Shyqyr që nuk kemi më ”Lifta”- në se nuk im kemi …. ?!!!

June 21, 2015   | Anketë / Anketa

Lift u Starom gradu-ulcinjShkruan Muhamet Nika

Me 17 maj , në një shkrim sqarues timin, për shkrimin , “Gjeka: Vendimi për ashensorin anulohet, koalicioni vazhdon “në Lajme nga Ulqin të titulluar “ Ashensori-Lifti “që “ngriti dhe rrëzoi”pushtetet në Ulqin… ?!!Patëm dhënë sqarime se si në pushtetin tonë prodhohen kriza permanente nga grupimet e ndryshme partiake , të cilat kanë privatizuar funksionet e veta në emër të partive dhe “do komisioneve ekspertësh”, që nuk kontrollohen fare nga kuvendi i Ulqinit, çka shihet edhe në rastin konkret . Duke mos dashur të përsëris veten, ceki se emrat e të gjithë atyre, që janë të përzier në aferë desh zoti dhe u përmendën sërish në shkrimin e Samir Adroviqi, në Vjesti, të titulluar, “Lifti i kalas luhatë pushtetin”- Mbase ne që ia duam të mirën pushtetit, do kishin shtuar : Shyqyr që nuk kemi më lifta, sepse ra pushteti…?!!

Ajo që veçojmë në shkrimin e Adroviqit dhe e cila nuk dihej e plotë në opinion, na qenkësh që dy kryetarët “ Resulbegu dhe Cungu, moti nuk na qenkan në marrëdhënie të mira dhe që paskan ngritur padi të ndërsjella për atë se si paskan plaçkitur pasurinë e komunës- deri sa ishin KRYETAR, NËNKRYETAR komune”?!! Nëse kjo vërtetohet, atëherë kjo do ishte një shpërblim- hejdije, shumë e mirë për votuesit e devotshëm të këtyre dy subjekteve në prag të Bajramit politik…?!!!

Pasi u publikua shkrimi im, ai mu duk aq i qëlluar , sa që as ata të cilët rregullisht i përcjellin shkrimet e mija, nuk morën guximin që të më pyesin rreth tij , për ta komentuar atë, siç bëjnë zakonisht, ose të paktën të më uronin – ose thjeshtë të kritikonin?! Temat e këtillë, po duket në Ulqin, janë bërë tabu*që nuk ia vlen të merresh me to?!! Mendojmë që rastet e kësaj natyre po përsëritën në pushtet dhe kuvend sepse atje, partitë kanë deleguar e punësuar LARA KLOSAT e tyre , të cilët përveç mëditjeve të” stërmajme”që ishin sferë interesimi për paligjshmëri nga inspektoret republikanë, po duket që kanë si marifet edhe do detyra tjera që do i cekim në vazhdim.

Këta njerëz , në dukje të heshtur dhe të dëgjueshëm, kryesisht të pa ditur( por ka edhe super mjeshtra për marifete e” spilca “ juridike…) , që lehtë shiten, dhe veprojnë për të materializuar shërbimin në heshtje, sipas zanatit të vet, shohim që shpesh herë i hedhin në kurthe ligjore edhe vetë punëdhënësit, duke i shtyrë ata të nënshkruajnë vendime të njëanshme dhe me pasoja. Kuptohet ” për t’i kapur më vonë ata, jo më për kapistalli, por për koqesh, me dorën e organeve të ndjekjes , gjithë se si , merret vesh, nëse punë dhënësit e tyre, u bëhen të pa dëgjueshëm…?! Zakonisht më vonë shohim se të gjithë funksionarët e tyre, falë zanati që ata kanë , përfundojnë në bankat e të akuzuarit duke u ndjekur nga prokurorët e gjykatësit edhe atëherë kur shkojnë në pension?!

Thjeshtë , shohim se këto akuza të ngritura më vonë ndaj funksionarëve…, i motivon ata, më shumë se çdo gjë, për të qëndruar e ndenjur sa më gjatë në politikë, në mënyrë që” me hije të funksionit” dhe pushtetit, të lirohen nga paditë e montuara, në të cilat i futën në kurthe bashkëpunëtorët e tyre.

Çka nëse pala Selimi del i drejtë?!!

Nëse në rastin e liftit siç merret vesh nga shkrimi i gazetës- instancat republikane e qesin të drejtë palën, për punë të lëshimeve procedurale të komisionit, atëherë- komisioni gjegjës , është përgjegjës për këtë me emër e mbiemër. Ndoshta edhe më shumë se edhe vetë kryetari që e nënshkroi dhe më vonë e anuloi vendimin…?!! E nëse dëshmohet , që mund të ketë pasur edhe lëshime tjera të kësaj fushe, në periudha të caktuara( për raste tjera), qoftë nga komisioni apo sekretarët dhe ish sekretarët, atëherë në të gjithë këtë, mbase edhe duhet të vihet gisht për shkelje ligjore e krim të organizuar.

Ku gjindet në këtë trekëndësh sektori publik?!

Ngjashëm dhe në frymën e shantazhit , ka zënë e vepron edhe sektorit civil ku kanë marrë strehë ish – politikanët e dështuar e të akuzuar, por me zanat të pjekur. Këta kanë zënë e formojnë opinione negative mediatike duke kërcënuar e shantazhuar( reketuar ) pushtetarët me opinion publik..?! Duke krijuar konfuzion total dhe amulli rreth vendim marrjes. Me “seancat” në tryezat   e rrumbullakëta- të dimensionit mason, kanë zënë e kanë sukses që pushtetarët që trajnojnë, të gdhijnë pas trajnimit të tyre, si marioneta të frikshme nga opinionet e tyre komprometuese të frikshme që iu krijojnë..?!

Me gjithë atë , me kusht që të mos kemi lifte tjera në çka dyshojmë që s’kemi , koalicioni mund të themi se vazhdon?!!