Lajmet / Vijesti

Cungu: Është tragjedi për shqiptarët e Malit të Zi që të humbnim mandate parlamentare si pasojë e përçarjes
Kryetari i Komunës së Ulqinit dhe kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, ka komentuar zgjedhjet e sotme parlamentare në Malin e Zi. Sapo janë mbyllur votimet e zgjedhjeve parlamentare të përgjithshme në Mal të Zi, si e cilësoni fushatën zgjedhore të këtij viti dhe çfarë përshtypje keni për procesin zgjedhor të sotshëm? – Fushata zgjedhore e këtyre zgjedhjeve parlamentare është zhvilluar me një intensitet dhe agresivitet të pazakontë që kanë ardhur edhe si vazhdim i krizës së brendshme politike... Vazhdo

October 16, 2016  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Cungu: Është tragjedi për shqiptarët e Malit të Zi që të humbnim mandate parlamentare si pasojë e përçarjes
Tags:

Thirrje për vota serbe – Reagon Genci Nimanbegu
Të nderuar miq, në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi kam bërë deklaratën e mëposhtme duke dënuar ashpër mesazhin e ulët dhe poshtërues elektoral që është duke u dërguar masovikisht nga ato parti politike që duan të nxisin urrejtjen etnike dhe destabilitetin politik në Mal të Zi : KUMTESË PËR MEDIA Sot kur duhet të ishte një ditë e qetë për procesin zgjedhor disa qarqe të errëta dhe keqadashëse kanë tentuar të prishin qetësinë dhe harmoninë ndëretnike duke kërcënuar stabilitetin... Vazhdo

October 16, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Thirrje për vota serbe – Reagon Genci Nimanbegu
Tags:

Shënohet incidenti i parë zgjedhor në Ulqin
Sot në orët e para të këtij mëngjesi zgjedhor nisën të qeta në Komunën e Ulqinit duke reflektuar edhe fushatën zgjedhore e cila u karakterizua gjithashtu nga qetësia. Megjithatë nuk ka vonuar dhe është raportuar edhe incidenti i parë i këtyre votimeve, raporton portali Lajm.me. Nga terreni raportohet, se pranë qendrës së votimit Palma, është hequr në mënyrë të paautorizuar nga personal të paidentifikuar një poster i madh vendosur në billboard-in e gjendur aty pranë. Pas kontaktimeve nga redaksia u mësua se... Vazhdo

October 16, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Politika :: Comments Off on Shënohet incidenti i parë zgjedhor në Ulqin
Tags:

Shqiptare te Malit të Zi, votoni – Video
Shqiptare  te Malit të Zi une e kuptoj se ka shume prej jush te cilet jane edhe te zhgenjyer me  partit shqitare. Por ju mos haroni se keni te drejte qe te kerkoni  kandidate cilesore apo me cilesore neper listat e partive shqiptare. Gjithashtu ju keni te drejte qe te kerkoni shkarkimet e ndryshme te funksionareve te ndryshem. Ju gjithashtu e dini se nuk keni vetem nje parti shqiptare qe te mund te zgjidhni dhe te votoni. Ndersa nese ju do ti votoni kandidatet eventual “shqiptar ne thonjeza” te futur neper listat e partive... Vazhdo

October 15, 2016  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Shqiptare te Malit të Zi, votoni – Video
Tags:

Mali i Zi: Shqiptarët sërish të përçarë, mund të humbin dy deputetë
Nga Ylli Pata Bashkimi që bëri bujë pak kohë më parë rezultoi jo efikas dhe u shkri si kripa në ujë. Të dielën, në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi shqiptarët shfaqen sërish të përçarë dhe rrezikojnë të humbin dy deputetë. Kjo është një përsëritje e situatës së zgjedhjeve të kaluara parlamentare në Mal të Zi, kur garuan 23 lista zgjedhore dhe 4 prej tyre ishin të partive shqiptare, përkundër faktit që shqiptarët përbëjnë vetëm 5% të popullsisë. Partitë shqiptare e humbën një deputet si... Vazhdo

October 15, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Mali i Zi: Shqiptarët sërish të përçarë, mund të humbin dy deputetë
Tags:

Takim me shkrimtarin Haxhi Shabani në Festivalin Letrar të Shkodrës
Në kuadër të edicionit të 9-të të Festivalit Letrar të Shkodrës, i cili organizohet nga Biblioteka “Marin Barleti” – Shkodër, mbrëmë është mbajtur takimi me shkrimtarin Haxhi Shabani. Ai ka mbajtur ligjëratën me temë “Integrimet e letërsisë shqiptare brenda vetes”. Shabani ka thënë se problemi themelor në këtë rrafsh është se letërsia shqiptare ende nuk ka krijuar mekanizmat e njohjes brenda vetes. “Aktualisht, 25 vjet pas, pasi janë zhdukur problemet politike e administrative, ideja fillestare e... Vazhdo

October 15, 2016  :: Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Takim me shkrimtarin Haxhi Shabani në Festivalin Letrar të Shkodrës
Tags:

Kapllan Muça në letrën e nisur Cungut – Bëri e bën punën e vet ?!!
Shkruan: Muhamet Nika Është  e vërtetë e madhe që shkresa e kryeadministratorit  u dogji shumë vetave  në lidhje me punësimet e pa ligjshme në komunë drejtuar Cungut dhe madje disa në formë elektronike  dhanë sqarim që ai nuk pati të drejtë të  ankohej sepse i takon atij të merret  me ruajtjen dhe zbatimin e ligjit , kur janë në pyetje punësimet…, por  si duket  këta  nuk e dinë se  situata  tashti me ligjin e ri,  kompetencat e punësimeve   – i ka bartë në nivel të   kryetarit  të    komunës... Vazhdo

October 13, 2016  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Kapllan Muça në letrën e nisur Cungut – Bëri e bën punën e vet ?!!
Tags:

Mehmeti:  Më mirë i divorcuar, sesa më një martesë të keqe !
Shkruan: Esat Mehmeti, gazetar në Radio Ulqin   Shumëherë kur gjërat duken se po ecin mirë dhe drejtë dhe kur jeta ndërthuret midis vlerave dhe antivlerave, politika luan rrolin e vet. Muaj më parë të këtij viti, në Ulqin, partitë politike shqiptare, mes veti, nuk gjetën gjuhën e përbashkët  për qeverisjen lokale. Partitë shqiptare, ishin në një “luftë” të ashpër  politike, për ta diskualifikuar njëra-tjetrën. Shkaktarët e mospajtimeve të liderëve politikë shqiptarë, ishin inatet rreth postit... Vazhdo

October 10, 2016  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Mehmeti: Më mirë i divorcuar, sesa më një martesë të keqe !
Tags:

Klubi i Taekwondo-së arriti 17 medalje për Ulqinin
Të shtunën me datë 08.10.2016 në Podgoric u mbajtë turneu ndërkombëtar në sportin olimpik të Taekwondo-së, “Montenegro Trophy 2016”. Klubi iTaekwon Do Ulcinj – Ulqini u paraqitë me 15 garues në këtë aktivitet sportivë në të dy diciplinat atë të formave dhe dyluftim. Ekipin e Ulqinit e udhëhoqi trajneri Allmedin Suka ndërsa kryetrajneri Fikret Dushku kishte rolin e referit kryesorë për kategorinë e formave. Rezultati për klubin e Taekwondosë Ulqini ishte: Gjithësejt 17 medalje, prej tyre 9 medalje... Vazhdo

October 9, 2016  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Klubi i Taekwondo-së arriti 17 medalje për Ulqinin
Tags:

Tirana “bekon” koalicionet shqiptare në Malë të Zi – Video
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati inkurajoi shqiptarët e Malit të Zi të shprehin vullnetin për 3 koalicionet shqiptare: “Me një qëllim”, “Shqiptarë të Vendosur” dhe koalicioni “Lidhja Demokratike Shqiptare”, për të siguruar një përfaqësim më të mirë shqiptarë dhe rritjen e mëtejshme të të zgjedhurve në Parlamentin e ri. Ai priti në një takim përfaqësuesit e koalicioneve të partive politike shqiptare në Malin e Zi. Biseda u fokusua mbi gjendjen e shqiptarëve në Malin e Zi, si dhe u shkëmbyen pikëpamje... Vazhdo

October 8, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Tirana “bekon” koalicionet shqiptare në Malë të Zi – Video
Tags: