big brother live

Adela shqetësohet për Bjordin
09/04/09 11:55 Adela shqetësohet për Bjordin i cili ka gjithë mëngjesin që ndjehet jo në formë. Edhe pse ka pak kohë që është ngritur nga gjumi, ai sërish vazhdon të qëndrojë i shtrirë në sallon. Ajo i afrohet dhe e pyet se cfarë ka që qëndron ashtu, por ai ia kthen prerë se nuk ka asgjë. Ajo insiston që ai të hapet me të e t’i tregojë se cfarë ndjen, por ai i thotë se ka disa mendime në kokë që nuk dëshiron t’i ndajë me të. Adela i tregon se vërejti që ai brenda një gjysmë ore, po sillet në këtë... Vazhdo
Anjeza : Bjordi duhet të mbajë qëndrim
09/04/09 11:35 Adi dhe Anjeza qëndrojnë në kopësht vetëm dhe bisedojnë për qëndrimin e Bjordit kundrejt Adelës. Adi shprehet se Adela po e tepron me sjelljen e saj dhe se Bjordi po lodhet shumë me të dhe se pak nga pak, ajo po i del nga qejfi. Edhe Anjeza është i këtij mendimi se Adela nuk po sillet mirë. “Është i fortë ai që e duron atë”- thotë Anjeza. Ajo mendon se si njeri, dhe tjetri duhet t’i japin drejtim kësaj marrëdhënieje. Ajo shprehet se në fillim i kishte pëlqyer sjellja e Bjordit dhe mendimet... Vazhdo
Mimoza : Ti nuk i pranon mendimet e të tjerëve
09/04/09 04:12 Diskutimi ndërmjet Dritanit dhe Mimozës ka lënë ende gjurmë mes tyre, të paktën ai e shikon në këtë mënyrë sepse Moza i kundërvihet bisedës së tij me tone bezdie. Dritani ia vë këtë supozim në dukje Mozës dhe i thotë se me të nuk mund të bisedohet qetësisht, pasi ajo ende mendon për diskutimin që ndodhi midis tyre një natë më parë. Ai shprehet se asaj, mjafton t’i thuash disa fjalë të bukura dhe gjithcka është në rregull sepse mendimet e të tjerëve për të, ajo nuk i pranon. Mimoza... Vazhdo
Aida : Nominimi e ka tjetërsuar Dritanin
ai09/04/09 03:48 Dritani është një nga të nominuarit e kësaj jave. Sipas Aidës dhe Eltonit, frika se mos del nga shtëpia e Big Brother, e ka bërë të mos i kontrollojë fjalët dhe veprimet. “Nominimi e ka tjetërsuar!” – ka thënë Aida për të. Ata e kanë përligjur mendimin e tyre edhe me sjelljen që ai po bën ndaj Mimozës. Kjo e fundit u ka treguar atyre një tjetër episod mes saj dhe Dritanit. Ajo tha se sapo i kishin ardhur rrobat nga shtëpia dhe ishte duke parë cfarë i kishin sjellë, kur ai i kishte thënë... Vazhdo
Aida dhe Mimoza : Ti nuk ke bërë lojë të pistë
a09/04/09 03:35 Duke iu rikthyer bisedës mbi debatin e Dritanit me Mimozën, Aida e ka këshilluar atë se duhet që çdo gjë ta bënte me qetësi. Ajo i ka thënë se nëse dikush do të mundohej të kapej me të ajo duhet t’i thoshte se ishte 19 vjeçe dhe pasqyronte pjekurinë e kësaj moshe, pasi ishte anormale, sipas Aidës, që dikujt në këtë moshë t’i kërkojë të kishte pjekurinë e një 30 vjeçari. “Ti lojë të pistë nuk ke bërë!” – i ka thënë ajo Mimozës. Mimoza ka thënë se të gjithë e tregojnë veten... Vazhdo
Anjeza dhe Qetsori : Ti rrije si pulë
09/04/09 02:15 Anjeza ka biseduar edhe me Qetsorin, në lidhje me nominimin e saj, qetësinë që ndjente edhe pse e shtuna po e afronte dhe po ashtu edhe për mënyrat e ndryshme të të sjellurit dhe përjetimeve të banorëve të ndryshëm, gjatë javëve kur kanë qenë të nominuar. “Ti kur ishe në nominim, rrije si pulë, tani të çan veshët!” – i ka thënë Anjeza Qetsorit që i ka kundërshtuar fjalët e saj. Ajo ka shtuar se javën e ardhshme ai do të nominohej sërish, por ndryshimi do të ishte se kësaj here, do të... Vazhdo
Eltoni : Dritani ndoshta ka frikë
08/04/09 18:42 Eltoni e merr Junën vec dhe i tregon për Dritanin, i cili i ka thënë banorëve të tjerë që do i “masakronte” konkurentët e rinj. Ajo i thotë që është mënyrë e të shprehurit, dhe nuk e merr si personale këtë gjë. Ajo shton se banorët nuk i kanë marrë me sy të mirë. Sipas Eltonit pritej një gjë e tillë, por mënyra e të shprehurit të Dritanit nuk i kishte pëlqyer. Juna i thotë që ajo ishte në dijeni të një diskutimi të tillë nga banorët. Eltoni mundohet që të gjej arsyet e Dritanit... Vazhdo
Bjordi : Prova e javës, shumë e thjeshtë
08/04/09 15:45 Bjordi dhe Dritani kanë vendosur që të gatuajnë drekën. Duke u marrë me përgatitjet, ata diskutojnë për provën e javës. Bjordi mendon se sot do t’u sjellin një tjetër provë, ndërsa Dritani mendon se kjo është prova e javës: nxjerrja e fotove artistike. Bjordi mendon se vetëm me fotot ata nuk mund ta fitojnë buxhetin, pasi është shumë pak. Dritani merr shkas nga tema dhe i thotë Bjordit se ai nuk nxjerrë mirë fotografi, por bjordi ia kthen se ai ka studiuar në shkollë për to dhe mundohet që... Vazhdo
Anjeza dhe Eltoni : Ju dua se s’keni komplekse
08/04/09 15:28 Eltoni ia uron Anjezës që të qëndrojë në shtëpi e mos të eleminohet këtë të shtunë. Ai uron që ajo të qëndrojë edhe disa javë. Anjeza e falenderon dhe e vlerëson fjalën e tij. Eltoni shprehet se i pëlqejnë një pjesë e mirë e banorëve pikërisht sepse nuk kanë komplekse. Aida jep mendimin e saj se Anjeza doli pak shpejt në nominim. Sipas saj duhej të ishte pritur edhe pak kohë. Edhe Eltoni është dakord me këtë ide dhe shton se ajo nuk e meritonte ende. Anjeza shprehet se nuk e ka problem,... Vazhdo
Marrëveshje kundër të rinjve
08/04/09 14:25 Dritani, si i zënë ngushtë nga situata në të cilën ndodhet, i thotë Sorit se në realitet nuk i ka qejf marrëveshjet në grup, por këtë radhë duhet t’i bëjnë vërtetë. Ai i tregon se nuk ka qënë dakord me disa manovra të Sorit, por ka ardhur koha që të bashkëveprojnë. Sori ia kthen se manovrat i duhen lojës; ka manovra të domosdoshme, ka dhe nga ato që bëhen kot. “Të na e hanë bukën këta të rinjtë?”- thotë Dritani, ndërsa Sori ia pason se ata lodhen me provën e javës, kurse të rinjtë... Vazhdo