Kulturë / Kultura

Enigma e historisë malazeze – rasti i Shasit (7)
Hulumtimi i kufizuar arkeologjik Mbeturinat kishtare janë studiuar nga pikëpamja e veçorive të tyre arkitekturore dhe i përkasin kryesisht periudhës së mesjetës së vonë. Por vrojtimi i kufizuar arkeologjik në zonën e fortifikimeve që u zhvillua në vitet 1980 nxori në dritë shumë objekte të vogla të gjetura në varrimet e bëra pas Erës së Re, gjatë periudhës nga shekulli VI-XII. Ato përfshinin stoli bizantine prej argjendi dhe objekte të vogla që arkeologët i lidhin me materiale të ngjashme tipike të Dalmacisë,... Vazhdo

October 26, 2008  :: Kulturë / Kultura, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Enigma e historisë malazeze – rasti i Shasit (7)
Tags: , , ,

Në shkollat fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi
Fillimi i vitit shkollor përsëri me mungesë të teksteve Nxënësit shqiptarë që mësojnë në shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi ( me sistem të reformuar dhe atë të vjetër) sikurse edhe viteve të mëparshme vitin e ri shkollor 2008/09 e kanë filluar përsëri me të njëjtat halle dhe probleme- mungesë të teksteve shkollore. Për nxënësit me mësim në sistemin e ri të reformuar disa tekste kanë dalë që në gusht, disa të tjera para disa ditëve, por ka edhe asosh që nuk kanë dalë fare. Nxënësit... Vazhdo
Enigma E HistorisË Malazeze – Rasti I Shasit (5)
Kuptimi i historisë i lidhur me ndryshimet gjeografike Është e pamundur të kuptosh historinë e njohur të Shasit apo të trevës ose të tentosh një rindërtim të periudhës më të rëndësishme të historisë që tashmë është krejt e errët, pa iu referuar procesit të ndryshimeve të bregdetit dhe brigjeve të këtyre anëve. Në shekullin XVII, hartat venedikase tregojnë një liqen të dytë të vogël, atë të Sogagnit (Zogajve), në të njëjtën vijë midis liqenit kryesor të Shkodrës dhe liqenit të Shasit (Sfaccio... Vazhdo

October 17, 2008  :: Kulturë / Kultura, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Enigma E HistorisË Malazeze – Rasti I Shasit (5)
Tags: , ,

Centro di cultura Ulcinj – Museo civico
Il Centro di cultura di Ulcinj è stato formato nel 1994 con l’integrazione degli enti comunali di cultura. Ne fa parte il Museo, il cui fondo è stato sistematizzato in diverse collezioni, ed oggi ha una sezione archeologica, una etnologica e una d’arte. È sistemato in tre edifici: una chiesa-moschea, che ospita la collezione archeologica; un edificio in cui è esposto il materiale etnografico e la Torre dei Balši?, adattata ai bisogni della galleria. È particolarmente suggestivo lo spazio espositivo dell’antica Piazza degli... Vazhdo

October 15, 2008  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Centro di cultura Ulcinj – Museo civico
Tags:

Në Milesh hapet Medreseja e par fetare në Mal të Zi
Tuz – Medreseja, shkolla e parë fetare në Mal të Zi e filloi mësimin të hënën. Në këtë institucion fetar, ligjëratën e parë e tha reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq. Në këtë Medrese janë regjistruar 54 nxënës nga Podgorica, Tuzi, Rozhaja, Bjello Pola, Berana, Nikshiqi dhe Ulqini. BI në Mal të Zi ka njoftuar se hapja solemne e Medresesë në Milesh do të bëhet më vonë. Burimi / Kohapress  Vazhdo

October 12, 2008  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Në Milesh hapet Medreseja e par fetare në Mal të Zi
Tags: , ,

Homazh për Fiqri Hasanagën
Violina e parë e kllapës së Ulqinit Fiqoja rrjedh nga një familje qytetare me traditë ulqinake. Kjo familje për vite me radhë është marrë me krijimtari, qoftë humor apo muzikë. Edhe Fiqoja këtë e trashëgoi nga të parët e tij, posaçërisht nga gjyshi i tij – Cafi i Hasanagës, i cili në Ulqin edhe sot përmendet me respekt të posaçëm si bejtexhi me namë. Shumë herë edhe Fiqoja është përgjigjur me humor. Ishte ky një humor i lehtë joofendues. Për Fiqon mund të thuhet, padyshim, se ka qenë njeri i rrallë,... Vazhdo

October 12, 2008  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Homazh për Fiqri Hasanagën
Tags: ,

Libri nga Hajro Ulqinaku,”Barka me visare”
Libri përmban 25 tregime me motive nga deti e që pa dyshim janë shumë joshës për lexuesit tanë të vegjël. Autori e njeh mirë jetën e njerëzve të bregdetit e veçmas shpirtin e etur të fëmijëve kurreshtarë, të etur për tema me motive dhe ide nga deti, bregdeti, ishujt, thesaret, piratët, peshkimi, ullishtat mijëvjeçare, etj. Ende nuk ka mbaruar viti kalendarik dhe nga Asociacioni “Ulqini” nga Ulqini doli në treg dhe një libër me shumë rëndësi, i pesti me radhë këtë vit. Bëhet fjalë për botimin... Vazhdo

October 12, 2008  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Libri nga Hajro Ulqinaku,”Barka me visare”
Tags: , ,

Rrënjët dhe degët e një letërsie
Rrënja dhe dega Ky libër është projektuar si i këtillë që t`u vijë në ndihmë nxënësve të shkollës fillore për të mësuar autorët e letërsisë shqiptare të cilët jetojnë apo janë me origjinë nga Mali i Zi. Si rrjedhim, shkollat dhe institucionet përkatëse ministrore do të duhej të kenë reagimin e duhur për ta bërë këtë libër pjesë të teksteve shkollore. Në anën tjetër, ky është vetëm një nga librat e duhur në shërbim të krijimit të nxënësit shqiptar në Malin e Zi me dije e kulturë si të... Vazhdo

October 12, 2008  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Rrënjët dhe degët e një letërsie
Tags: ,

Kultura kombëtare dhe partitë shqiptare në Mal të Zi
Frymëmarrja e re kulturore dhe shpirtërore Nëse duam të flasim drejtë, kjo ndodhë sidomos kur në krye të institucioneve të caktuara fillojnë të vinë përfaqësues të Unionit Demokratik të Shqiptarëve. Kjo parti e kishte kuptuar me kohë se pa kyçje në institucione nuk mund të ketë as buxhete, e pa to nuk mund të ketë as gjallërim të jetës së përgjithshme shoqërore as të asaj kulturore. Çë prej se Kongresi i Berlinit, sert siç dinë të mëdhenjtë, i ka futur në kufijtë e Malit të Zi tokat shqiptare të... Vazhdo

October 7, 2008  :: Kulturë / Kultura, Shoqëria / Društvo, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Kultura kombëtare dhe partitë shqiptare në Mal të Zi
Tags: , ,

Enigma e historisë malazeze – rasti i Shasit (3)
Qendra dhe zona përreth Qendra arkeologjike e Shasit përbëhet kryesisht nga rrënojat e disa kishave mesjetare të shkatërruara dhe një grumbull i paqartë me gjasë ndërtesash të vjetra në majën e kodrës që shtrihen mbi një rrafshinë të hapur, të rrahur nga erërat dhe të mbuluar me shkurre të egra. Kodra e Shasit ndodhet menjëherë në jug të një liqeni të vogël, të rrethuar nga lehe të mëdha kallamishtesh, Liqenit të Shasit. Toka përreth është e një cilësie të dobët gjysmë karstike, ku vërehen ekonomi... Vazhdo

October 3, 2008  :: Kulturë / Kultura, Shtypi / Mediji, Turizmi / Turizam :: Comments Off on Enigma e historisë malazeze – rasti i Shasit (3)
Tags: , , ,