Nika: F. Noli: “ Mbahu nëno mos ki frikë se ke djemt në amerikë..”

September 3, 2016   | Opinione

Gjimnazi-Vllazerim-Bashkim-UlqinShkruan Muhamet Nika

Kur pamë punimet e nisura- si në   fotografinë më poshtë , të investimeve të diasporës, në qendrën shkollore  të Ulqinit, shkuam atje dhe  pyetëm  drejtorin e shkollës -Cen Katana, se kush ishin investitorët dhe si ia besuan këtij këtë INVESTIM?!  E ai u përgjigj – numri i investitorëve pritet të jetë i madh , ndërsa  ata vetë e bëjnë investimin në të holla- pa kaluar  paratë e tyre  nëpër gjirollogari të shkollës.

Medet thash , sikur të pranonin kështu edhe këta të komunës. ..?!

Kurse për momentin, veçoi   disa nga investitorët  dhe vazhdoi që   këta, ishin nxënës të dikurshëm të  saj , si : Hilmi Kurti, që  kish ndarë diku 8mijë e 500 euro.,  Hamdi Çapriqi –  35 dyer alumini , diku rreth 10mijë euro,  Isa  Çapriqi , për rregullim të hyrjes së oborrit diku rreth 3mijë e 500 euro.

SHIH ÇUDINË E  RADHËS:     ZYRA  E DIASPORËS  JEPET  ME QIRA….?!!

Jepet-me-qera-biroja-diaspores-Ulqin

 

Ja “në vepër” edhe një rast i autodiskriminimit  gjuhësor- shih shkrimi vetëm anglisht…?!  Pastaj më vonë edhe  buzë saj –  në hyrje- u vendos  një shpallje , si zakonisht serbisht: jepet  me qira…?! Por edhe këtë do kuptuar. Nëse Komuna – kish çuar dorë , nga gjuhët e mjedisit-si në fotografi- pse nuk mund të çojë edhe pronari që i duhet ta japë me qira..?!!!

 

Me statut të komunës- pushteti lokal , ka të drejtë  të merret  edhe me diasporë , duke zhvilluar forma të ndryshme kontakti, por pushteti lokal i Ulqinit , del i vonuar  në këtë aspekt, edhe pse , nuk kish mbetur fytyrë politikani shqiptarë , që “ në emër të kombit…”,  “ të kish parë me 5 lekë Amerikën..” ?!! Pra po duket se edhe Migjeni – ia fuste kot,  në “ historinë e njërës nga ato ” ?!!!

Kur  u prish koalicioni paraprak që kryesoj Gjeka dhe filloi ky që kryeson Cungu, them të vërtetën disi , isha i shqetësuar kur Cungu  pash se e fiku zyrën e diasporës,  të  formuar   nga   vetë Gjeka. Ky  i fundit , kish zgjedh edhe një ekip  të sajin,  që do kryesonte me punët.

Mirë po ,  nejse, Cungu e bëri të vetën,   të punësuarit u detyruan të   nënshkruajnë  vetë dorëheqje..?!

Mendova  se  mbyllja e zyrës, do të  reflektojë doemos keq..?!!

Me gjithë atë ,u gëzova  kur  konstatuam që diaspora nuk ishte “ hidhëruar për këtë veprim”,por filloi edhe  do investime  tjera në vend lindje  për veç atyre që përmendëm.

Nga kjo  që po bëhet, vetëm se na u përkujtuan vargjet e Nolit, kur këndoi , për mërgatën shqiptare   të Amerikës, me fjalët: Mbahu nëno / mos ke frikë/ se ke djemtë në Amerikë..?!!Doemos  që fjalën e kish për mëmëdheun ?! Dhe kështu-  Karavanit të investimeve e kontributit , iu shtua

edhe “  Qamil Çapriqi  që dhuron pesë mijë dollar për zjarrfiksat e Ulqinit..” Ndërsa  , nga portalët   shkëputëm edhe këtë fotografi të cilën e shoqëron teksti në vazhdim ku cekej”

Komuna Ulqinit-Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit-Ana Malit

Në kabinetit e Kryetarit të Komunës Nazif Cungu ku ishin të pranishëm përfaqesuesit e diasporës nga Shoqata Shqiptaro -Amerikane Ana e Malit në New York z. Ismet Kurti dhe Albert Salaj, përfaqësuesit e BL. Katërkollë Sabri Salaj dhe Safet Taipi, Kryetari i BKA-së Kabil Kurti dhe përfaqësuesi i KF. Ana e Malit Kabil Hoxha u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe diasporës për ndërtimin e ,, Parkut Publik ,, në të cilën parashihen ndërtimin i terenit për futboll të vogël , terenin e basketit dhe terenin e tenisit, këndin e lojrave për fëmijë si dhe infrastukturën përcjellëse.”

E  ne  po i  kujtojmë këta  “ të pushtetit  të gjerë.. e të ngushtë…” njëkohësisht, të  mos harrojnë   e tu thonë “ djemve  në Amerikë…”, me rixha- që për “ nënat … “ që shesin  buzë rrugës, të ndërtojnë edhe atë vendin “ ku me ba bizhin..”,  për të mos i qitur havale – ndonjë restorani pranë – se me këta djem  me të cilët  kanë mbetur këtu  të  shkretat…., u pa puna…./ kanë  mbetur gjallë e përçud  dhe  s’ka   ku shkan ma keq-  pa vend  “ për nevojë të vogël “ se për të madhen  e  dini vetë- kemi problem edhe në Ulqin?!!

 

Muhamet NikaSudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin

Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin

Telefon-i: 068 264 122

Email-i : muhamet-nika@hotmail.com

Albanski jezik- prof. Albanskog jezika

Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„