Nika: Kush don me na ble – Shih këtu edhe tri fjalë për zgjedhjet 2016?!

November 4, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Komisioni-zgjedhorShkrtuan Muhamet Nika

Sa mu ka hije këtyre në fotografi të planit të pare kur “ godisin buqet..- sin ë 98…”?!!

FOTO- KOMISIONI ZGJEDHOR:

“ Thonë se druri gjithherë  qahet  në bisht kur sheh sëpatën ta presë…”

Nr.1

Ndoshta është me interes të sjellim  edhe  disa shkëputje  të shkrimesh  në gazetën  Dan për zgjedhjet ,  në të cilën gjejmë “ të  vërtetën..”  që   rrëfehen   Nikollë Camaj ( lista LDSH),   ku ai arsyeton , se si përmes shantazhit politik, atij  kishin tentuar t’i falsifikojnë edhe  kërkesën për dorëheqjen  e anëtarit të tij në komision- gjoja edhe  me nënshkrim të vetë Nikollës?! Vetëm e vetëm se si të  përmbysej   në mungesë të tij votimi -pro anulimit  të këtyre zgjedhjeve  që kërkonte opozita…?!!.

Ai shton se  nënshkrimi i cekur në dorëheqje nuk ishte fare i tij, duke lënë të nënkuptohej që kjo  e  tëra ishte   një kurdisje nga Ahmet   Aloshi- ose që  ai ishte në dijeni për këtë. Ahmeti ishte  një anëtarë  tjetër i komisionit  zgjedhor  republikan nga partia e Fatmir Gjekës, që   natën kritike të votimit  e kish lexuar –  letrën kontestuese, duke  bërë të ditur se si Klement Camaj , ishte tërhequr  dhe nuk bënte  më kuorum…, bashkë  me  zëvendësin Bafte Mavriqin?!

Kjo  si duket duhej të ndodhte  kështu  sepse , Fatmir Gjeka (Ahmet  Aloshi) edhe pse “ për opinion”  nuk pranonte zgjedhjet  duke  deponuar madje edhe  ankesë  në gjykatën kushtetuese…, duket  se prapë se prapë,  ishin  marrë vesh”  për Pazar… “  me DPS-in, të  lëshojë pe  dhe të votojnë  rregullsinë  e procesit zgjedhor

Në opinion besohej se Klement Camaj  , do kish votuar vendimin e opozitës për përmbysje të rezultatit zgjedhor…??!!!!

 

camaj

Shih për këtë edhe  tekstin  “Jakupi  mi  tražio 3.000 eura, prijete  mi porodici

OCTOBER 31, 2016   | NEWS

Presudan glas da DIK proglasi konačne rezultate dala je Bafta Mavrić, službenica ulcinjskog katastra, protiv koje je policija nedavno podnijela krivičnu prijavu zbog sumnje za korupciju prilikom prodaje imovine kontroverznog biznismena Muja Redže Baftu Mavrić nikada nijesam vidio, došla je na sjednicu DIK-a bez našeg znanja i DSA ne podržava proglašenje konačnih rezultata, kazao je Nikola Camaj.

“ Jakupi më  kërkon  3,000 euro- po   kërcënojnë familjen time…?!

 

Votën  vendimtare  që KSHZ- të shpallë  rezultatin  përfundimtar për pranim të zgjedhjeve  e dha BAFTA Mavriq, nëpunëse e  kadastrës në Ulqin, kundër të cilës policia ka ngritur kohët e fundit akuzat penale  një e  dyshuar për korrupsion gjatë shitjes së aseteve të biznesmenit kontrovers Muja Rexhës . BAFTA Mavriqin- Unë kurrë nuk  e kam parë. Ajo  erdhi në seancën e KSHZ-së pa  njohurinë  e LDSH-së e cila  nuk e mbështet shpalljen e rezultateve përfundimtare, tha Nikola Camaj..”

Duke vazhduar  më tej në tekst akuzën e vet ndaj Aloshit cek:

“ Ka­zao je da oče­ku­je hit­nu re­ak­ci­ju dr­žav­nog tu­ži­la­štva za­to što je pred­stav­nik dru­ge al­ban­ske li­ste Ah­met Aljo­ši pred sjed­ni­cu DIK-a u su­bo­tu pre­dao fal­si­fi­ko­va­ni do­pis na osno­vu ko­ga je tre­ba­lo po­tvr­di­ti da se pred­stav­ni­ci DSA, Kle­ment Ca­maj i Baf­ta Ma­vrić, po­vla­če iz iz­bor­ne ko­mi­si­je-

