Lajmet / Vijesti

Aksident i rëndë trafiku, humb jetën ulqinaku Gazmir Mustafiq – Video
Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur e dy të plagosur ka ndodhur pak pas mesnate në Lezhë, aksin e vjetër rrugor ish-Fabrika e Letrës-Ishull Shëngjin. Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 00.25, ku Audi A-4 me targë AA072FC, i drejtuar nga shtetasi Albert Delaj, i cili sipas policisë ka qenë në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin Audi A-6 me targë UL-AS 193 që drejtohej nga shtetasi Gazmir Mustafiç. Si rezultat i  goditjes mjeti me targë UL-AS 193 ka humbur kontrollin... Vazhdo

May 30, 2016  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Aksident i rëndë trafiku, humb jetën ulqinaku Gazmir Mustafiq – Video
Tags:

Gjeloshaj kërkon tërheqjen sa më të shpejt të fjalorit – CANU – Video
Jeni dëshmitarë, që ditëve të fundit me shumë vemëndje kam përcjell çdo shkrim dhe reagim për “rastin e fjalorit” të Akademisë malazeze CANU. Përveç reagimeve nga shqiptarët, në aspketin pozitiv, kemi mundur të lexojmë edhe disa shkrime nga intelektual malazez, si dhe nga Katedra e Gjuhës Malazeze në Centinë, por që ato sipas mendimit tim nuk janë të mjaftueshme, aq më tepër kur ato nuk vijnë nga instancat më të larta shetërore. Poashtu më në fund kemi pasur rastin të lexojmë edhe deklaratën qesharake... Vazhdo

May 29, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region :: Comments Off on Gjeloshaj kërkon tërheqjen sa më të shpejt të fjalorit – CANU – Video
Tags:

Tërmeti i Inva Mulës në Beograd, pritet nga kryeministri Vuçiq – Video
Inva Mula dhe respekti më i madh në Beograd. Duket si sinkronizim shtetëror pritja e saj. Mediat tregojnë një respekt dhe frika më nuk ekziston. Për të treguar se gjithçka është në rregull, pritjen ia bëri kryeministri serb, ndërsa në sallë gjithçka duket gati dhe pritet publiku, fundi dhe duartoroktijet. Por, pas 70 vjetësh në një gjuhë e zë të përbashkët artistët serbë dhe Inva Mula fundin e shfaqjes do ta kenë për fillimin e ri dhe hapat konkretë të bashkëpunimit. Sopranoja e famshme botërisht, pret... Vazhdo

May 29, 2016  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Tërmeti i Inva Mulës në Beograd, pritet nga kryeministri Vuçiq – Video
Tags:

Emina Cunmulaj dje një foto me Donald Trump
Emina Cunmulaj humbet shumë ndjekës – Ja cila është arsyeja Emina Cunmulaj ka postuar dje një foto me Donald Trump, duke shkruar: “Ok!!! Hello Donald!” Ky postim i Eminës mesa duket ka nxitur mërzitjen e një sërë ndjekësish të Instagramit të saj, duke u shprehur madje se tashmë nuk do të jenë më ndjekës të sajët. Ka mjaftuar vetëm një foto, për të krijuar një mllef të fansave të saj, që e ndiqnin dhe e komentonin prej kohësh. Sigurisht që ka edhe disa komente pozitive, por ai që mbizotëron është... Vazhdo

May 27, 2016  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Emina Cunmulaj dje një foto me Donald Trump
Tags:

Në Ulqin njerëzit lahen në det
Sot në orët e mesditës në plazh të vogël të Ulqinit ashtë vrejtur një numër i madhë pushuesish,  duke zgjedhur që të laheshin në det pasi nuk duan që të humbasin as edhe një ditë nga pushimet e tyre. Ditët të nxehta do të vazhdojn duke  përfshirë edhe vendet e tjera të bregdetit Malazias. Foto: Ismet Karamanaga Facebook    Vazhdo

May 27, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam :: Comments Off on Në Ulqin njerëzit lahen në det
Tags:

Bregdeti i Ulqinit, perla e rrezikuar nga plehrat + Foto
Deti përplot mbeturina! Nën iniciativën e Shoqatës së Komunave, organizuar nga NP “Veprimtaritë Komunale”, në bashkëpunim me Zyrën për Marëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte, vazhdon pastrimi i vijës bregdetare të Komunës tonë. Në aksion asistuan edhe pronarët e anijeve “Suka” dhe “Teuta”. U pastruan dy plazhe në perëndim të Kalasë, gjegjësisht “Lugu i Xhemiles” si dhe plazhi “Opalike”. Si rezultat i aksionit të pastrimit, u mblodhën rreth 850 kg – kryesisht mbeturina të llojeve... Vazhdo

May 27, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam :: Comments Off on Bregdeti i Ulqinit, perla e rrezikuar nga plehrat + Foto
Tags:

Deputetja shqiptare në Mal të Zi, një zë më shumë në Parlament
Forca e Re Demokratike, Iniciativa Qytetare dhe Lëvizja qytetare “Perspektiva” në Ulqin kanë arritur marrëveshje që mandati i deputetit nga lista zgjedhore “Forca për bashkim” t’i takojë kandidates nga Lëvizja qytetare “Perspektiva”, Zana Sarvan. Lajmin e ka bërë të ditur Iniciativa Qytetare, nëpërmjet një komunikate. Sarvan është drejtore e Organizatës turistike të Ulqinit. Deri më tash këto parti politike shqiptare nuk ishin pajtuar se kush do të përfaqësonte interesat e shqiptarëve në Parlamentin... Vazhdo

May 26, 2016  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Deputetja shqiptare në Mal të Zi, një zë më shumë në Parlament
Tags:

Vendimi i Gjykatës: Forca duhet t’i paguajë Sinishtajt 24 mijë euro
Para Gjykatës themelore në Ulqin ka përfunduar kontesti në bazë të padisë të cilën kundër Forcës së re demokratike e kanë dorëzuar Iniciativa qytetare (IQ) nga Tuzi dhe funksionari i lartë i këtij grupimi politik Vasel Sinishtaj, raporton portali Ul.info. Siç mëson Portali Ul-info, pjesërisht është miratuar kërkesa paditëse në bazë të cilës Forca duhet t’i paguajë rreth 10 mijë euro IQ-së, sa ishte e detyruar sipas marrëveshjes së koalicionit, dhe rreth 14 mijë Sinishtajt. Padia kishte të bënte edhe... Vazhdo

May 26, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Vendimi i Gjykatës: Forca duhet t’i paguajë Sinishtajt 24 mijë euro
Tags:

Fillojnë punimet e Elektro-Ekonomisë në Ulqin
Të hënën fillojnë punimet në instalimin e kabllove Ditën e hënë Elektroekonomia e Malit të Zi do të fillojë punimet në  instalimin e kabllove në disa pjesë të qytetit tonë me qëllim të përmirësimit të furnizimit me energji elektrike – kështu u ra dakort në takimin që u zhvillua  ndërmjet kryetarit të komunës Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorëve të tij nga  njëra anë dhe zyrtarëve të lartë të Elektroekonomisë nga ana tjeter. Punimet do të përfshijnë rrugët nga ndërtesa e Elektrodistribucionit... Vazhdo

May 26, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events :: Comments Off on Fillojnë punimet e Elektro-Ekonomisë në Ulqin
Tags:

Banorët e Shtojit i ankohen kryetarit Cungu
Udhëheqësit komunal takohen me banorët e Shtojit Në kuadër të takimeve që kryetari i Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij  po organizojnë me banorët e bashkësive lokale në prag të sezonit turistik stacioni i rradhës ishte në Bashkësinë lokale të Shtoit.   Disa dhjetra qytetarë kishin ardhur në takimin me kryetarin Cungu ku për afër tre orë u trajtuan një sërë çështjesh që preukupojnë banorët e atjeshëm, por edhe  komunën.   Kryetari i Komunës Nazif Cungu dhe me këtë takim përsëriti... Vazhdo

May 25, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Banorët e Shtojit i ankohen kryetarit Cungu
Tags: