Kulturë / Kultura

Piktori Liridon Mustafa hap ekspoziten e parë individuale në Ulqin – Video
Mbrëmë në Galerinë e arteve në Qendrën për kulturë të Ulqinit në prani të dashamirëve të artit u hap ekspozita e parë individuale e piktorit të ri Liridon Mustafa. Organizator i këtij aktiviteti kulturor ishte shoqata ORA në bashkëpunim me Qendrën për kulturë. Në kërkim të poetikës së veçantë „Ajo që bie fuqishëm në sy në punimet e ekspozuara, e që duhet kuptuar si hap shumë pozitiv për çdo krijues të ri, është këmbëngulja e autorit që shpirtërisht të gjendet brenda ambientit të tij jetësor... Vazhdo

December 6, 2009  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Piktori Liridon Mustafa hap ekspoziten e parë individuale në Ulqin – Video
Tags: ,

Arbanasit me rranxë prej Shestanit, sidomos intelektualët, sot janë forcë prijëse në Zadër
Intervistë me Drago Mariqin Miku i arbëreshëve të Zarës, Prof. Drago Mariqi, është publicist i njohur dhe historian i sportit, i cili gjerë më tani ka botuar shumë vepra me tematikë nga lëmi i sportit. Nga ato publikime 15 janë të pavarura, ndërsa 7 në bashkëpunim me autoret të tjerë. Më e njohura është vepra ”Zoti e ka Krijuar Njeriun, Zara Basketbollin” ndërsa libri i tij i fundit “Sporti te Arbëreshët e Zarës” është shkruar në bashkëpunim me arbëreshin Bernard Kotllar. Ka bashkëpunuar me shumë... Vazhdo
Në ulqin u mbajt manifestimi “ditët e kulturës së pakicave në Mal të Zi 2009”
Për afirmimin e multikulturës Drejtori i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave, Mirsad Muliq, tha se qëllimi i këtij manifestimi është prezantimi i trashëgimisë kulturore të pakicave, eliminimi i paragjykimeve eventuale ndaj pakicave dhe afirmimi i multikulturës. Ulqin – Me moton “Mali i Zi – Shtëpia jonë”, Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave organizoi të martën në Qendrën e Kulturës në Ulqin aktivitetin e radhës në kuadër të manifestimit “Ditët e Kulturës... Vazhdo

November 30, 2009  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Në ulqin u mbajt manifestimi “ditët e kulturës së pakicave në Mal të Zi 2009”
Tags:

Promovimi i librit “Flamuri Shqiptar” në Ulqin
Në organizim të Bashkimit të krijuesve shqiptarë , Qendrës për kultur të Ulqinit, Shoqatës të ish burgosurve politikë dhe disa organizatave tjera joqeveritare, me 25 të këtij muaji në Ulqin do të promovohet vepra “Flamuri Shqiptar” të studiuesit nga Tirana Jaho Braho. Në përurimin e këtij libri, i cili organizohet në kuadër të kremtimt të 28 nëntorit Festës së flamurit kombëtarë do të flasin studiues nga Shqipëria dhe Mali i zi. Dr. Bahri Brisku , duke iu referuar librit “Flamuri Shqiptar”... Vazhdo
Radio Elita nga Ulqini me nje manifestim  kulturor  kujtoi dy figura te shquara te popullit anglez,  Lord  Bajronin dhe Mis  Edith Durhamin dhe lidhjet e tyre me boten shqiptare
Emra anglezesh te shquar si Lord Bajroni  dhe Mis Edith Durhami  jane pika referimi  per shqiptaret, per lidhjet e hershme  shpirterore  dhe kulturore me  boten anglosaksone. Ata  ishin miq te sinqerte  andaj  eshte ne nderin e cdo shqiptari  te nderojne  dhe te duan  mikun dashamires  e te  vertete  qe sollen Evropen NDER SHQIPTARE  DHE I BENE ATA TE  NJOHUR NE BOTE. Keta dy personalitete  erdhen permes   nje manifestimi kulturor  qe  organizoi Radio Elita  ne  kuader te projektit ,,Dialogu i Kulturave,,  qe ... Vazhdo
Ekspoziata e Rudi Gogës: Kolazh i ri imazhesh
Skulptorja dhe studiuesja e mirënjohur nga Tirana Suzana Varvarica – Kuka, për krijimtarinë “Fotoplus” të Rudi Gogës është shprehur se ato “janë një grup shprehjesh figurative të lindura nga foto akcion, që e lidhin artistin në kampin e madh të Popartit dhe atij Konceptual” dhe shton se “ai me imagjinatën e vet mbi fletët e fotove mbështet një kolazh të ri imazhesh dhe idesh dhe thërret kujtesën e publikut, që të memorizojë faktin historil fotografik të dhënë në figurën e re të vetprekjes pamore,... Vazhdo
Ramiz Kelmendi: Ulqini vendlindja ime letrare
Ka një diç të veçantë kjo puna e vendlindjes sime. Pejanët, aty ku u linda vërtet dhe saktësisht më 20 dhjetor 1930, gjithmonë e jetës – për këto gati-gati 79 kokrra vjet të jetës sime! –  as më kanë pranuar dhe as më kanë njohur ndonjëherë si – pejan. Si qytetar i Pejës. Jo. Atë ditë e sot, për bashkëqytetarët e vendlindjes sime, për Pejën dhe pejanët, unë edhe kam qenë, edhe kam mbetur, edhe do të vdes – rugovas. Rugovan. Apo, ca dhe më pezhorativisht – “rugovc”! Edhe pse pothuajse... Vazhdo
Gurë të çmuar nga kopshti shkëmbor…
Filantropia si mision jetësor Në librin e vet Lekë Gojçaj shkruan, se pasi e vendosën shtatoren e Nënës Terezë në Prishtinë, Ibrahim Rugova ia zbuloi Lekës në konfidencë se pikërisht aty ku tani shenjtëresha kishte fituar vendin e vet, ai, Ibrahim Rugova pra, ditën e parë kur erdhi për studime në Prishtinë, i vetmuar e i varfër, fjeti jashtë, në një bankë që gjendej pikërisht në atë vend. Libri në fjalë mund të radhitet në literaturën autobiografike, me elemente të historisë familjare. Ai përmban nëntë... Vazhdo

November 12, 2009  :: Kulturë / Kultura :: Komente (2)
Tags:

Pyetje Ministrise se Arsimit nga deputeti Nimanbegu – Video
PARLAMENTI I MALIT TË ZI Pyetje parlamentare Pyetje për Qeverinë e Malit të Zi Ministria e Arsimit dhe Shkencës Ju lutem që Ministria të jap informacione mbi përbërjen dhe anëtarët e bordeve drejtuese shkollore për shkollat me mësim në gjuhën shqipe në komunën e Ulqinit, Tivarit, Podgoricës Tuzit, Plavës dhe Rozhajës. Gjithashtu më intereson përbërja e anëtarët të bordeve drejtuese për fëmijët në kopshtet e fëmijëve në Tuz dhe Ulqin. Arsyetim: Ligji i Përgjithshëm mbi Arsimin ( “Fz. e MZ”... Vazhdo

November 12, 2009  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Pyetje Ministrise se Arsimit nga deputeti Nimanbegu – Video
Tags: , , , , ,

Jovan Nikolaidis “Shqiptarët e mi” dhe “Mali i Zi – yni”
Pashë një ëndërr. Sikur Mali i Zi dhe Kosova ishin bërë të pavarur. Kori në aulat e senatit të Washingtonit këndon himnin amerikan në gjuhën malazeze dhe shqipe, ndërsa refrenin e këndonin njëkohësisht në të dyja gjuhët. Me dekret të të dy shteteve, në Sallën e Rrumbullakët, kufijtë janë shpallur si vende ku njerëzit nuk ndahen, por bashkohen, rojat e kufirit po ndërrojnë flamujt shtetërorë, të cilët i ngjajnë njëri-tjetrit. Tani kompozitorët e kompozojnë himnin shqiptar dhe malazez si kontrapunkt,... Vazhdo

October 21, 2009  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Jovan Nikolaidis “Shqiptarët e mi” dhe “Mali i Zi – yni”
Tags: