Big Brother 2 Albania – Thashetheme

Lirita : Mos u merr me Adelën
25/03/09 02:30 Lirita i ka thënë Aidës të mos merrej me Adelën, pavarësisht se cfarë mund të thoshte kjo e fundit. Sipas Liritës, Aida po nervozohej më shumë se ç’duhej. Aida i ka thënë se donte t’i tregonte “zyshes” se ajo nuk ia mbyllte dot gojën. “Ajo do të më tregojë sa e përkrahur është!” – ka thënë Aida dhe ka shtuar se kjo nuk i interesonte aspak, sepse ajo ishte në gjendje përballonte edhe atë edhe përkrahësit e saj. Dhe këtë po përpiqej të tregonte.  Vazhdo
Arjoni pëlqen Mimozën
23/03/09 14:35 Arjoni , Bjordi dhe Ani flasin për makinat. Para tyre kalon Mimoza e cila është rregulluar, dhe ka veshur minifund. Arjoni reagon menjëherë dhe i thotë:-“E di që unë dhe Bjordi të kemi inat tani!” Mimoza i pyet:-“Duken bukur flokët?” Arjoni i thotë që nuk e kanë mendjen tek flokët . Ai dhe Bjordi i kërkojnë që të largohet pasi për ta është shumë provokuese. Ajo largohet ndërsa ata vazhdojnë duke diskutuar për të. Bjordi thotë:-“E ka feminilitetin në gjak, por nuk e kupton!” Arjoni... Vazhdo
Anjeza : Mimoza duhet të rrinte
25/03/09 02:25 Anjeza i është shprehur fillimisht Liritës dhe më pas edhe Adiës se i kishte bërë përshtypje reagimi i Mimozës gjatë debatit mbi seksin. Lirita është munduar ta justifikojë Mimozën duke i thënë se ajo ishte e vogël dhe nuk i dinte ca gjëra, nuk kishte eksperiencë dhe për më tepër këto ishin tema tabu dhe Mimoza nuk kishte mësuar të fliste për to. “Atëherë, përderisa nuk di, të rrinte dhe të dëgjonte!” – ka thënë Anjeza.  Vazhdo
Anjeza : Në shoqëri duhet sinqeriteti
24/03/09 16:20 Banorët janë ulur në tavolinë për të biseduar, ku në qëndër të vëmendjes është Anjeza. Ata i bëjnë pyetje mbi jetën dhe dëshirat e saja. Ajo u tregon se dëshiron që të mbarojë shkollën me rezultate të mira e të ketë një punë të mirë. Vendi i preferuar ku do të shkonte të jetonte është Amerika. Banorët e pyesin edhe për rrethin shoqëror dhe Anjeza tregon se ka pak miq që i konsideron miq të ngushtë, një ndër ta është shoqja e saj që e konsideron si motër e cila e këshilloi që... Vazhdo
Ani : Sekreti im është tek kërcimi
25/03/09 02:22 Duke biseduar me Arjonin, Ani ka thënë se ai ka arritur të bëjë një femër për vete, vetëm duke kërcyer. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që një mashkull të dijë të lëvizë në pistë. “Asnjëherë mashkulli nuk duhet të hidhet më tepër se ç’duhet!” – ka thënë ai. Sipas Anit një mashkull i shoqëruar duhet të kërcejë shumë lehtë. Ai ka treguar për veten se, gjatë kërcimit, di të përmbahet e të bëjë lëvizjet e duhura. I vetmi problem i tij ishte vallëzimi me muzikë të... Vazhdo

March 25, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Ani : Sekreti im është tek kërcimi
Tags: , , , , ,

Anjeza: Dua të jem e vecantë
24/03/09 19:52 Ndërsa banorët kërcejnë me muzikën në sfond ,Anjeza dhe Dritani bisedojnë në kopësht. Anjeza i thotë që nuk e ka për turp punën. Dritani i thotë që sipas mendimit të tij, ajo është e zonja në profesionin e saj, pasi e shikon në mënyrën se si ajo stilon flokët e vajzave. Ajo thotë që do merret me vajzat vetëm për spetaklin e të shtunës. Anjeza tregon që është një tip që do të jetë e rregullt, dhe që i kushton vëmendje pamjes së saj. Ajo thotë:-“Dua të jem e vecantë nga të tjerët!”  Vazhdo

March 25, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Anjeza: Dua të jem e vecantë
Tags: , , , , ,

Aida: Unë mbroj idetë e mia!
24/03/09 18:39 Mbas drekës Aida dhe Adi merren me larjen e enëve. Ata diskutojnë për lojën që sipas Aidës bëhet brenda në shtëpi. Ajo thotë:-“Unë nuk po bëj lojë, thjesht mbroj idetë e mia!” Sipas Adit asnjë nuk bën stategji , pasi loja që bëhet është shumë e rastësishme. Ai shton se gjëra brenda në shtëpi i duken shumë të vogla, ndonëse ndonjë lojë të momentit mund të ketë. Aida është dakort me këtë gjë dhe shton:-“Strategjia është fjalë e madhe për t`u thënë këtu brend  Vazhdo

March 25, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Aida: Unë mbroj idetë e mia!
Tags: , , , , ,

Anjeza : Ndjehem mirë me ty
  24/03/09 16:55 Anjeza i thotë Adelës se në shtëpi, ka persona të cilët e bëjnë të ndjehet mirë dhe një ndër ta është edhe ajo. Adela e falenderon për konsideraton dhe i thotë se nuk ka bërë asgjë për ta merituar këtë. Adela i thotë se fakti që ndjehet mirë është dicka pozitive pasi të hysh në një eksperiencë të tillë, në një shtëpi me kamera, me njerëz të cilët nuk i njeh dhe që kanë krijuar grupe nuk është e thjeshtë për asnjë. Sipas saj thjeshtësia është dicka që të ndihmon të integrohesh... Vazhdo
Anjeza: Familja është e shenjtë
23/03/09 18:43 Anjeza ndërkohë që ndihmon Qetsorin për gatimin do që të dijë më shumë për të. Ajo gjithashtu i tregon nga jeta e saj. Ajo thotë që është një person që e do punën ,pasi e mëson të komunikojë me njerëzit ,dhe të vlerësojë lekun. Paralelisht me punën ajo studion në vitin e dytë për Juridik. Qetsori e pyet nëse ka patur lidhje dhe ajo i përgjigjet që po, por që kishte përfunduar. Ajo shton:-“Jemi ndarë përfundimisht dhe nuk ka kthim mbrapa. Unë dua që një njeri të më japë aq sa i... Vazhdo
Sori është mësues perfekt
24/03/09 15:30 shaka Arjonit, por që edhe ai ia kthen. Bika i thotë se nuk dëshiron që ta cojë më tej këtë bisedë sepse do ndërhyjë dhe Sori në mbrojtje të Arjonit. Arjoni mendon se Sori nuk influencon tek ai sikurse mund të influencojnë të tjerët tek disa të tjerë. Ai thotë se merr nga Sori cfarë i intereson dhe e kundërta. Bika e cilëson Sorin si një mësues perfekt dhe këtë ai mund ta marrë me dy kuptime por, Sori nuk e komenton fare dhe vetëm e falenderon për komplimentin.  Vazhdo

March 25, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Sori është mësues perfekt
Tags: , , , , , , ,