adi

Adi : Ti duhet të fitosh
29/03/09 02:57 Bjordi është mërzitur për daljen e Liritës nga shtëpia e Big Brother. Ai ka qarë më pas në dhomën e gjumit. Adi i ka thënë se ai duhet të bëhej i fortë, duhet të shihte përpara dhe jo prapa. Ai ka shtuar se edhe ai e kishte dashur Liritën dhe ishte mërzitur për daljen e saj, sepse ajo nuk e meritonte të dilte, por kjo ishte loja dhe Bjordi duhet ta kuptonte këtë. “Unë kam hallin tënd!” – i ka thënë ai, i shqetësuar se kjo gjendje e ulët emocionale, mund të ndikonte për keq tek Bjordi... Vazhdo
Intervista me Liriten – Big Brother Albania 2
Intervista me Liriten – Big Brother Albania 2  Vazhdo
Adi dhe Qetsori bëjnë pakt me Anin
  Humori ynë është pa të keq Dy meshkujt me moshë më të madhe brenda shtëpisë së “Big Brother Albania”, duke njohur karakterin e tyre të prirur drejt batutave me humor, ndoshta edhe të hidhur, janë sqaruar menjëherë me banorin më të ri, Anin. Duke ditur se njëlloj si në jetën jashtë shtëpisë, edhe aty brenda ata nuk do rrinin dot pa bërë ndonjë shaka në lidhje me gjatësinë trupore të Anit, ia thanë atij hapur se gjithçka që ata do të komentonin do të ishte thjesht humor dhe asgjë e keqe. Me shumë... Vazhdo
Adelajda : Bukuria nuk është lojë
26/03/09 15:47 Adi diskuton për ngjyrat e produkteve kozmetike të femrave. Ai thotë që ngjyra rozë nuk e duron dot, por i pëlqen e kuqja që Anjeza kishte lyer buzët. Adelajda i thotë që asaj nuk i shkon ajo lloj e kuqeje. Këtu merr shkas Bjordi për të komentuar atë. Ai thotë:-“Ti nuk ke stil fare, ta them me zemër!” Adi e këshillon Adelajdën që kur të dalë nga “Big Brother” të shkojë në një qëndër estetike, dhe t`ja lë në dorë pamjen e saj një profesionisteje. Anjeza mendon që femra që është më... Vazhdo

March 28, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adelajda : Bukuria nuk është lojë
Tags: , , , , , , , ,

Piceria Big Brother Albania 2
25/03/09 20:41 Banorët për provën e javës duhet të përgatisin pica sipas porosive që do bëjnë njerëzit në nr e tel. 2370740. Gjatë provës ata u kthyen në picajol të vërtetë. Toni ishte kuzhinieri që i ndihmoi në përgatitjen e picave të tyre. Ata i vunë emrin e tyre picave duke i bërë dhe një reklamë. Menuja e picerisë ishte: Qetsori (Pica Margerita) Aida (Pica Katër djathrat) Dritan (Pica Diavola) Mimoza (Pica Vegjetariane) Anjeza (Pica Ton) Lirita (Pica Rukola) Ardjani (Pica Kapricoze) Bjordi ( Pica Katër... Vazhdo
Bjordi : Mimoza nuk duhej të largohej
25/03/09 04:33 Adi, Qetsori dhe Bjordi kanë komentuar largimin e Mimozës nga debati, si veprim që nuk duhej bërë. Sipas Adit, ishte njëlloj si të fitoje në mënyrë të pamoralshme, duke ndjenjur p.sh. nudo nëpër shtëpi. Qetsori e ka pyetur nëse ai mendonte se do të fitonte po të rrinte nudo nëpër shtëpi. “Po të jetë kështu, unë po e bëj një xhiro nesër!” – ka thënë Qetsori me shaka, – vetëm mos më shohi Bika, se do të më kapi me gura!”  Vazhdo
Aida Troka : Seksi dhe Qyteti
25/03/09 00:00 Aida ka propozuar që së bashku me banorët e tjerë të diskutonin temën “Seksi dhe Qyteti”. Fillimisht banorët kanë qenë pak të rezervuar, por më pas kanë nisur të diskutojnë më lirisht. Ata kanë folur e debatuar, herë duke sjellë raste konkrete nga eksperienca e tyre jetësore apo e dikujt që ata njihnin e herë duke folur në prgjithësi, në parim, mbi këndvështrimet e ndryshme të raportit femër-mashkull, të marrëdhënieve seksuale, të rolit që luan mentaliteti shoqëror në gjithë këtë... Vazhdo
Vipat e Big Brother Albania 2
23/03/09 16:55 Banorët improvizojnë një situatë flirtesh. Adelajda dhe Republika janë dy shoqe që shkojnë në një lokal. Aty shikojnë Bjordin dhe Adin të cilët janë të shoqeruar nga Mimoza dhe Lirita, dhe flirtojnë me to. Bjordi luan rolin e menaxherit të Adit, i cili është një nga vipat e “Big Brotheri”, ndërsa Adelajda është një fanse dhe bën si e dashuruar pas tij. Adela duhet të kontaktojë fillimisht me Bjordin për të marrë një autograf të Adit. Më pas Bjordi dhe Mimoza luajnë rolin e vipave të... Vazhdo

March 25, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Vipat e Big Brother Albania 2
Tags: , , , , , ,

Aida: Unë mbroj idetë e mia!
24/03/09 18:39 Mbas drekës Aida dhe Adi merren me larjen e enëve. Ata diskutojnë për lojën që sipas Aidës bëhet brenda në shtëpi. Ajo thotë:-“Unë nuk po bëj lojë, thjesht mbroj idetë e mia!” Sipas Adit asnjë nuk bën stategji , pasi loja që bëhet është shumë e rastësishme. Ai shton se gjëra brenda në shtëpi i duken shumë të vogla, ndonëse ndonjë lojë të momentit mund të ketë. Aida është dakort me këtë gjë dhe shton:-“Strategjia është fjalë e madhe për t`u thënë këtu brend  Vazhdo

March 25, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Aida: Unë mbroj idetë e mia!
Tags: , , , , ,

Republika ndihet e sulmuar
23/03/09 19:37 Republika diskuton për debatin që u krijua në lidhje me djemtë. Ajo thotë që është personi i vetëm që ka treguar më shumë respekt për meshkuj dhe shton:-“Në momentin e parë që Bika thotë dicka e sulmojnë të gjithë.” Adi e kundërshton duke i thënë që nëse do e kishin sulmuar Republikën, do e kishin nominuar. Ajo thotë që një person e krijon vetë respektin tek të tjerët. Adi i thotë që brenda në shtëpi respekti nuk ka munguar nga të gjithë. Republika shprehet e revoltuar nga një batutë... Vazhdo

March 25, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Republika ndihet e sulmuar
Tags: , , , , , ,