Kulturë / Kultura

Mali i Zi refuzon propozimin alternativ të Portës së Lartë
Ulqini në vitet e lidhjes shqiptare të prizrenit 1878-1881 (19) Kur situata bëhej më e komplikuar, i ngarkuari me punë nga Mali i Zi në Stamboll telegrafon se Porta e Lartë e kishte refuzuar propozimin alternativ për dorëzimin e Ulqinit dhe propozonte që Mali i Zi duhej të merrej vesh drejtpërdrejt me Portën. Porta e Lartë orvatej ta bindte Malin e Zi që ta pranonte Protokollin e 18 prillit 1880, sepse për të ishte më lehtë ta përdorte dhunën kundër shqiptarëve të Hotit dhe Grudës sesa të Ulqinit me rrethinat... Vazhdo

May 4, 2009  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Mali i Zi refuzon propozimin alternativ të Portës së Lartë
Tags:

Video – Në Ulqin u promovua libri i Alfred Moisiut
Moisiu publikon “Kujtimet e një presidenti” “Kujtimet” e ish-presidentit Alfred Moisiut “Autori në këtë libër ka trajtuar gjenezën, prejardhjen, jetën dhe të fshehtat e një prej familjeve më të njohura shqiptare, asaj të Moisive, të rrëfyera nga një prej pinjollëve më të njohur të saj, ka treguar marrëdhëniet e tij me të atin, Spiro Moisiun, majorin e Ahmet Zogut dhe komandatin e parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, kujtimet e tij fëmijërore për marrëdhëniet e të atit me Enver Hoxhën, Mehmet... Vazhdo

May 1, 2009  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Video – Në Ulqin u promovua libri i Alfred Moisiut
Tags: , , ,

Mbrojtja e Ulqinit, luftë për të gjithë popullin shqiptar
Ulqini në vitet e Lidhjes shqiptare të Prizrenit 1878-1881 (18) Përgatitjet për mbrojtjen e Ulqinit shkaktuan shqetësim në Cetinë. Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Stanko Radonjiqi, i shkruante konsullit francez, Sent Kantenit, më 4 korrik 1880, se kishte frikë që me Ulqinin mos po përsëritej “skandali i Plavës dhe i Tuzit”. Në kohën e ngjarjeve rreth Ulqinit, Komiteti i Lidhjes së Shkodrës ishte mjaft i organizuar dhe i fortë. Ai e mori drejtpërdrejt në dorë mbrojtjen e qytetit dhe rrethinave të... Vazhdo
Shkrimtar i fatit njerëzor universal
Shkrimtari Jovan Nikolaidis tha se Asanoviqi është fenomen unik i kulturës malazeze dhe se ka futur disa norma estetike në letërsinë dhe kulturën malazeze. Të premten më 10 prill, në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin u promovua libri “Zvijezde padaju” (Yjet bienë) i akademikut Sreten Asanoviq. Libri është botuar nga Asociacioni “Plima” nga Ulqini si pjesë e kolanës së këtij autori. Shkrimtari Jovan Nikolaidis tha se Asanoviqi është fenomen unik i kulturës malazeze dhe se ka futur disa norma estetike në letërsinë... Vazhdo

April 27, 2009  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Shkrimtar i fatit njerëzor universal
Tags: , , , ,

Gresa Katana fitoj çmimin e pare në Festivalit “Maratona Rinore” në Durrës
Gresa Katana fitoi vendin e parë me “Baladën çame” E veshur me rroba karakteristike të viseve të Çamërisë, Gresa solli në skenën e teatrit “Aleksandër Mojsiu” një pjesë të ekzodit çam dhe plagën e tyre të rëndë gjë që u vlerësua lart nga juria profesionale e udhëhequr nga artistja e merituar Aishe Stari. Të rinj nga treva të ndryshme shqiptare u mblodhën për të pestin vit me radhë në qytetin bregdetar të Durrësit për të konkurruar artistikisht mes tyre. Festivali Mbarëkombëtar i njohur si Maratona... Vazhdo
Piktori Mehmet Aloja hapi ekspozitën individuale në galerinë e qendrës së kulturës në Ulqin
Piktor origjinal dhe paqësor “Te Mehmet Aloja shoh një piktor shumë origjinal, një piktor shumë paqësor. Pikturat e tij kanë një ritëm dhe kolorit të ndjeshëm, plot lagështi siç është edhe vetë peizazhi i Ulqinit dhe rrethinat e tij”, theksoi piktori shkodran Agim Kadillari. Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për nder të Ditës së Ulqinit, të dielën në galerinë e Qendrës së Kulturës u hap ekspozita e piktorit Mehmet Aloja. Për veprat e ekspozuara në këtë ekspozitë dhe krijimtarinë e piktorit... Vazhdo

April 18, 2009  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Piktori Mehmet Aloja hapi ekspozitën individuale në galerinë e qendrës së kulturës në Ulqin
Tags:

Ura e Klleznës, monument i pambrojtur
Në çdo mjedis të qytetëruar, një monument kulture, siç është Ura e Klleznës, jo vetëm se do të mbrohej me ligj, por vazhdimisht do të kishte mbikqyrje nga ekspertët përkatës për ta mirëmbajtur duke mos lejuar që të humbuin vlerat arkitektonike dhe artistike, sepse monumentet janë historia e një mjedisi Nga kohërat më të hershme e deri në ditët tona në mjedise të caktura, në sajë të pengesave të rrjedhave ujore për qarkullim dhe komunikim janë ndërtuar ura të ndryshme, të cilat me kalimin e kohës me... Vazhdo
Portret i Sutki Malohoxhës
Rrymë e letërsisë që mbetet gjithmonë aktuale Si të fillosh të shkruash për një personalitet me të cilin shoqërohesh vite me radhë? Si ta përshkruash personalitetin e tij e të mos gabosh, të mos jesh subjektiv? Sutkiu, është një njeri i “butë” siç thotë populli ynë, një njeri i cili nuk di ta ngrisë zërin kurrë… nuk di me “virrë” apo me reagua, ashtu siç reagojmë të gjithë ne, në situata të ndryshme… Gjithmonë mllefin e ka mbajtur në vehte… Ne, shokët me të cilët Sutkiu është... Vazhdo
Video – Nxitje për një bashkëpunim edhe më të mirë
Në bibliotekën “marin barleti” në Shkodër u prezantuan veprat e disa autorëve nga Malësia Për krijimtarinë e autorëve Fran Camaj, Nikollë Berishaj, Anton Gojçaj dhe Rrok Berishaj folën Ridvan Dibra, Mimoza Priku, Erzen Sokoli, Alfred Çapaliku dhe Fatmire Lekiqi. Në lokalet e bibliotekës “Marin Barleti”, e cila ishte njëkohësisht edhe organizatore, të shtunën më 28 mars dashamirëve të letërsisë dhe kulturës në Shkodër iu prezantuan disa shkrimtarë nga Malësia (trevat shqiptare në Malin e Zi). Për krijimtarinë... Vazhdo

April 11, 2009  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Video – Nxitje për një bashkëpunim edhe më të mirë
Tags: , , ,

Vahida Hasanaga-Nimanbegut: Çmim për pikturë
Shoqata e artistëve figurativë të malit të zi ndau çmimet vjetore Podgoricë – Pas çmimit të fituar vitin e kaluar në Sallonin e Zemunit, piktorja ulqinake Vahida Hasanaga – Nimanbegu ka fituar edhe një çmim tjetër për pikturë. Shoqata e Artistëve Figurativë të Malit të Zi i ka ndarë asaj të martën Çmimin e parë në konkursin vjetor për pikturë të organizuar nga kjo shoqatë. Shoqata e Artistëve Figurativë të Malit të Zi ka ndarë çmime edhe për skulpturë dhe grafikë, si dhe për ekspozitën... Vazhdo

March 30, 2009  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Vahida Hasanaga-Nimanbegut: Çmim për pikturë
Tags: