Reportazh / Reportaža

Malin e Zi kriza ekonomike e zhyt në pasiguri
Komunës më të pasur të Malit të Zi i është dashur të ndalë ndërtimin në një nga vendpushimet kryesorë të saj për mungesë të fondeve. Vetëm disa javë përpara sezonit kryesor turistik, qyteti i Petrovacit nuk i ngjan fotografive të shkëlqyera në kartolina, po në vend të kësaj përbëhet nga një shëtitore gjysmë e mbaruar, plazhe të papastruar dhe rrugë të pluhurosura. Eshtë e pasigurtë se sa duhet të presë qyteti që t’i kthehet begatia. Komunës së Budvës nuk i del të paguajë firmat ndërtimore... Vazhdo

May 8, 2009  :: Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Malin e Zi kriza ekonomike e zhyt në pasiguri
Tags: , , , , ,

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi dhe shqiptarët
Diskursi politik Në zgjedhjet e 29 marsit të këtij viti, subjektet politike shqiptare fituan katër deputetë, duke përseritur vitin 1990 dhe 1996, por me të drejtë bëhet pyetja sa do të jetë koordinimi i tyre në favor të senzibilizimit të opinionit në lidhje me avancimin e pozitës dhe statusit të shqiptareve në Mal të Zi, duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me një strukturë të pushtetit që ndaj çështjes së pakicave vazhdimisht ka pasur qasje utilitare, duke hezituar për të respektuar normat ligjore vendore... Vazhdo

May 2, 2009  :: Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi dhe shqiptarët
Tags: , , , ,

Perkaj: Dita kur Koha Javore nuk doli në shitje
Një ëndërr e keqe Koha Javore si suvenir Ndodhi një gjë pa precedencë. Për të parën herë për shtatë vjet, më 16 prill 2009, Koha Javore nuk doli nga shtypi. Dy ditë më vonë, të shtunën, pasi që e shikova edicionin e emisionit të TV MZ në gjuhën shqipe “Mozaiku” dhe intervistën dramatike të gazetarit me kryeredaktorin e KJ, Salaj, isha e gatshme që kopertinën e numrin e fundit të kësaj gazete ta vë në kornizë, dhe ta vari në mur, si suvenir. Kriza dhe Koha Javore si nënfletë Ku ishte fjala? Ishte planifikuar... Vazhdo

April 27, 2009  :: Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Perkaj: Dita kur Koha Javore nuk doli në shitje
Tags: , , , , , , , , ,

Gjokaj: Shkelja e të drejtës në informim,rrezikon ruajtjen e identitetit
Në kohën kur Mali i Zi duhet të ngritë kapacitetet e veta juridike mbi respektimin e të drejtave të pakicave, në kuadër të së cilës është edhe e drajta për informim në gjuhën e pakicave, merret një vendim i cili bie në kundërshtim më parimet e Këshillit të Europës dhe me parimet e rekomanduara nga Bashkimi Europian si kusht apo standard që duhet përmbushur një shoqëri që pretendon të integrohet në këtë familje të shteteve të zhvilluara. Pikërisht në këtë kohë Qeveria e Malit të Zi (Ministria e Financave)... Vazhdo

April 27, 2009  :: Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Gjokaj: Shkelja e të drejtës në informim,rrezikon ruajtjen e identitetit
Tags: , ,

Mali i Zi përkujton 30 vjetorin e tërmetit katastrofal
Mali i Zi sot shënon 30-të vjetorin e tërmetit katastrofal që ndodhi më 15 prill të vitit 1979, ku humbën jetën 101 persona, ndërsa mbi 1.000 të tjerë u lënduan. Tërmeti ishte me fuqi prej 7 ballë të Rihterit, ndërsa rajonet më të goditura ishin qytetet përgjatë bregdetit malazez. Ndryshe, tërmeti i paradokohshëm në Itali, në të cilin humbën jetën rreth 300 njerëz, rriti druajtjet në Mal të Zi se do të mund të ndodh tërmet i ngjashëm në këto vise. Bota Sot  Vazhdo

