Kulturë / Kultura

Fotoalbum i Ulqinit 2 nga autori Gazmend Çitaku
Para disa ditësh doli nga shtypi libri i ri i karakterit monografik “Fotoalbum i Ulqinit 2” i autorit Gazmend Çitaku. Ky është libri i dytë i këtij lloji i botuar nga ky koleksionist i vyer dhe paraqet vazhdimësinë e albumit të parë. Derisa libri i parë kishte përmbajtje më tepër detare, vazhdimi i tij, pra pjesa e dytë, sjell dëshmi të reja nga sfera etnografike, arkitektonike si dhe dokumente të rralla që kanë të bëjnë me Ulqinin dhe ulqinakët. Libri është i ndarë në gjashtë kapituj: harta dhe gravura,... Vazhdo

June 2, 2009  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Fotoalbum i Ulqinit 2 nga autori Gazmend Çitaku
Tags: ,

Promovim dinjitoz: E vërteta për qytetin e vjetër të Shasit
Më datë 22 maj 2009, në Ulqin u bë promovimi i librit “Shasi i lashtë, monument i kulturës”, një libër me kumtesa të studiuesve të njohur nga arkeologjia shqiptare e ajo malazeze. Ishte ky një promovim sa i rëndësishëm aq edhe kuptimplotë për vet kohën në të cilën u publikua. Një auditor i përbërë nga intelektualë të shquar të komunitetit shqiptar, në sallën e hotelit “Mediteran” patën rastin të dëgjojnë fjalët e thëna për rëndësinë e këtij libri si një nga veprat më të mira deri më sot,... Vazhdo
Ulqini në vitet e lidhjes shqiptare të Prizrenit 1878-1881 (21)
Fushata diplomatike Në lajmet që vinin nga Shkodra thuhej se populli i Shkodrës brohoriste që shqiptarët duhet t’i marrin përsëri të gjitha territoret që i kishte marrë Mali i Zi. Banorët e Ulqinit thoshin gjithashtu se me kurrfarë kushti nuk do të rrinin nën Malin e Zi. Dega e Shkodrës përdorte parullën ushtarake: “Të veprojmë së bashku, të lidhemi së bashku, të vdesim së bashku”. Edhe konsulli britanik, Grin, në dhjetëditëshin e parë të muajit korrik filloi aksionin e vet ndaj udhëheqësve të Lidhjes... Vazhdo

May 25, 2009  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Ulqini në vitet e lidhjes shqiptare të Prizrenit 1878-1881 (21)
Tags: , , , , ,

Programi i manifestimit tradicional “PRANVERA NË ANË TË MALIT 2009”
Manifestimi tradicional “PRANVERA NË ANË TË MALIT 2009” Programi: E premte, 22 maj 2009 Prezantimi i eksponateve të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në Shas (Muzeu në Kala, ora 18.00) Promovimi i librit “Shasi i lashtë, monument i kulturës” (Hoteli “Mediteran”, ora 19.30) Shfaqja e filmit dokumentar mbi Shasin i autores Monika Stafa (Hoteli “Mediteran, ora 20.30) Koktej E shtunë, 23 maj 2009 – Dita e sportit Gara në vrapim (nisja te Shkolla e Krythës, ora 09.30) Turne në volejboll... Vazhdo
Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit” do të mbahet më 22-24 maj 2009
Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit” 22-24 maj 2009 Edicioni i gjashtë i Manifestimit “Pranvera në Anë të Malit” do të mbahet nga data 22-24 maj 2009. Në programin e sivjetshëm është promovimi i librit me kumtesat nga Sesioni Shkencor “Shasi i lashtë, monument i kulturës”, që u mbajt më 16-17 maj 2008. Po ashtu do të bëhet prezantimi i një pjese të eksponateve të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në Shas në vitin 1985. Ditën e dytë të manifestimit do të mbahen gara në disa sporte, kurse ditën... Vazhdo
Doli nga shtypi libri “Shasi i lashtë, monument i kulturës”
Doli nga shtypi libri “Shasi i lashtë, monument i kulturës” Këto ditë doli nga shtypi libri “Shasi i lashtë, monument i kulturës”. Libri është përmbledhje e kumtesave të mbajtura në Sesionin shkencor me të njëjtin emër i cili u organizua nga Shoqata “Ora” më 16-17 maj 2008 në Ulqin. Në libër përfshihen kumtesat e 13 studiuesve nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova që morën pjesë në Sesion. Kumtesat trajtojnë në mënyrë kronologjike dhe multidisiplinare Shasin, që nga periudha e lindjes së tij deri... Vazhdo
Gjylije Pelinku “rrëmben” Lirën e Artë në kanto
26-28 prill në kotorr u mbajt festivali i 36-të muzikor i malit të zi për të rinj Lira e Artë e fituar nga Gjylije Pelinku ka qenë e vetmja që kanë fituar nxënësit e Shkollës së Ulët e Muzikës nga Ulqini në Festivalin e 36-të Muzikor të Malit të Zi për të Rinj. Për drejtorin e Shkollës së Ulët të Muzikës në Ulqin, prof. Jusuf Lika, Gjylija është “një talente që premton”. Ai thotë se e gëzon fakti që Lirën e Artë e kanë fituar në një seksion të ri që e kanë hapur pranë Shkollës së Muzikës. Sopranoja... Vazhdo
Në Ulqin u promovua libri “Fjalori enciklopedik i gruas shqiptare” i Zenepe Dibres
Libër pionier i llojit të veçantë Autorja Zenepe Dibra tregoi se në “Fjalorin enciklopedik të gruas shqiptare” nuk janë përfshirë vetëm gra të njohura, por edhe gra të thjeshta. Megjithatë, ajo tha se nuk pretendon që në Fjalor të jenë përfshirë të gjitha femrat dhe kontributet, sidomos të femrave shqiptare jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë. Për të një vlerë të rëndësishme përbën përfshirja në Fjalor e kontributit të femrave të huaja. Pas promovimit të librit “Fjalori enciklopedik i... Vazhdo
Gazetaria dhe Liria e Shtypit
Tregu ynë sidomos për ne shqiptarët në Mal të Zi asnjëherë nuk ka qenë me bollëk, bile edhe për një gazetë të vetme shqipe siç është- Koha javore nuk ka ekzistuar vullneti i mirë që ajo të bëhet gazetë ditore.Për këtë të shpresojmë. Po deri kur? Ajo për të cilën disa herë kemi shkruar prej vitesh “gati sa nuk na doli nga dora” për t’u gjetur në prag të falimentimit. Mendja është interpreti i ndjenjave të popullit, udhërrëfyesi i shtresave të shoqërisë dhe shpërndarësi i ideve. Po si mund... Vazhdo

May 11, 2009  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Gazetaria dhe Liria e Shtypit
Tags: , , , ,

Ambasadori i Gjermanisë kërkoin nga Hajdinaga
Kërkesë për prani më të madhe të gjuhës gjermane në shkolla Ulqin – Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Podgoricë, Peter Platte, kërkoi në takimin që zhvilloi të hënën me kryetarin e komunës së Ulqinit, Gezim Hajdinaga, dhe drejtorët e disa shkollave të Ulqinit që gjuha gjermane të jetë më e pranishme në këto shkolla. Në njoftimin për media të zyrës së kryetarit të Komunës së Ulqinit, thuhet se ambasadori Platte “insistoi që gjuha gjermane t’u ofrohet nxënësve si gjuhë e huaj... Vazhdo