adi

Adi: Bjordi është ylli i Bigut
04/04/09 18:02 Anjeza dhe Adi bëjnë një bisedë miqësore në kopësht. Ajo i thotë që jeta duhet shijuar, dhe shton që brenda në shtëpi banorët i mendojnë gjërat më shumë sec duhet. Ajo thotë:-“Bëji gjërat si t`i ndjesh!” Adi i thotë që Bjordi nuk e ka këtë gjë. Ajo e aprovon duke thënë që ai është i vecantë nga të gjithë. Anjeza vazhdon:-“Ai njeri di vetëm të falë dashuri!” Dhe Adi mendon si ajo dhe thotë:-“Ai është ylli i Bigut!” Sipas Anjezës Bjordit nuk ia vlerësojnë veprimet e tij.... Vazhdo
Vipat e diskotekës
04/04/09 14:35 Banorët qëndrojnë në kopësht për të marrë rreze dielli. Adi improvizon skenën e hyrjes në diskotekë të banorëve duke i pezantuar si vipa. Adi prezanton të parin Dritanin dhe thotë:-“Dhe tani gjenerali i ushtrisë, 1-shi i gjatësisë së Big Brother 2 në diskotekë duke mahnitur femrat shqiptare, Dritani!” Banorët duartrokasin të gjithë. Mimoza i sugjeron Adit që të thotë për hyrjen e Qetsorit. Ai thotë:-“ Dhe tani në derën e diskotekës shfaqet me Mazdën e tij kabriolet kuzhinieri më i... Vazhdo
Anjeza: Adi më pëlqen si tip
03/04/09 20:41 Arjoni dhe Anjeza qëndrojnë në kopësht, dhe një bisedë e Adit tërheq vemendjen e tyre. Ajo thotë:-“Adi më kënaq fare!” Sipas Arjonit arsyeja se pse ajo pëlqen Adin është se ai nuk e ka lodhur ende. Ajo i thotë që sipas mendimit të saj ai nuk ka për ta lodhur asnjëherë. Ai thotë:-“Mua më ka ngopur pavarsisht se qesh me batutat e tij!” Ajo i thotë që me Adin ka bërë si biseda për të qeshur , si ato seriozet. Arjoni mendon që ai (Adi) është shumë serioz jashtë, pavarsisht se sillet shumë... Vazhdo
Mimoza : Pse Moza diti ta largojë Bjordin?!
02/04/09 01:23 “Ti asnjëherë s’më ke treguar asgjë!” – i ka thënë Mimoza Adelës, kur Adi i ka thënë asaj (Mozës) që t’i fliste dhe ajo në lidhje me Bjordin. Adelajda i ka thënë se nuk ishte e vërtetë ajo që thoshte Mimoza, por edhe nëse nuk e kishte bërë, arsyeja ishte se Mimoza nuk i merrte seriozisht fjalët e saj, por fillonte ngacmonte. Atëherë Adi ka ndërhyrë duke thënë: “Pse Moza diti ta largojë Bjordin?! Kjo tregon që ti e do!” Adelajda ka thënë se nuk e kuptonte si mund të thoshin të... Vazhdo
Adela dhe Sori : Po e ngacmoj që të reagojë
01/04/09 15:45 Adela shkon të pyesë Sorin nëse kjo që po bën me Adin është lojë apo e vërtetë dhe ai i përgjigjet se është mëse e vërtetë dhe dita e 1 Prillit nuk ka lidhje fare. Adela i thotë se ose kjo është e vërtetë pasi edhe Adi ashtu i tha, ose të dy po bëjnë lojën e seriozit dhe po i vënë të tjerët në lojë. Sori i thotë se me ato që i tha Adi më parë, e ka ofenduar e mërzitur dhe ndaj cdo gjë është serioze. Ai i tregon se ekziston edhe fakti se Adi nuk po tregon se cili është, nuk po del... Vazhdo

April 3, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adela dhe Sori : Po e ngacmoj që të reagojë
Tags: , , , , , , , , ,

Adi : Bjordi është i vecantë
31/03/09 14:10 Adi duke i bërë tualet Adelës, e pyet për marrëdhënien me Bjordin dhe se cfarë vendosën. Adelajda mendon se të dy duhet të gjejnë një zgjidhje për këtë problem. Ajo i tregon se ata janë dy botë të ndryshme dhe secili prej tyre duhet të vazhdojë jetën e vetë. Adi e ngacmon dhe i thotë që pas kësaj ata u puthën apo cfarë dhe Adela ia kthen menjëherë se jo. Adi i thotë se është e dukshme që asaj i ka ikur truri për të, por Adela nuk e pranon këtë gjë. Adi e pyet atë se ndoshta e mendon... Vazhdo
Bjordi : E kam puthur unë
31/03/09 13:23 Adi pyet Bjordin nëse Adela e kishte puthur dhe ai i përgjigjet se ai e kishte puthur atë dhe jo e kundërta. Adi e pyet sërish në lidhje me veprimin e të shtunës. Bjordi i thotë se ajo nuk e pranon që e ka bërë gabim ndërsa Adi i thotë se realisht nuk është gabim, por sipas Bjordit dhe dicka e lehtë nuk është. Adi mendon se me sjelljen e saj në shtëpi, vetëm vetes së vetë i ka bërë dëm. Ai shton se do të ishte mirë që Adela ta diskutonte cdo gjë më parë me Bjordin për vendimet që do të... Vazhdo
Adi : Adelës i ka hipur vetja në qejf
31/03/09 01:45 Adi i ka thënë Bjordit se duhet të sqarohej patjetër me Aelën, për punën e nominimit të tij nga ana e saj. Ai i ka thënë gjithashtu se nuk mund të ndërhynte pa u sqaruar njëherë vet Bjordi me të, sepse do të bënte të njëjtin gabim që Adela kishte bërë me Mimozën, kur ishte shprehur për Adin, pa folur njëherë me këtë të fundit sesi ishte e vërteta, që atij duhet t’i vinte turp për atë që i kishte bërë Mimozës. Adi ka thënë se në mendjen e vet ai e kishte menduar dhe e dinte se çfarë... Vazhdo

April 2, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adi : Adelës i ka hipur vetja në qejf
Tags: , , , , , , ,

Adelajda : Zhuljeta i kishte buzët e bëra
30/03/09 03:22 “Zhuljeta i kishte buzët e bëra, qerpikët e vëna dhe vetullat e pikturuara!- ka thënë Adelajda. Kjo gjë ka shkaktuar shumë habi tek Qetsori që e ka quajtur veten idiot që nuk e kishte kuptuar. “Pse nuk e kishe kuptuar ti?” – e ka pyetur Adelajda. Ai ka thënë se e kishte vënë re që diçka nuk shkonte, por nuk e kishte përcaktuar dot. Adelajda ka treguar se kishte dyshuar që në fillim, por kur e kishte pyetur Zhuljetën dhe ajo i kishte thënë jo, e kishte besuar. Më pas, kishte qenë Aida që kishte... Vazhdo
Bjordi : Moza po na fiton lojën
29/03/09 03:10 Bjordi ka thënë se deri tani, i kishte parashikuar të gjitha daljet nga shtëpia, përveç kësaj të Liritës. Sipas tij, kjo do të thoshte se ai nuk po e ndiqte dot e nuk po e kuptonte më lojën. Ai e shihte si absurde daljen e Liritës, që sipas tij ishte njeriu më i mirë brenda shtëpisë, përpara Mimozës, që kishte dy muaj që nuk bënte asgjë, e që arrinte të qëndronte vetëm sepse ishte e bukur. “Moza po na fiton lojën!”- i ka thënë ai Adit. “Jo, asnjëherë!”- i është përgjigjur ai.  Vazhdo