Lajmet / Vijesti

Tirana mbledh krerët e 5 qyteteve të shqiptarëve në rajon
Tirana është bërë sot pika e takimit për kryetarët e pesë bashkive më të mëdha në rajon ku jetojnë shqiptarë. Kështu, në kryeqytetin shqiptar mbahet Konferenca e Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon, pjesëmarrës të së cilës janë kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj; ai i Prishtinës, Shpend Ahmeti; i Preshevës, Shqiprim Arifi; i  Ulqinit, Nazif Cungu dhe ajo e Tetovës, Teuta Arifi. Një event ky i cili do të zgjasë dy ditë, ndërsa në përfundim të tijj pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi... Vazhdo

November 26, 2016  :: Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Tirana mbledh krerët e 5 qyteteve të shqiptarëve në rajon
Tags:

OT e Ulqinit merr pjesë në Panairin e Turizmit në Varshavë
Panairi në Varshavë   Me 24 nentor në Varshavë është bërë hapja e një ndër panaireve turistike më të rëndësishme në Poloni. Panairi ka rreth 500 ekspozues nga 60 vende të ndryshme dhe do të zgjasë deri me 26 nentor. Ndër ekspozuesit vendin e vet e ka edhe Mali i ZI. Së bashku me Organizatën Nacionale të Malit të Zi si destinacion turistik, ofertën turistike janë duke e prezantuar edhe organizatat lokale të Ulqinit, Tivarit, Budvës, Kotorrit, Tivatit, Podgorices, Montenegro Stars, Riviera e Budvës, Trend... Vazhdo

November 26, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam :: Comments Off on OT e Ulqinit merr pjesë në Panairin e Turizmit në Varshavë
Tags:

Shqiptarët përfshihen në qeverinë e re të Malit të Zi
Koalicioni “Shqiptarët të vendosur”, i cili në zgjedhjet e 16 tetorit mori një vend në Parlamentin e Malit të Zi, arriti sot marrëveshje me Partinë Demokratike Socialiste të kryeministrit malazez Milo Gjukanoviq për bashkëqeverisje në Malin e Zi. Marrëveshja u arrit pasi koalicioni shqiptar dhe Partia Demokratike Socialiste, që fitoi më shumë vota në këto zgjedhje, vendosën që qyteti i Tuzit me shumicë shqiptare në Malësi, të shpallet komunë e plotë dhe e pavarur deri në pranverë të vitit të ardhshëm. Po... Vazhdo

November 25, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Shqiptarët përfshihen në qeverinë e re të Malit të Zi
Tags:

Festohet në Mal të Zi Dita e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë
Dje, në hotel Hilton, Ambasada organizoi pritjen zyrtare me rastin e Festës Kombëtare – Ditës së Pavarësisë. Të ftuar ishin përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Mal të Zi, zyrtarët më të lartë të vendit, presidencës, parlamentit, qeverisë, Ministrisë së Jashtme, përfaqësues të insitucioneve të tjera zyrtare, forcave politike, mediave, të institucioneve artistike, përfaqësues të feve, përfaqësues të biznesit, etj, si dhe përfaqësuesit zyrtarë, të nivelit qendror e vendor, të komunitetit... Vazhdo

November 25, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Festohet në Mal të Zi Dita e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë
Tags:

Betimi Solemn i Genci Nimanbegut si Nenkryetar i Parlamentit – Video
Në seancën e sotme të Kuvendit të Malit të Zi, kryetari i Socialdemokratëve Ivan Brajoviq u zgjedh kryetar i ri i këtij institucioni. Për nënkryetar të Kuvendit u zgjodhën Branimit Gvozdenoviq nga Partia Demokratike e Socialistëve dhe Deputeti i Koalicionit “Shqiptarët e Vendosur” Genci Nimanbegu. Për zgjedhjen e tyre me votim të fshehtë votuan 42 deputetë të cilët ishin prezent në sallë. Deputetet e opozitës bojkotuan seancën. Deputeti i PDS-së Obrad Stanishiq tha se Nimanbegu është dëshmuar si luftëtar... Vazhdo

November 24, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Politika :: Comments Off on Betimi Solemn i Genci Nimanbegut si Nenkryetar i Parlamentit – Video
Tags:

Nika: Unë tejkalimin e krizës në Ulqin e shoh disi ndryshe – Skandal(2)
Shkruan Muhamet Nika  DYSHOHET SE  NË  KOMUNË NUK  EKZITON FARE  LIBRI I EVIDENCËS SË  GJENDJES SË PASURISË …?!!!! Në çka e bazoj thënien  e më sipërme: Këshilltari  Borisllav Bashoviq, tash disa kohë  ka vënë po duket  një ultimatum të çuditshëm dhe  deklaron se  nuk i vjen Loros në Kuvend , deri sa për pyetjet e vëna  si këshilltar  të mos marrë përgjigjet  adekuate nga ata të cilëve  u adresohen. Me  kushtetutë, ligj , statut dhe rregullore , kuvendi ka të drejtë të  përfaqësojë... Vazhdo

November 24, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Opinione :: Comments Off on Nika: Unë tejkalimin e krizës në Ulqin e shoh disi ndryshe – Skandal(2)
Tags:

Jetlir Kovaçi fiton Çmimin e Parë në ekspozitën “Po vijnë”
Me 22 nëntor 2016, në orën 18.00 në Galerinë e Qytetit në Viti (Kosovë), u hap Festivali i Fotografisë “PIMI Photography 2016” – Edicioni i Dytë me ekspozitën “Po vijnë”! Jetlir Kovaçi është fituesi i Çmimit të Parë në këtë ekspozitë i cili ka vlerën 500 euro. Këtë vendim e mori juria profesionale e përbërë nga Rozafa Shpuza, Adrian Fezollari, Arton Humolli dhe Osman Demiri. Festivali i këtij edicioni i cili zhvillohet nga data 22 deri më 26 nëntor u hap me ekspozitën... Vazhdo

November 23, 2016  :: Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Jetlir Kovaçi fiton Çmimin e Parë në ekspozitën “Po vijnë”
Tags:

Nika: Unë tejkalimin e krizës në Ulqin e shoh disi ndryshe..?!
Shkruan Muhamet Nika Atij (nuk)i mungojnë 100 milionë euro investime Nëse pak ndalemi të analizojmë  Abazoviqin – përmes gojës së tjetrit, njeriu edhe mund të mendojë se po sheh një fotografi reale të gjendjes në Ulqin, por jo , kjo që u tha  në një paraqitje të fundit  ku akuzohet pushteti lokal  nuk është e tëra dhe këtu po   shkëpusim  dy thënie të paraqitjes së cekur kontestuese ?! Thënia e parë që u cek nga Abazoviq: “…Ndërtohen  sigurisht mbi 200 objekte. Komuna nuk ka para, por njerëzit... Vazhdo

November 22, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Opinione :: Comments Off on Nika: Unë tejkalimin e krizës në Ulqin e shoh disi ndryshe..?!
Tags:

Nimanbegu: Presim ndryshime substanciale, por ato janë në dorë të …
Genci Nimanbegu: Në Mal të Zi mund të dënohesh nëse në vendet publike e mbanë flamurin kombëtar (Intervistë) Genci Nimanbegu është deputeti shqiptar i Kuvendit të Republikës së Malit të Zi i cili ka marrë mandatin në zgjedhjet fundit si pjesë e listës “Shqiptarët e vendosur”. Ai po ashtu drejton edhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi.  Në një intervistë ekskluzive për Gazeta e Re, Genci Nimanbegu flet për pozitën aktuale të shqiptarëve në Mal të Zi, problemet dhe sfidat e tyre, interesin... Vazhdo

November 21, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Politika :: Comments Off on Nimanbegu: Presim ndryshime substanciale, por ato janë në dorë të …
Tags:

Mark Gjonaj dhe kontributi me veprimtari atdhetare
Samiti i Diasporës ka mbledhur në Tiranë, rreth 1000 anëtarë të diasporës shqiptare nga 40 vende të botës. Nën sloganin “Të pandarë për Shqipërinë”, ditën e sotme janë zhvilluar disa takime. Një prej tyre ishte dhe takimi i zhvilluar në ambjentet e Ministrisë së Jashtme me temën: “Organizimi i Diasporës dhe roli i saj në zhvillimin e Atdheut: Eksperienca nga bota.” Në panelin e të ftuarve ishte edhe, anëtari i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj. Gjonaj është shprehur për dritare.net se... Vazhdo

November 20, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Mark Gjonaj dhe kontributi me veprimtari atdhetare
Tags: