Lajmet / Vijesti

Shota Baraliu: Shqiptarët e Kosovës kanë racë sllave – Video
Aktorja dhe këngëtarja kosovare, Shota Baraliu mendon se shqiptarët e Kosovës kanë racë sllave. Baraliu në emisionin e Kastro Zizos, i pyetur nga ky i fundit pse femrat kosovare i kanë gjokset e mëdha ajo është përgjigjur se “ne jemi si racë sllave dhe jemi në përgjithësi kështu më të mëdha”, ka thënë Baraliu, përcjell ORAinfo. I pyetur nga moderatori i emisionit se si është e mundur që shqiptarët të kenë racë sllave, ajo është munduar të arsyetohet se shumë shqiptar janë të martuar me boshnjake... Vazhdo

March 14, 2016  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Shota Baraliu: Shqiptarët e Kosovës kanë racë sllave – Video
Tags:

Ulqin: Mjedisorët të shqetësuar për kërkimet e naftës dhe gazit – Video
Paralajmërimet për nisjen e kërkimeve të naftës dhe gazit në bregdetin e Ulqinit kanë shkaktuar reagime të shumta te ambientalistët e Malit të Zi dhe të Ulqinit. Ata shprehin shqetësimin se kërkimet e tilla janë tejet të rrezikshmedhe me pasoja katastrofale për turizmin e Ulqinit dhe për mirëqenien e qytetarëve.Shoqatat më të njohura ambientaliste të Malit të Zi kanë paralajmëruar organizimin e protestave kundër kërkimeve në bregdetin e Ulqinit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj  përgatiti kronikën. VAO  Vazhdo

March 13, 2016  :: Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Ulqin: Mjedisorët të shqetësuar për kërkimet e naftës dhe gazit – Video
Tags:

Nënshkruhet marrëveshja e “koalicionit në të gjerë” në Ulqin
Gjate dites se sotme  prane Komunës se  Ulqimit u be nënshkrimi i marrëveshtjes në mes subjekteve shqiptare dhe Partisë Demokratike të Socialistëve, ku si rezultat i krizes së thellë poltike te ketyre koheve te fundit,përsëri erdhi deri tek rikompozimi i pushtetit, raporton portali TV Teuta. Edhe pse nga fillimi i funksionimit të pushtetit aktual, nuk priteshin rezultate konkrete, ajo u deshmua me krizën e shkaktuar kohëve të fundit, si politike ashtu edhe qeverisëse.Te pranishim gjate nenshkrimit te marreveshjes ishin... Vazhdo

March 13, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Politika :: Comments Off on Nënshkruhet marrëveshja e “koalicionit në të gjerë” në Ulqin
Tags:

Ju ” disa  burra politikëbërës” në Ulqin
Nuk mundem dhe nuk dua ma të ju mallkoj në heshtje Ju ”disa burra politikëbërës” në Ulqin , që pa pardon po shkelni në emer të politikës GRUAN që u tregua e suksesëshme në çdo lami të jetës po edhe në politikëbërje dhe VENDIMMARRJE për të mirën e shoqërisë. Dua të flasë me zë se ja kam borxh nënës, motrës dhe bijës time, por edhe të gjitha GRAVE tjera të nderuara. Ju “disa burra politikëbëres” në Ulqin shumë po i frigoheni suksesit të GRUAS . Ju po mundoheni në çdo mënyr t’ia “PERDREDHNI... Vazhdo

March 12, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Opinione :: Comments Off on Ju ” disa burra politikëbërës” në Ulqin
Tags:

Ulqinaku Arbër Seferi aktor i ri në vidioklipin e Dafina Zeqirit “Liri”
Duke kërkuar diçka e gjeta kete video clip ne youtube, dhe me gezoi shume, kur e pash se si aktori i ri nga Ulqini Arbër Seferi ku ai me gjyshin e vetë  Sabri Saferin morrën pjesë në regjistrimin e video klipit të ri “Liri” e kënduar nga Dafina Zeqiri. Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri ka publikuar klipin e këngës më të re “Liri”. Melodinë dhe muzikën e ka realizuar Dafina ndërsa për produksionin është përkujdesur Mixey. Tekstin e ka shkruar Arianit Palaj – Nito. Kënga duket se është pëlqyer shumë... Vazhdo

March 12, 2016  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Ulqinaku Arbër Seferi aktor i ri në vidioklipin e Dafina Zeqirit “Liri”
Tags:

OT e Ulqinit në panairin e Berlinit 09 – 13.03.2016
Në panairin ndërkombëtar të Berlinit ITB 2016 që po mbahet prej 9 deri me 13 mars, Organizata Turistike e Ulqinit , është duke marrë pjesë në stendën e Organizatës Nacionale të MZ. Këtë panair e vizitojnë rreth 180.000 vizitues, prej të cilëve 113.000 janë profesional nga dega e turizmit, si dhe rreth 11.000 kompani dhe firma prej 180 vendeve, kështu që me plot bindje mund të themi që ky është njëri ndër panairet më të fortë në botë. Në stendën e organizuar të ONT marrin pjesë edhe organizatat lokale... Vazhdo

March 10, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam :: Comments Off on OT e Ulqinit në panairin e Berlinit 09 – 13.03.2016
Tags:

Nail Draga: Koha e mediokreve
Ese Periudha posmoniste e njohur si e tranzicionit dëshmoi në mënyrë transparente gjendjen e përgjithshme shoqërore, duke përfshi edhe krizën morale ku sinonim janë mediokrit të cilët janë bërë virus shoqëror për çdo mjedis në hapësirën etnogjeografike shqiptare, ku përjashtim nuk bëjnë as shqiptarët në Mal të Zi Dr.Nail Draga Ne mjedise të ndryshme në periudhën e tranzicionit në vendet e ish kampit socialist janë duke u manifestuar kriza të ndryshme. Te gjithë jemi dëshmitarë se janë te pranishme kriza... Vazhdo

March 10, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Opinione :: Comments Off on Nail Draga: Koha e mediokreve
Tags:

Axhemoviqi: Paraja publike po keqmenaxhohet, populli ka dejt ta dije
Keq menaxhimi apo edhe keqpërdorimi i fiancave të Komunës është një temë që me vite trajtohet në opinionin publik, duke shkaktuar përplasje të vazhdueshme politike, raporton portali TV Teuta. Kjo sidomos  vitet e fundit kur presioni i qytetarëve për të mësuar se ku shkojnë taksat e tyre  po rritet dita ditës. Në lidhje me transparencën e financave të Komunës, dhe çka mund të bëhet më shumë që qytetarët të kenë njohuri më të madhe se ku shkojnë paratë e tyre, ish sekretari për financa Valdet Axhemoviq... Vazhdo

March 9, 2016  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Axhemoviqi: Paraja publike po keqmenaxhohet, populli ka dejt ta dije
Tags:

Nika: A pritet që koalicioni i gjërë – të çojë ekspertat (patriotat) në pushim të merituar…?!
Shkruan Muhamet Nika Sipas ndarjes së pushtetit të ri që pritet të ndodhë në Ulqin ata të cilët do ta pësojnë më së shumti në koalicionin e gjerë do të jenë vetë ekspertat e Forcës të cilët do të shkojnë në pushim të merituar. Sipas një sheme të ndarjes së pushtetit me përqindje e që qarkullon në qarqet zyrtare , të formuar mbi numrin e këshilltarëve ku DPS- ka 9 këshilltarë(33% pushtet ), Forca 8 këshilltarë(30% pushtet), Pd 7këshilltarë(26% pushtet) Udsh 3 këshilltarë(11%), gjithësejt 27 këshilltarë,... Vazhdo

March 8, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Opinione :: Comments Off on Nika: A pritet që koalicioni i gjërë – të çojë ekspertat (patriotat) në pushim të merituar…?!
Tags:

Nika: Vizita te Nishani  dhe “Kthimi në vitin zero…” ?!!    (II)
Kuptohet që mos pasja e platëformës unike, për shqiptarët në Mal të Zi, të cilën liderët u zotuan se do ta bëjnë para Nishanit , si rast(fenomen) shihet se KA NGJARË SI REZULTAT I MUNGESËS SË NJË ANGAZHIMI TË KORDINUAR të ndërsjellë.. Politikanët e kohës së parë,kërkesat e tyre i bazonin thjeshtë në disa deklarat të rastit –sa për të thënë, të lëshuara , gati thuajse ashtu kot, që në kohën kur u bënë “dikushi “ në politikën e Malit të Zi. Këtu më poshtë për të sqaruar këtë, do sjellim... Vazhdo

March 7, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Opinione :: Comments Off on Nika: Vizita te Nishani dhe “Kthimi në vitin zero…” ?!! (II)
Tags: