Delegacioni i UDSH-së nga Ulqini,përcjellin Arbën Xhaferin
Ulqin,më 17.08.2012 Në pallatin e Kulturës në Tetovë më 16 gushtë u mbajt mbledhja komemorative ku u përkujtua jeta dhe vepra e ish Kryetarit të PDSH-së z.Arbën Xhaferi . Në mbledhjen komemorative morën pjesë shumë anëtarë, qytetarë dhe miq nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe përfaqësues të lartë të partive politike nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi etj. Të pranishëm në përcjelljen e fundit për Arbën Xhaferin ishin dhe lideri i UDSH-së, Mehmed Zenka, i shoqëruar nga Ministri për të drejtat... Vazhdo

August 18, 2012  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Delegacioni i UDSH-së nga Ulqini,përcjellin Arbën Xhaferin
Tags: ,

FDI organizon protestë në Vuksanlekaj
 Lajmërim Forumi Demokratik për Integrim më datën 4 gusht 2012, organizon protestën kundër diskriminimit më ç’njerëzor që Partia në pushtet së bashku me satelitët e saj po u bën shqiptarëve duke tentuar që përmes plaçkitjes së pronës (tokës) t’i largojë njëherë e përgjithmonë nga trojet e tyre etnike autoktone. Këtë sulm ndaj tokave tona e përjetojmë jo vetëm si plaçkitje të tokës por, edhe si sulm armiqësor, që ka për qëllim spastrimin etnik të shqiptarëve nga tokat e tyre stërgjyshore. Siç... Vazhdo

July 31, 2012  :: Shoqëria / Društvo :: Comments Off on FDI organizon protestë në Vuksanlekaj
Tags:

Hotel Mediteran ofron komoditet për turistët
Mijëra turistë nga anë të ndryshme të Evropës, e më gjerë, kanë vërshuar plazhet e Ulqinit. Institucionet, hotelet, plazhet  restorantet e individët kanë përgatitur me kohë  të gjitha ofertat për të realizuar një sezon  të suksesshme turistike në Ulqin. Plazhi i Ulqinit edhe më tutje mbetet njëri ndër plazhet më të frekuentuar nga qytetarët dhe diaspora e Republikës së Kosovës. Po ashtu njëri ndër hotelet me të preferuara në Ulqin mbetet Hotel Mediterani.  Është I vendosur në qytetin piktoresk në... Vazhdo

July 30, 2012  :: Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam :: Comments Off on Hotel Mediteran ofron komoditet për turistët
Tags:

Dështon shitja e kripores – Kuvendi vendos, prodhimin e kripës
Në tenderin  për shitjen e Kriporës së Ulqinit, nuk është paraqitur asnjë kompani, njoftoi e përditshme “Mina”. Tenderi për për Kriporen e Ulqinit, ka dështuar sërish pasi që në të nuk ka pasur të interesuar deri dje , kur ka përfunduar afati për dorëzimin e ofertave, ka njoftuar kompania ”Eurofond”. Tenderi për shitjen e kripores së Ulqinit doli në shitje me çmimin prej 257,8 milionë euro,ku u paraqitë 15 hektar tokë,të blerë para ca kohëve me çmimin 800 mijë euro,ku pronari i shumicës së... Vazhdo
Ulqini e Vilipoja, në garë për turistët nga Kosova
Shkodër-Velipojë, 23 korrik –  Velipoja dhe Ulqini janë vënë në garë se kush të tërheqë më shumë turistë nga Kosova. Ulqini pas vitit 1999 nuk është më destinacioni kryesor, madje i vetëm i qytetarëve nga Kosova, pasi hapja me vendin e konsideruar amë, Shqipërinë, u ka krijuar qytetarëve nga Kosova të kenë edhe mundësi të tjera zgjedhje për pushime, ku fillimisht Durrësi e më pas Golemi, Mali i Robit e Velipoja janë destinacione turistike të pushuesve nga Kosova, shkruan sot korrespondenti i “Kohës... Vazhdo

July 23, 2012  :: Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti :: Komente (4)
Tags:

Telegram ngushellimi familjes Podrimja nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve  Ulqin
TELEGRAM NGUSHËLLIMI me rastin e ndarjes nga jeta të poetit Ali Podrimja Vdekja e poetit dhe shkrimtarit Ali Podrimja përbën një humbje të madhe jo vetëm për kulturën shqiptare, por edhe për atë ndërkombëtare. Autori i vargjeve emblematike kishte një dashuri të veçantë për Ulqinin dhe ishte mysafir i rregullt i ngjarjeve kulturore që i organizonte Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, posaçërisht i manifestimit letrar “Kalimera Poetike”. Poeti Ali Podrimja dha një kontribut të jashtëzakonshëm... Vazhdo

July 23, 2012  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Telegram ngushellimi familjes Podrimja nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve Ulqin
Tags: ,

Gjendet i pajetë në Francë poeti Ali Podrimja
PRISHTINE – Është gjetur në Francë trupi i pajetë i poetit të mirënjohur kosovar, Ali Podrimja, i cili konsiderohej i humbur prej 18 korrikut. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet franceze, të cilat kanë komunikuar me ministrin e Jashtëm kosovar Enver Hoxhaj. Mediat franceze bëjnë të ditur se trupi i pajetë i poetit është gjetur sot në orën 14:30, pa shenja dhune, në një zonë malore, 4 kilometra larg qytetit Lodeve, ku zhvillohej festivali i poezisë. “Organizatorët e festivalit “Voice of the Mediterranean”... Vazhdo

July 22, 2012  :: Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Gjendet i pajetë në Francë poeti Ali Podrimja
Tags:

Aktualisht mbi 100 mijë pushues në Ulqin
Plazhi i Ulqinit edhe më tutje mbetet njëri ndër plazhet më të frekuentuar nga qytetarët dhe diaspora e Republikës së Kosovës. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka treguar se janë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e turistëve, të cilët i ka siguruar se kushtet janë përmirësuar dukshëm, kurse çmimet nuk janë ngritur. Mbi bazat e të gjitha parametrave vlerësuese, Ulqini jeton me mbi 100 mijë pushues jo vetëm nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, si dhe të vendeve për rreth, por ka edhe turistë... Vazhdo
Nazif Cungu reagon ndaj deklaratave të Selim Resulbegoviqit
Ulqin, 08.07.2012 Nuk kem për qëllim vazhdimin e polemikës në media me z. Resulbegoviq, e cila me paraqitjet e tija ka marrë tone të pahijshme dhe merret vetëm me sulme personale, nënvlerësim të karakterit dhe bindjeve të mija dhe bashkëpunëtorëve të mi dhe posaçërisht me nëpërkëmbjen e institucionit të Kryetarit të Komunës. Këtë nuk duhet ta bëj një partner i koalicionit që është dhe Nënkryetar i Komunës, siç thotë edhe ai vet, bashkëpunëtori i parë i Kryetarit të Komunës. Pas 6 viteve të pushtetit... Vazhdo
Pacolli blen hotelin “Otrant” në Ulqin
Kompania “Mebetex” ka shprehur interesim për ta blerë hotelin “Otrant”, në plazhin e Ulqinit. Lajmin e kanë konfirmuar kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu dhe Selim Pacolli nga “Mabetexi”. Kryetari Cungu ka thënë se zyrtarët dhe qytetarët e Ulqinit ndjehen shumë të lumtur që ka interesim nga biznesmenët e Kosovës për të investuar në këtë komunë me shumicë shqiptare. “Komuna dhe të gjithë qytetarët e Ulqinit presin me padurim të vijnë bizneset kosovare ta zgjerojnë aktivitetin biznesor dhe... Vazhdo

July 8, 2012  :: Ekonomia / Ekonomija :: Komente (1)
Tags: ,