April 16, 2009  :: Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Mali i Zi përkujton 30 vjetorin e tërmetit katastrofal
Tags: , ,

Koalicioni Shqiptar “Perspektiva”Vota e pastër dhe e ndërgjegjshme
Për fat të keq, një pjesë e elektoratit ende nuk e ka të qartë se ato investime momentale dhe provizore që bëhen sa për sy e faqe,bëhen mu me djersën dhe mundin e tyre. Kështu ndodh që votuesi me djersën e vet shet të drejtën e votës së lirë. Mendoj se është një papërgjegjësi e madhe e atij që i prin kësaj loje me elektorat dhe vullnetin e lirë të votës. Prandaj disa prej “fituesve” në këto votime të mos e ngrenë kokën lart sepse fitorja e tyre është fitore e kanalizuar, e kushtëzuar dhe kurrsesi... Vazhdo

April 14, 2009  :: Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Koalicioni Shqiptar “Perspektiva”Vota e pastër dhe e ndërgjegjshme
Tags: , ,

Dielli nuk mund të zihet me shoshë
Disa nga përfaqësuesit e Shoqatës “Atdheu na bashkon” shkuan aq larg saqë, përmes një (e)misioni të veçantë propagandistik (edhe dy tekste autoriale në numrin e kaluar të “Kohës javore”, që po i anashkalojmë kësaj radhe), publikisht u prononcuan kundër Listës Shqiptare dhe LD-së, duke i fyer ata me fjalë tejet të rënda (“i turpërohem Listës Shqiptare”, thotë njëri nga personazhet e këtij pamfleti politik-elektronik) edhe pse, si Shoqatë, LAB-i ishte krijuar dhe zotuar për të ruajtur neutralitetin... Vazhdo

April 14, 2009  :: Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Dielli nuk mund të zihet me shoshë
Tags: , , ,

Pse janë të përçarë shqiptarët e Malit të Zi
Zgjedhjet Parlamentare të 29 marsit në Mal të Zi po afrojnë. Në prononcimet e mëposhtme, dy kryetarët e partive kryesore të shqiptarëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre atje, deputeti Ferhat Dinosha, Kryetar i Unioni Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) dhe Nikollë Camaj, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve (LDSH), shprehen për specifikat e ligjit elektoral malazez, përçarjen që ekziston në aspektin politik tek shqiptarët në Mal të Zi si dhe për mënyrën më efikase, sipas tyre, për marrjen e një numri optimal... Vazhdo

April 13, 2009  :: Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Pse janë të përçarë shqiptarët e Malit të Zi
Tags:

Partitë shqiptare fitojnë katër deputetë
Përkundër përçarjes dhe numrit të madh të listave zgjedhore të partive dhe koalicioneve shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 29 marsit Pas përçarjes së disa partive shqiptare dhe numrit të madh të listave zgjedhore shqiptare për zgjedhjet parlamentare të 29 marsit (nga 16 lista, pesë ishin shqiptare), edhe optimistët më të mëdhenj nuk kishin besuar se shqiptarët do të arrinin të fitonin katër deputetë nga pesë sa zgjedhen nga vendvotimet ku jetojnë shqiptarët. Prandaj, rezultatet e zgjedhjeve parlamentare... Vazhdo
Zgjedhjet parlamentare 2009-Gjuha e matematikës
Zërat që mund të dëgjohen nga radhët e Aleancës së Re se edhe kjo punë do të harrohet, do të ftohen deri në zgjedhjet e ardhshme nga populli mendoj se nuk pi ujë. Anamalasit me siguri që do ta pyesin z. Hollaj se ku është deputeti i Anës së Malit, z. Gjekaj, ku është deputeti apo ministri i Anës së Malit, e kështu me radhë. Gjërat po t’i lësh të ftohen siç mendojnë disa nuk mund të ndodhin, sepse po t’i lejosh që gjërat të ftohen ato mërdhasin fare. Ligji i dytë i termodinamikës thotë: me kalimin... Vazhdo