big brother live

Bjordi : Do ta nominoj që të gjallërohet
25/02/09 13:05 Arjoni pyet Aidën pse Bjordi është katandisur kaq keq dhe pse e ka lënë veten kaq shumë pas dore. Aida ja kthen se ndoshta ka rënë në dashuri ose nuk ka stimul brenda në shtëpi dhe se ndoshta nuk ka gjetur akoma veten. Arjoni tregon se Bjordi më arë ka qenë shumë i kujdesshëm për pamjen dhe veshjen kurse tani rri i veshur vec me pantallona të shkurtëra e nje bluzë sportive e i jep pamjen e një barboni. Aida vazhdon të shkëmbejë batuta me Bjordin. Ajo i thotë se do ta nxjerrë në nominim këtë javë... Vazhdo
Aida : Lista e turneve
25/02/09 12:05 Aida kërkon që të ndërrojë turnin meqë ajo dhe Adi janë gati. Ajo e hedh këtë mendim për diskutim, por Adi i thotë se kjo nuk është e drejtë dhe se Vëllai i Madh kërkon seriozitet në këtë detyrë. Aida i thotë se vec do të ndërrojë turnin e jo vendin. Sori që ndodhet me ta në kopësht ndërhyn në këtë bisedë pasi është ai që ka hartuar listrën. Midis tyre fillon një debat sepse nuk është hera e parë që Aida e kërkon këtë gjë. Sori i ndjerë keq i thotë që herë tjetër ta bëjë... Vazhdo
Arjoni ë Mimoza – Arjoni u skuq kur më puthi
25/02/09 02:10 Duke biseduar në dhomën e gjumit, Mimoza i ka treguar Bjordit dhe Adelajdes, se në mëngjes, ndërsa ajo po hante, Arjoni i ishte afruar dhe e kishte puthur në faqe. Ajo kishte vënë re se pasi e kishte bërë këtë ai ishte bërë flakë i kuq. Adelajda tha se edhe atë e kishte puthur, por nuk ishte skuqur, sipas saj, sepse atë e ka puthur pa të keq, ndërkohë që Mimozën e pëlqen. Ndërsa Bjordi kur e mori vesh i tha Mimozës: “Të ka puthur Arjoni dhe nuk më ke thënë?!”. “Po, – iu përgjigj... Vazhdo
Aida: Ose lojë, ose dobësi
25/02/09 00:20 Aida ka diskutuar me Agonin në lidhje me simpatinë që ai po shpreh për Adelajden. “Mua për budallë, nuk më bën dot njeri!” – i ka thënë ajo atij. Agoni e ka pyetur pse ajo e kaq të vështirë të pranojë se ai vërtet mund ta pëlqejë Adelajden. Ajo ia ka kthyer se nëse do të pranonte këtë, do t’i duhej fillimisht të pranonte që ai po ndihej aq vetëm sa s’po dinte ku të kapej. “Ose je i zgjuar e po bën lojë, ose je shumë dobët e po bie në dashuri edhe më diellin që del në mëngjes!”... Vazhdo
Agoni : Petale në krevatin e Adelajdes
25/02/09 00:05 Agoni ka hedhur petale lulesh në krevatin e Adelajdes. Kjo gjë duket ta ketë shqetësuar shumë Adelajden që i është shprehur Republikës se nëse do të pëlqente Agoni, mund t’i pëlqente edhe ai gjest, por asaj ai nuk i pëlqen fare, as fizikisht, as si tip. “Kur kam ardhur këtu, – i ka thënë ajo Republikës, – i kam vënë disa synime vetes! Dhe nuk kam ndërmend të krijoj lidhje dashurie me asnjë mashkull të shtëpisë!”. Sipas saj, kjo për dy arsye, sepse nuk e tërheq askush prej tyre... Vazhdo
Agoni : Adela apo Moza
24/02/09 14:49 Agoni dhe Lirita po qëndrojnë në kopësht dhe po bisedojnë mbi dashurinë dhe shprehjet që thuhen për të. Agoni i thotë Liritës se do të dashurohet me një nga vajzat brenda shtëpisë por nuk di me kë. Ai thotë se është në dilemë midis Adelajdës dhe Mozës. Lirita i thotë se Moza ka Bjordin por, për Agonin nuk është keq nëse ajo ka dy simpatizantë. TCH  Vazhdo
Arjoni : Thashetheme për Agonin
Thashetheme për Agonin 24/02/09 14:00 “Kam menduar të dal baba që këtu” ka qenë fraza e Agonit të cilën Zhuljeta e gjen si pretekst për të bërë pak thashetheme. Zhuljeta flet me Arjonin për pakënaqësitë që ka kundrejt Agonit dhe për bisedat që kishin patur gjatë turnit të tyre. Ajo i thotë se bisedat që bën Agoni nuk i pëlqejnë dhe se bën gjithmonë të njejtat biseda me të gjithë, megjithatë ajo i ka diskutuar të gjitha keto me të. Zhuljetës nuk i pëlqen fakti që Agoni ka hyrë me të tilla plane... Vazhdo
Lirita ë Arjoni – Nëse fitoj
24/02/09 13:45 Lirita ka shprehur dëshirat e saj se si do t`i shpenzojë paratë nëse fiton cmimin e parë dhe vlerën prej 70 mijë euro: “Do të rregulloja shtëpinë e nënës, të kryeja një master dhe një kurs parukerie ne Tiranë, do të ndihmoja një familje që ka dy fëmijë me probleme mendore dhe pjesën tjetër për të bërë pushime.” Kurse Arjoni do t`i shpenzonte për familjen e tij, do t`i bente një dhuratë mamasë se tij. “Nuk kam menduar që t`u fal të tjerëve por, do të ndihmoja të afërmit e mi” ka... Vazhdo
Lirita ë Arjoni : Më je dukur i padurueshëm
24/02/09 12:55 Duke ndenjur më shumë bashkë ne tendë për t`u kujdesur për lopët, banorët gjejne mundësi të flasin më shumë për veten apo dhe raportet që kanë krijuar me njeri-tjetrin. Lirita dhe Arjoni flasin për nominimet dhe bezdinë që kanë kur këto biseda bëhen vazhdimisht. Sipas Liritës, dihet që ata do nominohen dhe do nominojnë, këtë e kanë ditur që para se të hyjnë. Megjithatë ajo i thotë Arjonit se nuk e priste që ai të ishte që këtë javë në nominim, kurse për Aidën dhe Adelajdën e priste.... Vazhdo
Agoni: E prisja nominimin
24.02.09 09:30 Pyetjes së Zhuljetës sesi po e përjetonte nominimin, Agoni i është përgjigjur se po e përjetonte shumë keq. Ai ka thënë se megjithatë e kishte pritur një gjë të tillë, madje kishte qenë 80 përqind i bindur se kjo do t’i ndodhte. Zhuljeta i ka thënë se përderisa e priste ta nominonin, s’kishte pse ta përjetonte kaq keq. Sipas saj, në këtë rast ai duhet ta kishte më të lehtë. Agoni ka thënë se gjëja që e bënte të ndihej më keq, ishte fakti që ai e konsideronte shumë herët daljen e tij... Vazhdo