Bota

Pakistani: Pergjigje te ashper terroristeve
Presidenti pakistanez premtoi marrjen e veprimeve te ashpra kunder cdo pakistanezi, qe eshte perfshire ne sulmet e javes se kaluar ne qytetin indian Mumbai. Asif Ali Zardari e beri deklaraten gjate takimit me sekretaren amerikane te Shtetit, Kondoleza Rajs, qe vizitoi Pakistanin. Kerkeses se Rajs per t’iu pergjigjur ashper sulmeve terroriste, Zaradari iu pergjigj duke premtuar ndihmen e tij per hetimin e ngjarjeve te fundit. “Pakistani eshte i vendosur te tregoje se territori i tij nuk do te perdoret per asnje akt terrorizmi”, thuhet... Vazhdo

December 4, 2008  :: Bota :: Comments Off on Pakistani: Pergjigje te ashper terroristeve
Tags: ,

Pengesa kushtetuese per Hilarin
Hillari Klinton mund te mos jete sekretarja amerikane e Shtetit per shkak te disa pengesave proceduriale te parashikuara ne Kushtetute. Ne teori neni i pare i aktit themelor te shtetit pengon emerimin ne qeveri te anetareve te Kongresit qe kane votuar per rritjen e pages se ministrave. Ish-zonja e pare votoi ne janar per shtimin e pages se anetareve te kabinetit qeveritar. Per te kaluar kete pengese mendohet per nje ligj te vecante ne favor te Hillarit. Top Channel http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/hilary-telashe.flv  Vazhdo

December 4, 2008  :: Bota :: Comments Off on Pengesa kushtetuese per Hilarin
Tags:

Lideret e G20 arrijne marreveshjen
Lideret e vendeve te G20, te mbledhur ne Uashington kane arritur nje marreveshje mbi deklaraten finale, qe do te bazohet mbi nje pakt mbi rruget qe duhen ndjekur per te rivendosur besimin tek tregjet e goditura nga kriza ekonomike. Lajmin e bejne te ditur burime diplomatike, sipas te cilave marreveshja e arritur nga lideret eshte e perafert me idete evropiane mbi parimet qe duhen ndjekur dhe parashikon mbikeqyrjen e tregut dhe transparencen e tij. Duke e cilesuar samitin si “pozitiv”, burimet kane shtuar se deklarata finale ben fjale... Vazhdo

November 15, 2008  :: Bota :: Comments Off on Lideret e G20 arrijne marreveshjen
Tags:

BE:15 vende të zonës së Euros në recesion
Bashkimi Evropian tha se 15 vende, që përdorin Euron, janë në recesion, ndërkohë që udhëheqësit botërorë mblidhen në Uashington për të diskutuar rreth krizës financiare në botë. Bashkimi Evropian tha se rritja ekonomike në zonën ku përdoret Euroja ra me 0,2 për qind në 3-mujorin e tretë të vitit, pas një rënie të ngjashme në 3-mujorin e mëparshëm. Në këtë zonë, Gjermania dhe Italia janë në recesion bashkë me Spanjën dhe Irlandën. Ndërkohë, Franca publikoi sot statiskikat ekonomike, duke vënë në... Vazhdo

November 14, 2008  :: Bota :: Comments Off on BE:15 vende të zonës së Euros në recesion
Tags:

Hillary Clinton kandidate për Sekretare Amerikane të Shtetit?
New York, 14 nëntor.- Mbrëmë vonë mediat amerikane njoftuan për mundësinë e emërimit të senatores Hillary Clinton për Sekretare Amerikane të Shtetit në Administratën e presidentit të zgjedhur Barack Obama. Senatorja Clinton ishte rivalja kryesore e Obama’s gjatë fushatës nominuese brendapartiake të demokratëve. Emërimi i saj i mundshëm u tha se është edhe një rast i mirë i shërimit të cfarëdo lloj hasmërie apo përçarjeje që ka ndodhur midis demokratëve si rezultat i një lufte të pakompromis dhe të... Vazhdo

November 14, 2008  :: Bota :: Comments Off on Hillary Clinton kandidate për Sekretare Amerikane të Shtetit?
Tags:

Washington,Obama viziton Shtëpinë e Bardhë
Në Shtëpinë e Bardhë nis transizioni. Për herë të parë pas zgjedhjeve, presidenti i ri i SHBA-së Barak Obama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Mishel vizituan mbrëmë Shtëpinë e Bardhë, aty ku, pas janarit sw bashku dhe me dy fwmijwt e tij do të banojë për 4 vjet. Në Shtëpinë e Bardhë Obama dhe bashkëshortja e tij janë pritur nga Xhorxh W Bush dhe bashkëshortja Laura. Kjo  vizitë që mund të quhet dhe hapi i parë drejt një tranzicioni, i cili mendohet se do të jetë shumë i shpejtë dhe me shumë të reja.... Vazhdo

November 11, 2008  :: Bota :: Comments Off on Washington,Obama viziton Shtëpinë e Bardhë
Tags: ,

SHBA: Te zhgenjyer nga vendimi i Rusise
Shtetet e Bashkuara u shprehen te zhgenjyera nga vendimi i Rusise per te vendosur raketa me rreze te shkurter veprimi ne kufi me Bashkimin Evropian. Zedhenesi i Departamentit te Shtetit, Shon MekKormak tha se zyrtaret amerikane kane bere perpjekje te shumta per t’iu pergjigjur shqetesimeve ruse lidhur me sistemin e mbrojtjes nga raketat qe ka ne plan te vendose administrata amerikane ne Poloni dhe ne Republiken Ceke. Zedhenesi ritheksoi garancite amerikane se sistemi nuk ka si objektiv Rusine, por shtoi se Moska ka vendosur tashme t’i... Vazhdo

November 6, 2008  :: Bota :: Comments Off on SHBA: Te zhgenjyer nga vendimi i Rusise
Tags:

Obama:Ndryshimi i madh mberriti
Per te gjithe ata qe duan te shembin boten, ne ju themi se do i mundim. Ne kerkojme paqe dhe siguri dhe do te mbeshtesim te gjithe ata qe kane kete mision. Fuqia jone vjen nga idealet tona, nga liria dhe shpresa e pashuar”, u shpreh Obama, ne daljen e pare publike pas zgjedhjes si presidenti i 44-t i Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ne nje dalje emocionuese para mbeshtetesve, te cilet po e prisnin prej oresh ne sheshe, Obama iu drejtua gjithe popullit amerikan dhe gjithe kombeve anembane Botes se votimi historik i 4 nentorit ishte... Vazhdo

November 5, 2008  :: Bota :: Comments Off on Obama:Ndryshimi i madh mberriti
Tags: ,

Gara presidenciale merr ngjyra, Obama 6 pikë para
Gara presidenciale amerikane është kthyer në një “konkurrencë” mes ngjyrave të lëkurës, sipas sondazheve më të fundit të “Zogby”. Nga të dhënat e anketave, amerikanët me lëkurë të bardhë përkrahin në shumicë republikanin Xhon Mekein (me 54 për qind), ndërsa të zinjtë përkrahin demokratin Barak Obama (me 93 për qind). Dje, dy ditë nga votimi, Obama ka marrë avantazh edhe me një pikë tjetër krahasuar me të shtunën, duke kaluar në 6 për qind (rezultati ka shkuar 50 për qind pro Obamës dhe 44 për... Vazhdo

November 3, 2008  :: Bota :: Comments Off on Gara presidenciale merr ngjyra, Obama 6 pikë para
Tags: ,

Kush vendos për presidentin?
Amerikanët i drejtohen kutive të votimit më 4 Nëntor për zgjedhjet presidenciale që po cilësohen si më të rendësishmet në historinë e SHBA-ve. Në Shtetet e Bashkuara mund të votohet dhe disa ditë para ditës së zgjedhjeve. Pjesëmarrja e deritanishme e votuesve të hershëm është shumë e madhe krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Pritet që një e treta e zgjedhësve të votojnë para 4 Nëntorit. Presidenti aktual amerikan, republikani George Bush, nuk ka të drejtë të kandidojë për një mandat të tretë, pasi... Vazhdo

November 3, 2008  :: Bota :: Comments Off on Kush vendos për presidentin?
Tags: , , , ,