Ai tha se pret një përgjigje të menjëhershme  të prokurorisë së shtetit sepse  përfaqësuesi tjetër i listës   shqiptare Ahmet Aloshi para séancës së KSHZ-së  të  shtunën pat dorëzuar  një letër të falsifikuar mbi bazën e të cilës është dashur  për të vërtetuar se si përfaqësuesit e LDSH-së, Klement Camaj dhe Bafta Mavric, u tërhoqën  nga komisioni zgjedhor. Dhe shtoi:

 

Ako ne re­a­gu­je dr­žav­ni tu­ži­lac zbog tog fal­si­fi­ka­ta i pod­me­ta­nja, po­sto­ji i mo­guć­nost pri­vat­ne tu­žbe. Da li ima pro­sto­ra da se sum­nja na po­li­tič­ku ko­rup­ci­ju ili ne, ne­ka oci­je­ni jav­nost. Naš biv­ši sa­ve­znik, Isat Ja­ku­pi iz Ul­ci­nja, ko­ji je i od­go­vo­ran za sve ovo, pri­jet­nja­ma i ucje­na­ma nam se obra­ća

“Nëse prokurori publik nuk reagon për shkak  të falsifikimeve dhe makinacioneve ekziston mundësia e padisë private. A ka vend për dyshim të korrupsionit politik ose jo le të gjykojë opinioni.  Ish aleati  ynë, Isat Jakupi nga Ulqini, i cili është përgjegjës për  gjithë këtë,  po drejtohet me kërcënime   dhe  shantazhe..”

Por ne shtojmë se- Kush u shit  në se u shit, shumë shpejt do të vërtetohet , kur të mësohet se çfarë pozitash fituan nga qeveria e re – anëtarët e komisionit që përmendën dhe fundi i fundit do shihet se – si dhe kush , më bukur e luajti lojën në pazarin e mundshëm të nisur nga deputetët që në kohën kur pranuan këtë ligj zgjedhor  edhe pse ish para komisionit të Venecias..?!!

  Vazhdon 2,

 

SI DUKEN  DY   LETRAT  QË IA  FALSIFIKUAN  NIKOLLË  CAMËS   PARA  KSHZ-SË DHE KUSH  IA  KURDISI ..?!!

NOVEMBER 7, 2016   | OPINIONE

 Javën që shkoi , opinioni mori vesh se Nikollë Camës – listës së tretë shqiptare  që garoi në zgjedhje , ia kishin falsifikuar  shkresat  e diorëheqjes nga komisioni zgjedhor, sepse qëndrimi partiak i grupimit të tij politik , ishte që ato  nuk duhej të pranoheshin ngase ishin të manipuluara?! Pa votën e (anëtarit të )  tij, për  mungesë kuorumi , zgjedhjet duheshin përsëritur..?!  Milloja(DPS)  mbase do përmbysej…?!

Por do përmbysej edhe deputeti  i vetëm ekzistues shqiptar , i cili kish kaluar vetëm , për  300- 400 vota ngarkesë për të dytin deputet. Po  duket , zgjedhësit qenkan kënaqur edhe me Gencin. Mbase frika , ish ajo që përcaktoi që grupimi i tyre të pranojë zgjedhjet…?!!!

Prandaj ngjau që – Lista e Shqiptarëve të vendosur kish votuar vendimin për rregullsi edhe pse ankoheshin “ demek”, për pa rregullsi para popullit. Kurse në  komisione herë i kishin votuar zgjedhjet  si të rregullta  e here jo, e më pas në fund kishin votuar rregullsinë e tyre edhe  procesverbalin përfundimtar?!

Ndërsa të njëjtën gjë kishin  vepruar edhe këta të listës “Me një qëllim..”.Në fillim shohim se , i pranuan dhe pastaj i ranë thellë pishmanit, duke iu ankuar edhe vetë gjykatës kushtetuese  që të hap rrugë për Strazbur. Por  në fund e heshtën këtë  dhe po duket “ e mbyllën  gojën, pas  do bisedave e takimeve në nivel… ?!

Dallim këtu bëri , vetëm lista e tretë –Nikollë Camaj i Lidhjes Demokratike… , që e ringjalli atë  si subjekt me 1500 vota, mirëpo  pa Mehmet Bardhin ,që humbi edhe bastionin e vet  Krajën..?!!

Pasi puna ka vajtur ashtu si ka vajtur  dhe   Nikolla , përsëri  po shtron në medie,    çështjen e falsifikimit po shkëpusim këtu për konkretizim  ,edhe  atë që kritiku i medias MIKAIL  PARENTI , deklaronte: “ Mediumet  nuk janë  në gjendje të na thonë se çfarë mendojmë. Mirëpo ato janë të  suksesshme për të na thënë se për çfarë të mendojmë “ – Kush e sundon botën, Jim marrs, f.140-141…?!

Andaj për vete , duke mësuar nga ky parim,  pasi mora shumë burime informacioni si dhe shfrytëzova “ superkomjuterin- trurin duke selektuar dhe analizuar informacionet e marra në moment ,  edhe pse kjo tashmë është punë  kryer, po shtoj edhe këtë:

Dokument - Falsifikat-Camaj

Ja si duken dy letrat e Nikollës “ që shpëtuan Malin e Zi..” dhe të cilat i lexoi si  ” të falsifikuara..”   Ahmet  Aloshi…, një anëtarë komisioni nga ata” Me një qëllim”  të dorëheqjes …?!

Dhe kur u   tha, se Bafte Mavriqi , punën  e votimit-  pro pranimit të zgjedhjeve e bëri për tu mbuluar” me shtet për  një histori asetesh me Mujo Rexhen…”?!

 Po si thoni Ju-  mor aman : janë në rregull  këta anëtarët tjerë të komisionit që votuan “ me bindje..”, e  jo si Baftja… ?  Rregullsinë e zgjedhjeve…?!

 Nga ajo që thuhet po na del se këta me histori asetesh e marifetesh …, janë në rregull si anëtarë komisioni poshtë e lartë,  madje  deri te ata – kandidatë të  listave( politikanë..)që garuan edhe me  “histori shumë  më të rënda asetesh..” të tipit, të  Mujo Rexhës…,  e  me të cilat  është i mbushur shtypi ditor malazez.

 A mos ishte Baftja dhe gjithë të tjerët në komisione të niveleve të ndryshme vetëm lodra telekomande , mbase po..?!!

Por shqetëson  fakti se   vetëm Baftja , po torturizohet..?!

 Një rast  i falsifikimit të dorëheqjes… në KKZ Ulqin,  si në KSHZ  në Podgoricë për  NIKOLLËN..?!!

Fjala bie – vetëm në Komisionin Zgjedhor Komunal të Ulqinit, në këto zgjedhje  rrinin këmbëkryq e  galuc tradicionalisht 4-5 veta…., tashmë të sprovuar për manipulime shantazhe e deri te tentativa të grabitjes së mandatit të këshilltarëve duke falsifikuar dorëheqje si rasti ( Astrit Kurtit),  e duke ftuar në kuvend një tjetër nga lista e PPD-së? pa mbajtur fare mbledhje e duke falsifikuar  procesverbale. Këtë gjë  e konstatoi edhe inspeksioni republikan i punëve të brendshme kur çështjen e ngritëm në nivel  hetuesie…?”

Çudia dhe ngjashmëria   për rastin e cekur,  atëherë dhe mbase sot,  pamë  që askush në komunë nuk dinte( të kujtohej) se kush e dorëzoi (si person) në arkiv letrën e dorëheqjes së Astritit , që ai e mohonte ta kish dorëzuar – dhe  kuptohet se nuk e kish dorëzuar?!!  Ashtu p.sh , si  sot që vepron  Nikolla…?!

Procesi në polici  u ndal, pasi ne tërhoqëm padinë?!Pasi  – Shteti në atë kohë u vu në mbrojtje të së drejtës- problemi u zgjidh në favor tonin.

Çka është më se e qartë?!

Sipas neve –  çështja është tepër e   thjeshtë edhe pse për falsifikim të këtillë shumë  lehtë  mund të shkohet në burg…?!

Duam të  themi që nënshkrimi edhe po supozojmë të jetë ai që është( i vërteti)- kjo nuk ka  shumë rëndësi, nëse Nikolla- Klementi apo Baftja- nuk janë autorët e deponimit të saj në arkiv ?!

Rëndësi ka kush e dorëzoi atë  në  komision:  Aloshi,dihet se  nuk ka mundur t’ia dorëzojë  vetes- Aloshit ..?!!

Ndoshta  edhe  sistemi i kamerave  –  mund të vërtetojë se kush e dorëzoi në arkiv…?!!!

Por  një gjë është më se e qartë . Letra e parë e protokolluar , shohim të jetë e shkruar me planifikim dhe komodi brenda një zyre që dispononte kompjuter , pra  ashtu si duhet të  komunikojë një parti që pretendon të jetë parlamentare.

Kurse  letra e dytë shohim të jetë shkruar pas… , në rrethana të reja dhe jo në hapësira komode pranë kompjuteri, por diku jashtë tyre – mbase në kafene , korridor  apo në ndonjë vend tjetër , shpejt e shpejt  dhe me dorë – sa për të kryer punën…?! Që vetë kjo të ngjallë dyshim….?!

Mendoj që Nikolla ,  për gjithë këtë meriton përkrahjen që thotë nga gjithë ne , sepse ngjalli shpresën që njerëzit gjithmonë kanë  dëshirë dhe nevojë të mbrojnë të vërtetën…?!!

Vazhdon 3.

 

ZGJEDHJET 2016- FORMIMI I QEVERISË  SË RE , MË BËN TË NDIHEM QYTETAR I RENDI TË DYTË…?!!