.
Nail_DragaKryetari i Komisionit të programeve në gjuhën e pakicave pranë TV-së së Malit të Zi, dr Nail Draga vendimin e udhëheqësisë së TV-së së Malit të Zi që të shkurtohet për 20 minuta emisioni javor-Mozaiku 60 e cilëson si një akt të shpejtuar, i cili është në kundërshtim flagrant me të drejtën për informim në gjuhën shqipe. Sipas tij ka qenë e udhës që më heret të informohet redaksia e programit në gjuhën shqipe. Andaj, dr Draga këtë e sheh si një veprim që cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë të drejtën e informimit në gjuhën shqipe të shqiptarëve në Mal të Zi.
“Duke pasur parasysh se në TV e MZ kemi pasur vetëm një emision javor dhe atë 1 (një) orë në gjuhën shqipe, veprimi i tillë i kësaj TV-je është i papërgjegjshëm”, shprehet ai, duke e vlerësuar këtë akt si diskriminimi në informimin shqip. Ai mendon se shqiptarët duhet t`i realizojnë të drejtat e tyre konform standardeve ndërkombëtare për informim në gjuhën amëtare, në këtë rast në informimin e pakicave në gjuhën e tyre.FERHAT DINOSHA.
Ndërkaq, për kryetarin e UDSH, Ferhat Dinosha shkurtimi i “Mozaikut 60″ duket shumë i çuditshëm dhe i papranueshëm. Ai tha se në këtë fazë duhet të flitet për zgjerimin e përmbajtjeve të emisioneve në gjuhën shqipe, sidomos në shërbimin publik, siç është TV-ja e Malit të Zi, e jo për diçka tjetër.
“Nuk e di, ndoshta dikush ka plan, që duhet të kihet parasysh, e që thotë se shqiptarët duhet të punojnë për një kanal të veçantë televiziv, për program më të gjatë në televizion, e jo për shkurtim të përmbajtjeve programore”, deklaroi Dinosha. Kjo atij i duket shumë e çuditshme dhe është i mendimit se i tërë fak tori shqiptar duhet të punojë në atë drejtim që programet shqipe në mediat e Malit të Zi të mos tkurren, përkundrazi ato të zgjerohen. Dinosha për këtë mendon se duhet një bashkëpunim i përfaqësuesve të mediave dhe partive politike shqiptare.
Rr.Dushaj
KOHA JAVORE

Protesta paqësore në Podgoricë: “Koha është për drejtësi”

May 13, 2008 by Ulqini  
Filed under Politika, Shtypi / Mediji

FERHAT DINOSHA_001Organizatorë:Subjektet politike shqiptare që veprojnë në Malësi
Për LD në MZ Nikollë Camaj, Për UDSH-në Ferhat Dinosha, Për ASH-re Vasel Sinishtaj

Podgoricë:Në protesten o sotme para ndërteses së gjyqit të lart në Podgoricë, përfaqësuesit e partive politke shqiptare që veprojnë në Malësi (LD, UDSH, ASH) dhe familjarët e të arrestuarve në akcionin “Fluturimi i Shqiponjës” deklaruan se do të vazhdojnë me protesta në rast se nuk do të fitojnë përgjigje në kërkesat e tyre. Një ndër kërkesat është që të ndalin procesi gjyqësor dhe të u mundësohet të arrestuarve të mbrohen nga liria (kërkesat mund ti lexoni në shkrimin e djeshëm nga protesta në Tuz kliko).
Gjatë protestës paqësore organizatorët kërkuan që të zbardhet sjedhja e policëve gjat akcionit “Fluturimi i Shqiponjës”.
Kryetar i Alternativës Shqiptare z. Vasel Sinishtaj përkujtoi se policët tejkaluan kompetencat e tyre gjat arrestimeve.
- Ky proces gjyqësorë po zgjat teper shumë në shtetin të cilin ne shqiptarët e dham voten e cila i dha pavarësine këti shteti. Nuk është veç pavarësia e rëndësishme por edhe demokracia dhe drejtësia e shtetit. Nëse këto mungojnë, atëherë as nuk na duhet ky shtet - deklaroi Sinishtaj.

Duke përkujtuar se kaloi mjaft kohë nga akcioni “Fluturimi i Shqiponjës” kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve z. Ferhat Dinosha thot se ka ardhur koha të dihet e verteta e këti akcioni. Ai në emër të organizatorit këroi të vertetën e plot e të arrestuarve.
- Për këtë do të kërkojmë ndihmen e faktorit të huaj, e sidomos atij amerikan pasi në mes të arrestuarve ka edhe shtetas amerikan. Do të punojmë në mënyrë që mos të luhasim marrdhënjet në mes popujve në Mal të Zi.
E verteta e plotë do ta ndihmoj këtë - deklaroi Dinosha.

/Vijesti/MALESIA.ORG

SHIKO FOTOGRAFIT E PROTESTËS NGA WWW.MALSIA.ORG/

Next
1 2 3 4

Ferhat Dinosha konteston zgjedhjen në këshill nacional,gazetarin Musa Gjoka

May 13, 2008 by Ulqini  
Filed under Politika, Shtypi / Mediji

Musa Gjoka E çuditshme vërejtja Juaj ndaj hyrjes së gazetarit në këshillin nacional të shqiptarëve!
(Reagim ndaj deklaratës së Ferhat Dinoshës, publikuar në artikullin mbi konstituimin e Këshillit Nacional të shqiptarëve në Mal të Zi, në gazetën “Koha javore” nr. 319)

Reagimi liderit të UDSH-së, z. Ferhat Dinoshës, në lidhje me punën e kuvendit të elektorëve, i cili, mes tjerash, konteston zgjedhjen në këshill nacional të gazetarëve, vërtet më ka befasuar. Meqë unë jam i vetmi gazetar që është zgjedhur anëtar i këtij trupi, nuk është vështirë të supozohet se për kë e ka fjalën z. Dinosha, andaj e kam vlerësuar të nevojshme dhe të arsyeshme që të reagoj me pak fjalë. Vërejtjet që u drejtohen atyre(funksionarëve partiak), të cilët e kanë shfrytëzuar zbrazësinë ligjore dhe janë kandiduar në kuvendin e elektorëve, deri diku mund të kuptohen, por çudit konstatimi i zotit Dinosha se gazetari nuk do të duhej të gjendej në këtë trup mbipartiak! Këshillin Nacional të Shqiptarëve e shoh si një mozaik, në të cilin çdo anëtar me profesione të ndryshme do të paraqiste pasuri për të gjithë, natyrisht duke shpresuar se ai, mes tjerash, do të merret edhe me çështjen e informimit të shqiptarëve në Mal të Zi. Duke ushtruar profesionin e gazetarit, i njoh nga afër problemet me të cilat përballen mjetet e informimit shqip në Mal të Zi, andaj edhe roli im (ose i çdo gazetari tjetër) në këshill do të jetë në drejtim të zgjidhjes së tyre. Për mua, zgjedhja në këtë trup kaq të rëndësishëm për shqiptarët në Mal të Zi, është nder, por po aq dhe ndoshta edhe më shumë - edhe obligim e përgjegjësi! Vlerësoj se angazhimi im, edhe pse pa ndonjë forcë politike, do të kontribuojë që Këshilli të jetë një ombrellë, nën të cilën do të bashkohen të gjitha subjektet, qofshin politike, qofshin joqeveritare, rreth një qëllimi, në mënyrë që ta avancojmë, në mënyrë të koordinuar, realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.ferhat dinosha_2
Zoti Dinosha, më ka befasuar konstatimi Juaj se në Këshill, në kuotën e paraparë për sektorin civil, kanë hyrë funksionarë të një partie, kurse në anën tjetër harroni, apo e fshihni me qëllim të vërtetën se pikërisht në kuvend, në rolin e elektorëve, kanë marrë pjesë anëtarë e funksionarë të lartë të UDSH-së, të cilët nuk ishin në gjendje të fitojnë përkrahjen e duhur të elektorëve. Ç` faj kam unë për këtë, apo ndoshta, për hir të tyre, është dashur të tërhiqet gazetari (Musa Gjoka)? Po edhe një pyetje tjetër: Si mund ta kritikoni ligjin me të cilin jeni mburrur, madje edhe në fushatën e fundit presidenciale si edhe një sukses të madh të partisë në krye të së cilës jeni!? E kritikoni ligjin që e ka përgatitur Ministria e Pakicave në krye të së cilës është funksionari i lartë i UDSH-së!? Për t`Ju përkujtuar se në këtë ministri këshilltar juridik po ashtu është anëtari e funksionari i UDSH-s. Zoti Dinosha, nuk ndihem i lumtur që në këtë organizëm, përveç atyre që anëtarësimin e kanë siguruar përmes funksionit, gjenden edhe funksionarë të një partie e që janë zgjedhur në kuvendin elektoral. Jam skeptik për punën e Këshillit, sepse kam frikë që fryma e animozitetit që mbretëron në skenën politike shqiptare në Mal të Zi në mes dy partive, e jo vetëm atyre, do të reflektohet edhe në Këshillin Nacional Shqiptar. Në një konstatim dua të pajtohem me Ju! Sikurse të kishte ndodhur e kundërta, që në Këshill të kishin hyrë persona jopartiak, intelektualë të pavarur apo aktivistë të sektorit civil, edhe atmosfera besoj se do të kishte qenë më konstruktive. Bojkotimi eventual i Këshillit nga partia Juaj do të ketë pasojë në punën e tij, andaj Ju bëj apel që të vini në mbledhjen e radhës ku pritet të zgjedhen organet e Këshillit dhe me veprime konkrete t`i jepni frymë demokratike këtij organizmi, kreatore e të cilit është partia që e drejtoni Ju.
Musa Gjoka
gazetar i RTMZ dhe anëtar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve.
KOHA JAVORE

35 anëtarët e Këshillit Nacional Shqiptar në Mal të Zi

May 7, 2008 by Ulqini  
Filed under Politika, Shtypi / Mediji

 Atdheu na Bashkon Këshilli Nacional Shqiptar përbëhet prej 35 anëtarëve. Njëzet prej tyre e kanë siguruar këtë të drejtë në bazë të funksionit: Fuad Nimani, ministër për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Gëzim Hajdinaga, kryetar i Komunës së Ulqinit, Smail Maliq Çunmulaj, kryetar i Komunës Urbane të Tuzit, Mehmet Bardhi, kryetar dhe deputet i LD në MZ, Ferhat Dinosha, kryetar dhe deputet i UDSH-së, Amir Hollaj, kryetar i PPD-së, Nazif Cungu, kryetar i Forcës së Re Demokratike - Forca, Ali Doda, kryetar i BDSH-së, deputetët e PDS-së Omer Axhoviq dhe Luigj Shkreli, deputeti i Alternativës Shqiptare, Vasel Sinishtaj, kryetarët e klubeve të këshilltarëve në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, Hatixha Gjonoviq (UDSH), Kadri Sinani (LD në MZ), Kapllan Muçaj (PPD) dhe Genci Nimanbegu (Forca), kryetarët e klubeve të këshilltarëve në Kuvendin e Komunës së Plavës, Ramo Sinanaj (UDSH) dhe Miftar Balidemaj (LD në MZ), dhe kryetarët e klubeve të këshilltarëve në Kuvendin e Komunës Urbane të Tuzit, Fadil Kajoshaj (UDSH), Lindon Gjelaj (ASH) dhe Marash Dedvukaj (LD në MZ). Ndërsa 15 anëtarët e tjerë të këtij këshilli të zgjedhur në Kuvendin e Elektorëve janë: Agron Mehmedi, Ali Gjeçbritaj, Daut Ceka, Fadil Kovaçi, Gani Kukaj, Hajrudin Kovaçi, Husein Daciq, Ismail Doda, Mehmet Tafica, Musa Gjokaj, Naser Perasheviq, Palo Dreshaj, Tahir Gjonbalaj, Tahir Tahiri dhe Taip Kurti.
I.K
KOHA JAVORE

Ferhat Dinosha:Nuk kam përcjellë Kuvendet e pakicave tjera

May 6, 2008 by Ulqini  
Filed under Lajmet / Vijesti, Politika

Ferhat DinoshaNë vërejtjen se edhe në rastin e Kuvendit të elektorëve për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave nacionale të pakicave të tjera në Mal të Zi janë zgjedhur përfaqësues nga politika, Dinosha thotë se gjendjen e ka hetuar në rastin e Kuvendit të Elektorëve shqiptarë duke qenë se i njeh më mirë personat që janë zgjedhur. “Në rastet e tjera nuk i njoh mirë personat dhe as që kam përcjellë këtë rrjedhë pasi që ka qenë detyrë e dikujt tjetër ta bënte këtë. Këtë është dashur ta ketë parasysh qartë ekipi i Ministrisë së Pakicave dhe të reagonte me kohë”, thotë Dinosha.
KOHA JAVORE

Nuk morën pjesë përfaqësuesit e UDSH-së dhe PDS-së

May 5, 2008 by Ulqini  
Filed under Politika, Shtypi / Mediji

Ferhat DinoshaTë shtunën në ulqin u bë konstituimi i këshillit nacional shqiptar
Ulqin - Të shtunën në Ulqin u bë konstituimi i Këshillit Nacional Shqiptar. Në mbledhjen konstituive morën pjesë 26 nga 35 anëtarë sa ka Këshilli Nacional Shqiptar. Në mbledhjen konstitutive nuk morën pjesë përfaqësuesit e UDSH-së të zgjedhur sipas parimit të funksionit, me përjashtim të ministrit për Mbrotjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani, si dhe deputetët e PDS-së, Luigj Shkreli dhe Omer Axhoviq.
Kryetari i UDSH-së, Ferhat Dinosha, ka thënë se përfaqësuesit e kësaj partie nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen konstitutive të Këshillit Nacional Shqiptar sepse konstituimi ka qenë lojë politike dhe nuk është bërë në bazë ligjore dhe legjitime.
“Çdokush që merret me politikë dhe njeh sadopak normat demokratike të fushës së pakicave duhet ta ketë të qartë se Këshilli Nacional i Pakicave formohet për t`i lënë hapësirë edhe sektorit civil dhe intelektualëve të mirëfilltë”, thotë ai, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur në rastin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve.
Dinosha kritikon Ministrinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave për situatën e krijuar në rastin e krijimit të Këshillit Nacional Shqiptar.
“Në krijimin e situatës së tillë ka ndikuar edhe pagjeturia e vetë ekipit të Ministrisë së Pakicave, i cili nuk i ka precizuar si duhet Rregullat për Formimin e Këshillit Nacional që është dashur të nxirren nga Ligji për Liritë dhe të Drejtat e Pakicave”, ka thënë ai.kuvendi i ulqinit
Por kritikat e kryetarit të UDSH-së janë hedhur poshtë nga Ministria për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave.
“Do të doja të dëgjoj se cili nen i Ligjit është shkelur. Çdo gjë është bërë në pajtim me Ligjin. Askujt nuk i shkruan në ballë se nga cila parti vjen. Ministria nuk mund të ketë qasje në atë se kush për kë voton dhe anëtar i cilës parti është, as që kjo na intereson”, ka thënë për gazetën “Vijesti” ndihmësministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Sabahudin Deliq.
Kryetari i UDSH-së e ka cilësuar jolegjitim Kuvendin e Elektorëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, të mbajtur më 19 prill, dhe ka paralajmëruar se kjo parti “do të bëjë ç`është e mundur për të anuluar vendimet e prodhuara nga ky kuvend”, sepse sipas tij, “në të kanë marrë pjesë kryesisht përfaqësues të partive politike të cilët nuk e kanë pasur vendin aty”.
Sipas Dinoshës, në nenin 33 të Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave përkufizohet qartë se përfaqësuesit e partive politike hyjnë në Këshillin Nacional me automatizëm dhe kjo nënkupton që Kuvendin e Elektorëve është dashur ta përbënin përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, intelektualë të pavarur dhe mundësisht brenda tyre femra.
Dinosha konteston edhe zgjedhjen e gazetarëve në Këshillin Nacional të Shqiptarëve.
“Gazetarët nuk e kanë kurrsesi vendin në Këshill sepse gazetaria është profesion i veçantë, ndërsa gazetari ka detyra të tjera, që të përcjellë punën e këtyre trupave e jo të marrë pjesë në të”, thotë ai.
Dinosha shpreson se “intelektualët e mirëfilltë dhe përfaqësuesit e partive shqiptare do ta kuptojnë se prodhimi i dalë nga Kuvendi i Elektorëve në Ulqin është i dëmshëm dhe se së bashku do të bëjnë përpjekje për të ndryshuar këtë situatë”.
“Më së miri do të ishte sikur të kuptohej se vërtetë është bërë dëm, që subjektet politike konkurruese të heqin dorë nga Kuvendi i Elektorëve në mënyrë që në të, të zgjidhen përfaqësuesit e sektorit civil ose intelektual, kurse politika të hyjë në Këshill me kuotë së siguruar”, thotë Dinosha.
Ai thekson se UDSH do t`u drejtohet të gjitha instancave relevante që mund të japin përgjigje të plotë, qoftë në vend apo jashtë.
Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Nacional Shqiptar pritet të bëhet zgjedhja e kryetarit të tij.
I.Kallaba
KOHA JAVORE

Partitë joshqiptare kundër Ferhat Dinoshës

May 5, 2008 by Ulqini  
Filed under Politika, Shtypi / Mediji

ferhat dinoshaDeklarata e kryetarit të UDSH-së, Ferhat Dinosha se Mali i Zi duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës në maj shkakton reagime të ndryshme.
Podgoricë - Partitë politike në Mal të Zi janë të ndara sa i përket çështjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo vërehet qartë nga reagimi ndaj deklaratës së kryetarit të UDSH-së, Ferhat Dinosha se Mali i Zi duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës në muajin maj.
“Mali i Zi duhet ta njohë në maj pavarësinë e Kosovës për shkak të simbolikës që ka ky muaj për shtetin malazez”, ka deklaruar Dinosha në një intervistë për gazetën “Vijesti”.
Sipas tij, Mali i Zi po definohet shpejt si kandidat serioz për integrime europiane dhe euro-atlantike, ndërsa njëri prej kushteve që të arrihet atje shpejt është edhe çështja e raportit ndaj pavarësisë së Kosovës.
Por deklarata e Dinoshës ka hasur në kundërshtim nga PDS-ja, aleate e UDSH-së në qeveri.
“Njohja e pavarësisë së Kosovës në këtë moment nuk është prioritet”, ka thënë Miodrag Vukoviq, funksionar dhe deputet i PDS-së në Parlament.MIODRAG VUKOVIC-MIODRAG VUKOVIQ
Ai ka thënë se Mali i Zi nuk duhet të shpejtojë me këtë çështje dhe duhet tzi kushtojë kujdes ruajtjes së interesave të tij, sidomos ambicieve të tij europiane dhe euro-atlantike.
Deklarata e kryetarit të UDSH-së ka hasur në kundërshtimin edhe të Partisë Liberale. Kryetari i kësaj partie, Miodrag Zhivkoviq, ka thënë se “Mali i Zi duhet të presë akoma me njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe këtë duhet ta bëjë ndër të fundit”.
Ai ka thënë se nuk pajtohet fare me deklaratën e Dinoshës dhe se Mali i Zi duhet të jetë shumë i vëmendshëm sa i përket kësaj çështjeje.
“Definitivisht nuk duhet të shpejtojmë me njohjen, sepse marrëdhëniet e Serbisë dhe Malit të Zi janë shumë SRBSKA LISTAkomplekse dhe specifike. Duke marrë parasysh këtë situatë, Mali i Zi duhet të jetë maksimalisht i vëmendshëm dhe të presë, duke pasur parasysh që me këtë njohje të prishë sa më pak marrëdhëniet me Serbinë”, ka theksuar Zhivkoviq.
Ndërsa Lista Serbe e ka vlerësuar deklaratën e kryetarit të UDSH-së si qëndrim të regjimit dhe si provokim të popullit serb në Mal të Zi.
“Serbët e Malit të Zi dhe Lista Serbe nuk do ta njohin kurrë një “krijesë të tillë”. Jemi thellësisht të bindur se njohja eventuale e të ashtuquajturit shtet të Kosovës, nga Podgorica zyrtare, nuk do tzi sjellë asgjë të mirë Malit të Zi”, ka deklaruar funksionari i Listës Serbe, Jovan Vuçuroviq.
i.k.
KOHA JAVORE

Të shtunën në Ulqin u mbajt kuvendi i elektorëve për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit nacional të shqiptarëve

April 28, 2008 by Ulqini  
Filed under Politika, Shtypi / Mediji

 Atdheu na Bashkon U zgjodhën 15 anëtarë
Ulqin - Kuvendi i elektorëve zgjodhi të shtunën 15 anëtarët që do t`i përfaqësojnë në të ardhmen shqiptarët në Këshillin e tyre nacional.
Anëtarë të Këshillit Nacional të Shqiptarëve u zgjodhën Agron Mehmedi, Ali Gjeçbritaj, Daut Ceka, Fadil Kovaçi, Gani Kukaj, Hajrudin Kovaçi, Husein Daciq, Ismail Doda, Mehmet Tafica, Musa Gjokaj, Naser Perasheviq, Palo Dreshaj, Tahir Gjonbalaj, Tahir Tahiri dhe Taip Kurti.
Në Kuvend morën pjesë 48 elektorë nga 49 sa ishin ftuar.
Përveç 15 anëtarëve të zgjedhur në Kuvend, anëtarë të Këshilli Nacional të Shqiptarëve në bazë të funksionit do të jenë edhe Fuad Nimani, ministër për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Gëzim Hajdinaga, kryetar i Komunës së Ulqinit, Smail Maliq Çunmulaj, kryetar i Komunës Urbane të Tuzit, Mehmet Bardhi, kryetar dhe deputet i LD në MZ, Ferhat Dinosha, kryetar dhe deputet i UDSH-së, Amir Hollaj, kryetar i PPD-së, Nazif Cungu, kryetar i Forcës së Re Demokratike - Forca, Ali Doda, kryetar i BDSH-së, deputetët e PDS-së Omer Axhoviq dhe Luigj Shkreli, deputeti i Alternativës Shqiptare, Vasel Sinishtaj.
Anëtarë të Këshillit Nacional Shqiptar do të jenë edhe kryetarët e klubeve të këshilltarëve në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, Hatixha Gjonoviq (UDSH), Kadri Sinani (LD në MZ), Kapllan Muçaj (PPD) dhe Genci Nimanbegu (Forca), në Kuvendin e Komunës së Plavës, Ramo Sinanaj (UDSH) dhe Miftar Balidemaj (LD në MZ), dhe në Kuvendin e Komunës Urbane të Tuzit, Fadil Kajoshaj (UDSH), Lindon Gjelaj (ASH) dhe Marash Dedvukaj (LD në MZ).
Në bazë të Ligjit për të drejtat dhe liritë e pakicave, këshillat nacionale do të kenë rol shumë të rëndësishëm në jetën e ardhshme politike në fushën e përmirësimit të pozitës së pakicave në shoqërinë e Malit të Zi.
Ismet Kallaba
KOHA JAVORE

Ferhat Dinosha:Maji,data ideale për njohjen e Kosovës nga Mali i Zi

April 28, 2008 by Ulqini  
Filed under Politika, Rajoni / Region, Shtypi / Mediji

ferhat dinoshaKryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Ferhat Dinosha konsideron se Mali i Zi do të duhej që në muajin maj të njohë pavarësinë e Kosovës, për shkak të simbolikës që ka ky muaj për vetë Malin e Zi.
Ai pret që pushteti malazias do të ndjekë qëndrimin e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Mendoj se maji do të ishte datë e duhur edhe për shkak të faktit se sigurisht këtë vit nuk do të ketë zgjedhje parlamentare në Mal të Zi, andaj nuk do të ishte mirë të ngarkojmë atë që na pret vitin e ardhshëm edhe me çështjen e Kosovës”, ka deklaruar Dinosha në një intervistë për gazetën “Vijesti”.Thaçi_Dinosha
Pos kësaj, sipas tij, Mali i Zi me shpejtësi po definohet si kandidat serioz për integrimet evropiane dhe euro-atlantike, ndërsa një prej kushteve është edhe raporti që ka ky shtet ndaj pavarësisë së Kosovës.
Ai po ashtu ka vlerësuar se në një fazë interesi më i madh mund të jete që Mali i Zi të njohë Kosovën sesa Kosova të njihet nga Mali i Zi.
/Telegrafi/

http://www.vimeo.com/603706

« Previous PageNext Page »