Zhuljeta Daci

Zhuljeta: Arjon, je shumë i mirë
12/03/09 18:37 Zhuljetës i dhëmb këmba dhe Arjoni kujdeset për të, duke i bërë masazh. Ajo i thotë që po të ishte ai në vendin e saj, ajo do përkujdesej më shumë se ai duke i përmendur faktin që ajo e vë në gjumë Arjonin. Sipas tij ajo duhet t`a tregojë përkujdesjen kur ai të ketë nevojë, dhe jo kur të dojë ajo. Ajo i thotë që po përjeton shumë gjëra për herë të parë në Big Brother. Pasi Arjoni mbaron me fashimin e këmbës ajo i kërkon t`i lërë një dedikim tek fasho dhe i thotë:-“Je shumë i... Vazhdo
Argëtim në Big Brother Albania 2
12/03/09 12:42 Adi u tregon banorëve një histori. Gjatë tregimit, atij nuk i kujtohet kryeqyteti i Sllovenisë dhe pyet banorët e tjerë. Për momentin asnjerit nuk i kujtohej. Atyre u vjen një ide që të fillojnë të luajnë me lojën shtet-kryeqytet duke përmendur gjithë shtete që i kujtohen. Më pas ata diskutojnë edhe për historinë. Ndërkohë, Arjoni, Zhuljeta dhe Qetsori luajnë me top.  Vazhdo

March 14, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Argëtim në Big Brother Albania 2
Tags: , , , , , , ,

Dritani: Zhuljeta është false
12/03/09 11:05 Aida dhe Dritani vazhdojnë të flasin për Arjonin dhe Zhuljetën. Aida i tregon se e ka këshilluar Arjonin që të mos izolohet, kjo në kohën kur ishte në nominim dhe Arjoni i është përgjigjur se nuk është tip i tillë. Aida i ka thënë se edhe pse nuk është ai, mund ta bëjnë të tjerët këtë gjë. Ajo i thotë Dritanit se Arjoni nuk duhej të afrohej aq shumë me ata që rri. Dritani e korrigjon dhe i thotë se nuk është afruar ai, por Zhuljeta është tip shumë i afruar dhe këtë e ka bërë që gjatë... Vazhdo
Mesida nervozohet me Bjordin!
12/03/09 01:45 Bjordi, Mesida, Arjoni dhe Zhuljeta janë shtrirë të flenë në sallon. Mesida ka thënë se kjo ishte dicka që e kishin vendosur që dje. E para që ka reaguar jo fort mirë prej kësaj ka qenë Adelajda, e cila është ftohur përnjëherësh me Bjordin. Bjordi e ka pyetur sesi kishte mundësi që pak më parë ishte ndryshe, ishte normal e tani ishte tjetër njeri, por ajo nuk i ka dhënë shumë shpjegime. I ka thënë vetëm se ditëlindja e tij mbaroi. Por më pas ajo që ka reaguar edhe më keq, ka qenë Mesida.... Vazhdo
Zhuljeta: Dua të jetoj në Shqipëri
12/03/09 00:50 “Nëse gjërat më shkojnë mirë, – i ka thënë Arjoni Zhuljetës, – do të rri në Shqipëri, përndryshe do të shkoj në Itali!”. Ai ka shtuar se faktikisht nuk i pëlqente aspak të largohej e të shkonte në Itali, do t’i pëlqente më tepër të qëndronte këtu. Edhe Zhuljeta nga ana e saj e ka mbështetur mendimin e tij duke thënë se edhe asaj nuk i pëlqente të largohej nga Shqipëria. Ajo ka thënë se edhe nëse do të kishte dokumenta të rregullta e gjithcka tjetër, sërish do të preferonte... Vazhdo
Zhuljeta: Nuk di si t`ia thuash
11/03/09 17:56 Arjoni dhe Zhuljeta qëndrojnë në kopësht dhe bisedojnë në lidhje me drekën. Arjoni e pyet për debatin që kishte patur me Adelën. Ajo i thotë që Adela u kap pa shkak me të, por ishte ditëlindja e Bjordit dhe ato nuk e vazhduan më tej debatin. Arjonit i kishte bërë përshtypje reagimi i Mesidës dhe e shpreh këtë gjë tek ajo. Sipas Zhuljetës Mesida ka filluar të bëj si moraliste dhe nuk i pëlqen kjo gjë. Ajo thotë:-“T`ia thuash shabllon gjërat,ato qajnë! Po t`ia thuash me lezet nuk të kuptojnë!... Vazhdo
Gëzuar Bjordi – Big Brother Albania 2
11/03/09 16:58 Qetsori,Arjoni dhe Zhuljeta përgatisin drekën me rastin e ditëlindjes së Bjordit. Banorët e tjerë vishen si për raste festash. Të gjithë ulen në tavolinë, dhe Bjordi është ai që ngre dollinë e parë. Ai i thotë të gjithëve që janë të mrekullueshëm dhe që meritojnë një duartrokitje. Falenderimi i parë i tij i shkon kuzhinierëve që sipas tij kanë bërë një punë të shkëlqyer. Bjordi ndjehet i emocionuar që po e kalon ditëlindjen e tij në Big Brother dhe falenderon banorët për gjithcka... Vazhdo
Adelajda : Sori i largohet Zhuljetës
11/03/09 15:37 Mesida, Adelajda, Bjordi dhe Dritani janë në kopësht. Mesida hap temën e debatit mes Adelajdës dhe Zhuljetës. Ajo i kërkon Adelës që të mos ia merrte për keq ndërhyrjen që bëri në atë moment dhe Adela i thotë se e kuptoi se si ishte situata dhe thotë me shaka se cfarë t’i bëntë që Bjordi kishte ditëlindjen, se në të kundërt do kishin debatuar më. Adelajda tregon se Zhuljeta donte t’i vinte Qetsorit përparsen dhe Sori in largohej. Ajo po sillej në një mënyrë që Adelës nuk i pëlqeu. Adelajda... Vazhdo

March 11, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adelajda : Sori i largohet Zhuljetës
Tags: , , , , , , , ,

Qetsori ë Zhuljeta nuk mund të sillet ashtu
11/03/09 14:02 Adelajda e pyet Sorin nëse u bezdis që ajo ndërhyri kur ai ishte duke ndenjur në kuzhinë me Zhuljetën dhe kjo e fundit po e ngacmonte. Sori i thotë se nuk u bezdis aspak dhe Adelajda i thotë se ndërhyri ngaqë e vuri veten në vend të bashkëshortes së tij dhe e mendoi se Zhuljeta po e tepronte shumë. Ajoi tregon se kjo nuk ishte hera e parë që e vinte re, por asnjëherë nuk kishte ndërhyrë më parë. Adelajda i thotë se ato veprime nuk i dukeshin normale dhe e mendon vërtet që bashkëshortja e tij mund... Vazhdo

March 11, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Qetsori ë Zhuljeta nuk mund të sillet ashtu
Tags: , , , , , ,

Arjoni : Do të dalë Lirita
11/03/09 00:00 “Ajo që rrezikon më shumë këtë javë, është Lirita!” –ka thënë Arjoni. Kjo sepse, për mendimin e tij, ajo është e padobishme. Për të, si të ishte,si të mos ishte Lirita, ishte e njëjta gjë, nuk i vihej re as prania, as mungesa. Ai nuk do të donte kurrsesi të dilte Qetsori. Ai ka thënë gjithashtu se edhe “zysha” e kishte të vështirë e pavarësisht të gjithave, as ajo nuk duhet të dilte, sepse në fund të fundit, kishte “bukurinë e qenies së saj”.  Vazhdo