big brother albania live

Adelajda ë Bjordi : Duhet të rrish larg meje
02/03/09 00:00 “Do të vish të kërcejmë?”- I ka thënë Adelajda Bjordit. Ai nuk ka pranuar dhe i ka thënë që më mirë të rrinin të dy ulur. Ajo ka ngulur këmbë duke i thënë se ishte më mirë të argëtohej, sesa të rrinte shtrirë në divan. Bjordi ia ka kthyer duke I thënë se ajo mund të mos e dinte kush ishte më e mira për të, por duke theksuar që me këtë që i thoshte, nuk donte aspak ta ofendonte. Adela ka këmbëngulur dhe më në fund të dy i janë dorëzuar tingujve të muzikës që Vëllai i madh kishte... Vazhdo
Mesida zgjohet e para
01/03/09 10:00 Në mëngjesin e saj të parë në shtëpinë e Big Brother, Mesida ka qenë e para, nga vajzat, që është zgjuar. Ajo ka biseduar në oborr me Adin e më pas me Bjordin, ka kërcyer me këngët e Bon Jovit, e më pas, së bashku me Bjordin me këngët e Michael Jackson. Ajo e ka vazhduar paraditen duke folur e biseduar me banorët e shtëpisë.  Vazhdo
Bjordi dhe Adelajda : Ti i ngjan shumë babait
01/03/09 01:30 Adelajda dhe Bjordi kanë biseduar në lidhje me surprizën që i bëri atij Vëllai i Madh. Ajo i tha Bjordit se ai i ngjan shumë të atit. Kjo sepse, ndërsa lexohej letra, ajo kishte dëgjuar në të fjalët dhe shprehjet e tij. “Më dukej sikur e kishe shkruar ti atë letër!”- I tha ajo. Edhe Bjordi kishte përjetuar të njëjtën gjë. Ai u shpreh se kishte gjetur veten në fjalët e të atit.  Vazhdo
Dritani : Mesida duket e fortë
01/03/09 01:05 Qetsori e ka pyetur Dritanin sesi i duket Mesida, konkurentja e re. Sipas Dritanit, me karakteristikat që ai mendon se ka, atij i duket e fortë. Qetsori ka vënë në dukje se Mesida dhe “zysha” lidhën menjëherë miqësi, por sipas Dritanit, ato të dyja nuk i lidhte asgjë. Po sipas tij, Mesida do ta kishte të vështirë të krijonte lidhje me banorët, sepse ata I kishin krijuar tashmë lidhjet e tyre. Dritani ka cilësuar gjithashtu ngjashmërinë e Mesidës me Ildën, konkurentet e vjetshme të Big Brother.  Vazhdo
Mesida tregon për veten
01/03/09 00:40 Banorja më e re e shtëpisë së Big Brother ka nisur të zbulojë pak nga vetja e saj duke u treguar banorëve të tjerë për veten, në aspekte të ndryshme. Përsa i përket pamjes së jashtme ajo ka treguar se flokët e saj i ka të shkurtra, por për momentin i ka zgjatur artificialisht. I pëlqejnë veshjet e gjera dhe është “tip repisteje”. Një nga gjërat që nuk i pëlqejnë tek vetja, madje që i urren, janë dhëmbët, megjithëse shumë njerëz i thonë se aty e ka të gjithë lezetin. Muzika i pëlqen... Vazhdo
Bjordi ë Mesida – S’e kam ndjekur Big Brother
01/03/09 00:40 Arjoni e ka pyetur Mesidën nëse ua mbante mend emrat apo jo. Ajo ka pohuar dhe Zhuljeta e ka provokuar menjëherë. “Unë jam Aida!”- I ka thënë ajo. “Jo, ti nuk je Aida!”- ia ka kthyer Mesida. Ajo ka vazhduar duke thënë se i njihte të gjithë me emra, por nuke kishte ndjekur Big Brother. Kjo sepse ajo donte që tí njihte vetë ata. “Unë dua t’i njoh njerëzit vetë! – ka thënë ajo. – Edhe në shoqëri bëj të njëjtën gjë!”  Vazhdo
Mesida Lleshi : Banorja e re e shtëpisë
01/03/09 23:15 Ajo nuk ka hyrë nga dera sit ë gjithë banorët e tjerë, duke u prezantuar si një konkurente e re e Big Brother, por si veterinerja që do të jepte vendimin nëse banorët e kishin kaluar apo jo provën e javës. Më pas, Mesida është “zbuluar”nga Arbana, që ua ka prezantuar atë banorëve të tjerë, si konkurenten e tyre. Qetsori dhe disa prej banorëve të tjerë kanë thënë se e kishin kuptuar. Menjëherë pas kësaj ata kanë vrapuar ta përqafojnë.  Vazhdo
Miss dhe Mister “Big Brother Albania”
01/03/09 22:30 Kjo ka qenë një tjetër surprizë e Vëllait të Madh. Djemtë në dhomën e rrëfimit kanë zgjedhur si Miss të shtëpisë Adelajden, ndërsa si shoqëruese të parë Mimozën. E njëjta zgjedhje u është kërkuar edhe vajzave, porn ë krahasim me djemtë ato kanë qenë më të pavendosura e kanë propuzar disa variante. Përfundimisht kanë rënë dakord që Mister të ishte Dritani dhe shoqërues i parë Bjordi.  Vazhdo
Agon: Gabova me Adelajdën
28/02/09 23:08 Big Brother vendosi që personi që do largohet sot nga shtëpia e Big brother është Agoni ne bazë të numrit të votave që kanë marrë gjatë javës. Adela duke e kënaqur nga kjo gjë gjithashtu dhe banorët e tjerë. Pyetjes së Arbanës nëse ishin të mërzitur nga largimi i Agonit Qetësori i është përgjigjur se nuk kishin pse te mërziteshin përderisa ishin ato që e kishin nominuar. Pyetjes se pse ndoshta publiku jashtë kishte vendosur që Agoni të ishte personi që të dilte nga shtëpia ai e ka lidhur... Vazhdo
Bjordi:Mami je e mrekullueshme
28/02/09 22:50 Mamaja e Bjordit ka vendosur ti bëj një surprizë duke u futur në shtëpinë e Big Brother. Ajo ka vendosur që është pikërisht ky momenti për ti lexuar letrën e shkruar nga babai i tij. Ajo i thotë që ka disa gjëra që ajo nuk ja ka thënë Bjordit për arsye se ai ka qënë shume i vogël dhe për të mos krijuar një imazh negativ për babain e tij. Ajo shton se babai e ka ndjekur dhe është penduar për shumë gjëra dhe se kur të dalë ai nga shtëpia gjërat mund të rregullohen. Me sy të përlotur ajo... Vazhdo