Skender Elezaga: Politikanët tanë janë servilë ndaj Gjukanoviqit
Vizita e kryeministrit Millo Gjukanoviq është dhurata ma e madhe të cilën kanë mundë ta paramendojnë partitë opozitare në Ulqin, në fillim të finales së fushatës parazgjedhore, për zgjedhjet e tetorit, raporton gazeta Koha Javore. Jo vetëm deklaratat por edhe vet qëndrimi dhe mimikat e pjesmarrësve, e zbuluan deri në fund nivelin e servilizmit të përfaqsuesve të partive nacionale, partnerëve të PDS në nivelin shtetror dhe lokal. Gjukanoviqi haptazi dhe publikisht i tha, në fytyrë qytetarëve të Ulqinit se ai... Vazhdo

September 16, 2016  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Skender Elezaga: Politikanët tanë janë servilë ndaj Gjukanoviqit
Tags:

Mali i Zi nënshkruan një marrëveshje për kërkimin e naftës në Ulqin
Qeveria e Malit të Zi dje ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë italo-ruse, për kërkimin e naftës në bregdetin e Malit të Zi, gjegjësisht 4 blloqet e kërkimit në territorin e Komunës së Ulqinit, raporton portali TV Teuta. Në emër të qeverisë marrëveshja u nënshkrua nga ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq, kurse nga kompania italo-ruse Karlo Vito Ruso dhe Andrej Popov. Nga qeveria kjo marrëveshje është cilësuar si një mundësi e mirë për fillimin e një periudhe të re në industrializimin e vendit dhe shfrytëzimin... Vazhdo

September 15, 2016  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Mali i Zi nënshkruan një marrëveshje për kërkimin e naftës në Ulqin
Tags:

Green Home: Hulumtim për naftë në Ulqin rrezik për gjeneratat e ardhshme – Video
Nënshkrimi i kontratës për puset e naftës në Ulqin është dënim me vdekje ndaj biodiversitetit në det dhe rrezik për gjeneratat e ardhshme, vlerësohet nga koalicioni “Një Adriatik” (Jedan Jadran), raporton portali Ul.info. Ky koalicion përfshinë disa organizata joqeveritare dhe shoqata ekologjike nga të gjashtë vendet të cilët ndajnë detin Adriatik. Natasha Kovaçeviq nga “Green Home” tha në konferencë për shtyp të mbajtur sot në marinën e Tivarit se ky projekt është i dëmshëm dhe i rrezikshëm, si dhe... Vazhdo

September 14, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Green Home: Hulumtim për naftë në Ulqin rrezik për gjeneratat e ardhshme – Video
Tags:

Nesër fillon edicioni i dytë i Festivalit të filmit “Seanema”
Ulqin, 14 shtator 2016 – Edicioni i dytë i Festivalit të filmit “Seanema” do të fillojë nesër në ora 19.00 në Plazhin Otrant. Në hapjen e edicionit të dytë do të thonë fjalën e tyre përshëndetëse Kryetari i Komunës Ulqin, z. Nazif Cungu,  z. Bix Aliu – Zëvendës Ambasadori i SHBA-ve, regjisori i mirënjohur malazez, z. Nikolla Vukçeviq dhe drejtorja e këtij festivali, znj. Drita Llolla. Gjatë natës së parë do të shfaqen dy krijime kinematografike të zhanrit dramë, filmi “Suffragette” i cili trajton... Vazhdo

September 14, 2016  :: Kulturë / Kultura, Ngjarjet - Events :: Comments Off on Nesër fillon edicioni i dytë i Festivalit të filmit “Seanema”
Tags:

Nika: Vërtetë a u varros përfundimisht ullishta – Gjiri  i  Valdanosit….?!!!
Shkruan Muhamet Nika Inshalla  e ruan  vetë emir – ZANI (ZOT) I TIJ- VALDANUS…,  që greqisht  (pellazgjisht )  do të thotë  LUGINË  E QETË- “ DOLINA MIRA…”?! Se këta të Forcës , e të Urës,  bashkë me gjithë…., e kishin shitë edhe njëherë për ta  pambrojtur si dikur…, në “emër të popullit …. “ ?!!! Sipas  kësaj fotografie  të Valdanosit që shpërndau  “Ura” në reagim, përveç  tjerash  thanë   se kryetari Cungu, po e ma  të fshehur  planin hapësinor urbanistik... Vazhdo

September 13, 2016  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Nika: Vërtetë a u varros përfundimisht ullishta – Gjiri i Valdanosit….?!!!
Tags:

