Lajmet / Vijesti

Formohet Shoqata Kulturore Artistike “ Dulcinea “
SHKA DULCINEA ka për qëllim përparimin, organizimin dhe zhvillimin e kulturës dhe artit. Kjo shoqëri në rradhët e veta i tubon qytetarët, në rradhë të parë rininë shkollore dhe studentore, e cila ka afinitet ndaj punës kulturoro-artistike. Shoqata do te organizoj manifestime për përmbushjen e nevojave kulturore të qytetarëve dhe pjesëmarrje në manifestime, defile, festivale dhe manifestime tjera kulturo-artistike në vend dhe jashtë shtetit. Qëllimi i shoqatës është nxitja dhe iniciativa për zgjerimin e rrjetit... Vazhdo

February 4, 2017  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Formohet Shoqata Kulturore Artistike “ Dulcinea “
Tags:

Fillon peticioni për shfuqizimin e NP “Të mirat detare” nga Bokeški forum
Forumi i Bokës (Bokeški forum) ka iniciuar sot nënshkrimin e peticionit online për shfuqizimin e NP “Të mirat detare”, raporton portali Ul.info. Siç transmeton Boka news, kjo parti lokale e cila ka këshilltarin në Kuvendin komunal të Tivatit është kritik i ashpër i mënyrës se si Qeveria e Malit të Zi në mënyrë të centralizuar, nëpërmjet Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit dhe NP “Të mirat detare” nga Budva menaxhon resurset më me vlerë në komunat bregdetare – detin dhe bregdetin. “Ftojmë... Vazhdo

February 4, 2017  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Fillon peticioni për shfuqizimin e NP “Të mirat detare” nga Bokeški forum
Tags:

Nazif Cungu bënë homazhe për Dritëro Agollin
Shqiptarët sapo humbën një nga figurat më të shquara të botës së artit dhe kulturës, gjigandin e letërsisë sonë, Dritëro Agollin. Vepra e tij ka kultivuar breza të tërë me shije për të bukurën, me atdhedashuri si dhe me respekt për të drejtën dhe të vërtetën. Shpreh respektin më të madh për veprën e Dritëro Agollit dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, shprehet kryetari i komunës së Ulqinit në faqen e tijë të Facebookut.  Vazhdo

February 3, 2017  :: Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events :: Comments Off on Nazif Cungu bënë homazhe për Dritëro Agollin
Tags:

Dhjetë mijë euro investime të reja në Shkollën e Mesme “ Vëllazërim-Bashkim të Ulqinit
Vazhdojn donacionet për shkollat publike në Ulqin nga biznesmenët ulqinakë Ilmi Kurti dhe Bajram Maxharri Biznesmenët ulqinakë Ilmi Kurti dhe Bajram Maxharri  vazhdojnë të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës në Institucionin Publik, Shkolla e Mesme “Vëllazërim-Bashkim  në Ulqin. Falë donacioneve të tyre në shumë prej 9.000 dollarësh amerikanë (Kurti 7.000 $ e Maxharri 2.000 $) dhe 1.500 euro investime nga mjetet buxhetore të shkollës,   gjatë pushimeve dimërore, u bë rikonstruksioni i disa hapësirave... Vazhdo

February 2, 2017  :: Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Dhjetë mijë euro investime të reja në Shkollën e Mesme “ Vëllazërim-Bashkim të Ulqinit
Tags:

Detaje rreth këngës së re të Genc Prelvukajt në Ulqin
Pas suksesit që pati me këngën “A të merr malli” në bashkëpunim me Lyrical Son, këngëtari Genc Prelvukaj ka nisur xhirimet e klipit të ri. Burimet e Telegrafit thonë se këngëtari do të sjell solo projektin e ri. Madje, xhirimet e videos kanë filluar në qytetin bregdetar të Ulqinit dhe një pjesë tjetër do të realizohet në Tivar prej kompanisë së tij Black Fish. Këngëtari për dallim prej tjera herëve që ka sjell këngë ritmike, kësaj here do të sjellë një baladë. Ndryshe, këngëtari pritet të sjell... Vazhdo

February 1, 2017  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Detaje rreth këngës së re të Genc Prelvukajt në Ulqin
Tags:

Nika: Kush vlen më shumë “Surrati apo Sifati”:  Ku të trokitet në Forcë apo PD..?!! (I)
Dyert e selisë së Forcës dhe të Partisë Demokratike Shkruan Muhamet Nika Kushë mburret me dyert e shtrenjta Kuvendi  i  Komunës së Ulqinit  partive politike- klubeve të këshilltarëve u ndanë   zyra pune. Pasi  nëpër këto dyer dhe të tjera të ngjashme kalohet kah e mira dhe e keqja , këtu më poshtë në disa  vazhdime do sjellim do histori të dukjes së dyerve në Komunë të Ulqinit. E për këtë në  moment  u frymëzuam  nga ajo e Fishtës, kur  thotë : “ Aferim  bre Oso Kuka , e thotë puna edhe... Vazhdo

February 1, 2017  :: Lajmet / Vijesti, Opinione :: Comments Off on Nika: Kush vlen më shumë “Surrati apo Sifati”: Ku të trokitet në Forcë apo PD..?!! (I)
Tags:

Vdes nga sulmi në zemër arkitekti i njohur Fuad Mavriqi
Sot papritmas ka vdekur arkitekti i njohur i Ulqinit, Fuad – Fudo Mavriqi. Arkitekti i mirënjohur shqiptar nga Ulqini, Fuad – Fudo Mavriqi ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare. Fuadi ka pësuar infarkt në zemër. Ai është autor i mbi 400 veprave si në Ulqin ashtu në gjithë teritorin e Malit të Zi, ku ndër veprat më të shquara bashkë me arkitektin Selim Resulbegoviq ashtë vepra xhamia “Selimia” dhe Qendra kulturore islame në Tivar. Për punën e tijë të palodhur flasin veprat vet duke shikuar në... Vazhdo

January 30, 2017  :: Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events :: Comments Off on Vdes nga sulmi në zemër arkitekti i njohur Fuad Mavriqi
Tags:

Mbaron rikonstruksioni i shkollës në fshatin Shtodër të Ulqinit – Video
Mbaron rikonstruksioni i shkollës “Bedri Elezaga” në fshatin Shtodër të Ulqinit Në kyt vit shkollor, nxënësit e fshatit Shtodër do frekuentojnë një shkollë tërësisht të rinovuar. Kompania CEREVO dhe Ministria e Arsimit kan mundësuar rikonstruksionin e plotë të shkollës, e cila ofron mundësi dhe standarde bashkëkohore për nxënës të arsimit 4-vjeçar dhe parashkollor. http://rtcg.me/upload/boxFileData/2017/01/29/213339/Skola%20Ulcinj.mp4      Vazhdo

January 30, 2017  :: Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Mbaron rikonstruksioni i shkollës në fshatin Shtodër të Ulqinit – Video
Tags:

Edhe pse në dimër, sot si ditë pranvere në Ulqin
Ismet Karamanaga iu sjell disa fotografi nga moti me diell nga qyteti i Ulqinit, dhe ku shprehet ai me këto fjal: 28.01.2017 Sot pas dite në Ranë. Në përgjithësi sot ka qenë një ditë e bukur me diell. Rana, shetitorja e jonë e bukur është magjepse dhe tërheqëse për shumë të rinjë, sidomos pas një kohe të ftoftë i cila ende sundon tek ne Derisa para dy javësh shumë pjesë të Malit të Zi u vërshuan nga bora e pandërprerë që ra, kurse sot në përgjithësi po mbizotëron mot i ngrohtë dhe me diell, sikur të... Vazhdo

January 28, 2017  :: Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam :: Comments Off on Edhe pse në dimër, sot si ditë pranvere në Ulqin
Tags:

Cungu – Čelebić triumfon në finale “ITF Tennis Futures Hammamet Open”
Rrezart Cungu është kualifikuar në finale të ITF Tennis Futures  Hammamet  Open 2017. Tennis Club Hammamet organizon turneun e tretë ndërkombëtar të ITF  Futures  Tunisie nga 22 deri më 29 janar 2017 Teniseri nga Ulqini dhe  përfaqësuesi i reprezentacionit të Malit të Zi, si dhe antarë i Tennis Club Bellevue dhe i “Davis Cup” arriti që me lehtësi të mposhtë Roca Batalla O, Luisi A., Ferreira G., ,Rrezart Cungu sot arriti deri te pika e parë ATP në karierën e tij. Rrezart Cungu  është njëri ndër... Vazhdo

January 28, 2017  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Cungu – Čelebić triumfon në finale “ITF Tennis Futures Hammamet Open”
Tags: