Kulturë / Kultura

Rumia për Krajën është e shenjtë
Maja e Rumisë ka qenë dhe duhet të jetë vend takimi, siç ka qenë me shekuj ved takim i njerzëve të kombësive dhe konfesioneve të ndryshme. Janë shoqëruar, kanë luajtur lojëra popullore, siç janë hedhja e gurit nga krahu, kërcime të ndryshme dhe shumë lojra popullore të këtyre trojeve. Të gjithë i janë gëzuar lindjes së diellit në agimin e kthjelltë. I janë gëzuar rrezes së parë të diellit, ngrohtësisë njerëzore, vegimit të agut veror. Atë kënaqësi e kanë ndier të gjithë. Të respektosh ndjenjat... Vazhdo

August 2, 2009  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Rumia për Krajën është e shenjtë
Tags: , ,

U mbajt edicioni i 17-të i manifestimit letrar “Kalimera poetike”
Basha dhe Çela, pjesë e rrjetës së madhe të Kalimerës Poetike Kryetari i SHAI “Art Club”, mr. Haxhi Shabani, ka thënë se “Kalimera poetike” po përmbush së paku dy synime: komunikimin e vlerave të letërsisë më të mirë shqiptare me lexuesin shqiptar në Malin e Zi dhe më gjerë, por edhe synimin tjetër që ai e ka quajtur ekstra profesional, “po merret me analizat e majave të letërsisë shqiptare dhe më gjerë”. Shabani ka thënë se në të ardhmen synohet që “Kalimera poetike” të shndërrohet në... Vazhdo

July 7, 2009  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on U mbajt edicioni i 17-të i manifestimit letrar “Kalimera poetike”
Tags: , , ,

Pas Gjurmëve të Shabtai Zvi
Dy artistë ecin pas gjurmëve të Shabtai Zvi, i cili për disa është konsideruar si Mesi, e për disa të tjerë si profet i rremë. Nëpërmjet artit, Bloch dhe Levendel shfaqin gjuhët e shenjave. Nadav Bloch dhe Nechama Levendel besojnë në shenja, nëpërmjet të cilave, sipas shkrimeve të shenjta, flet Zoti. Këto shenja dy artistët izraelitë i prezantuan para publikut kosovar. “Old and New – Following Shabtai Zvi” titullohet ekspozita e hapur të enjten mbrëma në Galerinë e Arteve në Prishtinë. Të dy artistët... Vazhdo
Fuqitë e Mëdha përgatiten për demonstrim detar
ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (25) Fuqitë e Mëdha përgatiten për demonstrim detarFuqitë e Mëdha përgatiten për demonstrim detar Austro-Hungaria parimisht pajtohej me propozimin që të merrte pjesë në një demonstrim të këtillë të flotës së bashkuar në dobi të Malit të Zi dhe propozoi që çdonjëra nga Fuqitë e Mëdha të marrë pjesë me nga dy anije. Ajo propozoi gjithashtu që do të ishte me vend që Mali i Zi të thirrej që me ushtri ta okuponte Ulqinin. Austro-Hungaria e përkrahu... Vazhdo
Monografi e periudhave kohore nga Gazmend Çitaku
Kur isha i ri kam shënuar një citat që thoshte se të jetosh me fotoalbum apo me monografi do të thotë të mos plakesh kurrë. Tashti që po trokasim rreth monografisë “ Fotoalbum i Ulqinit, II”, monografi në fotografi e fjalë, kur e lexova dhe i shqyrtova të gjithë fotografitë dhe dokumentat që na ka dhënë në dorë autori Gazmend Çitaku, jam i mendimit se ka paraqitur monumentet e kulturës që janë historike, arkeologjike, arkitekturore, artistike, etnografike, mjedisore dhe fetare. Kur isha i ri kam shënuar një... Vazhdo

June 15, 2009  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Monografi e periudhave kohore nga Gazmend Çitaku
Tags: , , ,

Pabarazia e gjuhëve në institucionet arsimore të Ulqinit
Gjuha gjermane në margjinë Me reformën më të re të sistemit arsimor të gjitha gjuhët e huaja në Mal të Zi, me përjashtim të asaj angleze, janë vënë në pozitë të pabarabartë. Kjo sidomos ka të bëjë me gjuhën gjermane, të cilën e flasin 100 milion banorë të BE-së. Madje kjo po ndodh edhe në Ulqin, në qytetin në të cilin gjuha gjermane tashmë dekada me radhë është gjuha e huaj parësore. Janë të rrallë ata ulqinakë të moshës mbi 40 vjeç që të mos flasin gjermanisht apo që nuk e përdorin këtë... Vazhdo

June 15, 2009  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Pabarazia e gjuhëve në institucionet arsimore të Ulqinit
Tags: , , , , , ,

Ulqini i rrëmbyer nga koha dhe harresa
Midis dokumenteve dhe dëshmive Ulqini nuk është ai i para një e më tepër shekulli, sepse është modernizuar dhe, me urbanizimin modern, ka humbur specifikat autoktone, ka humbur veçoritë e veta me të cilat është dalluar nga qytetet tjera të Mediteranit e Adriatikut. Sot, pra, vërehet vetëm hija e Ulqinit të dikurshëm, të arkitekturës së tij e cila gërshetohej me qytetërimin ilir, romak, venedikas e otoman. Sot nuk ekzistojnë as objektet historike, bujtinat që gjendeshin jashtë Kalasë, e as Pazari i Qytetit, tani... Vazhdo

June 9, 2009  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Ulqini i rrëmbyer nga koha dhe harresa
Tags: , ,

Dumsharaveli i Ulqinit po merr form të re – Video
“O ti det” – këngë ulqinake Kësaj radhe me Beqir – Beqo Trumën (Ulqin, 1943), profesor i kulturës fizike, në kafenenë e marinarëve, në Ranë, nuk flasim për të parët e tij detarë, por për muzikën popullore të Ulqinit. Beqoja i takon “gjeneratës së dytë” të anëtarëve të folklorit ulqinak. Kjo bisedë me të zhvillohet në një shpjegim historik të autenticitetit të këngës së vjetër qytetare të Ulqinit. Ai me zi shpreh këto mendime: – Kënga e vjetër qytetare mes Shkodrës... Vazhdo

June 8, 2009  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Dumsharaveli i Ulqinit po merr form të re – Video
Tags: , , , , ,

Fuqitë e Mëdha kërkojnë sërish dorëzimin e Ulqinit
ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (22) Ministri turk Abedin Pashë Dinoja theksonte se dorëzimi i rajonit të ri paraqiste vështirësi më të mëdha sesa dorëzimi i trevës së Tuzit, mbasi shqiptarët nuk do ta lëshonin kurrsesi qytetin e Ulqinit. Konkretisht, Abedin pashë Dinoja propozonte që Mali i Zi të kënaqej me një rregullim të ri, duke i dhënë pjesën më të madhe të territorit që parashihej në Protokollin e 18 prillit 1880 dhe një pjesë të mirë të territorit që përmbante nota... Vazhdo
Një libër me vlerë nga Anton Gojçaj
Në dorë kemi një libër me vlerë, me dyzet e katër vështrime, recensione, ese…, i cili lexuesit do t’i nxisë që t’i lexojnë (nëse nuk i kanë lexuar ende) veprat për të cilat bëhet fjalë në to, do t’i njohë ata me disa autorë për veprat e të cilëve ndoshta as nuk kanë dëgjuar deri tani, por që kanë vlerë të konsiderueshme, por edhe me veprat e disa krijuesve me renome nga vendi dhe bota. “Leximin shpesh e përjetoj si njëfarë, shujte shpirtërore, kurse recensionin si një dolli përshëndetëse... Vazhdo