Forumi Rinor: “Të festojmë së bashku”, në Ulqin dhe Katërkollë
Ditën e Enjte në Katërkollë dhe të Premtën në Ulqin, Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës realizoi kampanjën me moton “Të festojmë së bashku”, i cili realizohet për të tretin vit me radhë në prag të festës së Kurban Bajramit. Me anë të këtij aktiviteti aktivistët dhe aktivistet e Forumit Rinor të Xhamisë së Klleznës, treguan dhe uruan qytetaret e pranishem dhe kalimtarët e rastit duke e ndarë së bashku gëzimin dhe festimin e kësaj feste madhështore përmes ndarjes së mesazheve hyjnore Islame, duke... Vazhdo

September 11, 2016  :: Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events :: Comments Off on Forumi Rinor: “Të festojmë së bashku”, në Ulqin dhe Katërkollë
Tags:

Zeneli: Kush ende iu beson përrallave të Gjukanoviq-it ?
(Vizita e kryeminstrit malazez në Ulqin-pjesë e fushatës parazgjedhore, asgjë më tepër !) Nga Xheladin Zeneli Me 6 shtator 2016 kryeminsitri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq vizitoi komunën e Ulqinit ku pati takime me kryetarin e kësaj komune dhe me zyrtarët e tjerë të saj. Vizita e kryeministrit të Malit Zi vjen dy vite e gjysmë pas zgjedhjeve lokale në këtë komunë, zgjedhje këto që nxitën reagimin e atëherëshëm të ashpër të kryeministrit Gjukanoviq. Ju rikujtojmë se pas zgjedhjeve të fundit lokale,të cilat... Vazhdo

September 10, 2016  :: Bota :: Comments Off on Zeneli: Kush ende iu beson përrallave të Gjukanoviq-it ?
Tags:

LDMZ: Urim me rastin e 26-vjetorit
Të nderuar anëtare dhe anëtarë të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Të nderuar përkrahës të këtij rrugëtimi të gjatë më se një çerek shekulli, të nderuar qytetarë, të nderuar bashkatdhetarë, Zonja dhe zotërinj,   URIME TË PËRZEMËRTA ME RASTIN E 26-VJETORIT TË LIDHJES DEMOKRATIKE në MAL ZI!   Të përkujtojmë kur më 9 shtator 1990 përfaqësuesit shqiptarë nga trevat shqiptare stërgjyshore, sot në Malin e Zi,  u mblodhën në Tuz të Malësisë dhe formuan partinë e parë politike – Lidhjen Demokratike... Vazhdo

September 9, 2016  :: Shoqëria / Društvo :: Comments Off on LDMZ: Urim me rastin e 26-vjetorit
Tags:

Intervistë me Arqipeshkvin e ri të Tivarit Rrok Gjonlleshaj
Shenjtërimi  i Nënë Terezës  është ngjarje  e veçantë e gjithë botës   Gjekë Gjonaj Papa Françesku më 5 prill 2016 Ju ka emëruar arqipeshkëv në Arqipeshkvinë e Tivarit. Pas një kohe të gjatë pune në Kosovë në çfarë mënyre e përjetuat emërimin Tuaj  për arqipeshkëv të Tivarit, nga prijësi i Kishës Katolike të Vatikanit? Rr. Gjonlleshaj: Po, më 5 prill 2016. Ati i shenjtë, Papa Françesku më emëroi për Argjipeshkëv në Argjipeshkvinë e Tivarit. Për mua, zgjidhja ime ishte e papritur, duke pasur... Vazhdo

September 1, 2016  :: Intervista / Intervju :: Comments Off on Intervistë me Arqipeshkvin e ri të Tivarit Rrok Gjonlleshaj
Tags:

Festivali i Parë Ndërkombëtar i Muzikës në Ulqin
Festivali i parë ndërkombëtar i muzikës në Ulqin bën debutimin e tij të premten , 9 Shtator  deri të dielen 11 Shtator 2016,  në mjedise të ndryshme skenike të qytetit  bregdetar të Ulqinit. Ky festival do të shfaqë talentet e shquara të muzikantëve Ballkanas si dhe të artistëve të njohur ndërkombëtarisht nga e gjithë bota. Këtë vit festivali do të paraqesë artist nga Mali Zi si, sopranon Gjylie Pelingu dhe pianisten Iliriana Gjoni, gjithashtu pianisten nga  Serbia Natasha Mitroviq si dhe grupin muzikor nga... Vazhdo

August 30, 2016  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Festivali i Parë Ndërkombëtar i Muzikës në Ulqin
Tags: