thash e theme

Qetsori: Jemi të gjithë miq të pastër
27/03/09 16:55 Qetsori diskuton për drekën me Adelajdën dhe Mimozën. Ai thotë që ka dëshirë që të hanë të gjithë bashkë, dhe shton:-“Në atë cerek ore, jemi miq të pastër!” Ai thotë që nuk është kuzhinier, por ka dëshirë dhe gatuan me kujdes. Adelajda i thotë:-“Sa mirë e ke mësuar Arjonin, pasi nuk ka qënë kështu në fillim.” Sipas saj Qetsori gatuan me shumë shije. Qetsori i thotë që nëse ai hap restorantin e tij do ftojë të gjithë “Big Brother”. Ai shton që do jetë i disponueshëm për... Vazhdo

March 28, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Qetsori: Jemi të gjithë miq të pastër
Tags: , , , , , , ,

Bika: Adela nuk e meriton
27/03/09 14:59 Republika është e mërzitur për debatin me Adelajdën dhe e diskuton me Mimozën. Ajo i thotë:-“Kur unë të them mirëmëngjes dhe ti nuk më thua , a është ofendim?” Sipas Mimozës është ofendim kur nuk i kushton vëmendje dikujt, kur ai të flet. Ajo i thotë që Republika nuk është një person që nxiton. Republika ia kthen:-“Nuk kam më nerva! Është më keq kur të ndodh me një person që mendon që të kupton.” Sipas Republikës ,Adelajda nuk e ka më respektin që ka patur për të në dy javet... Vazhdo

March 28, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Bika: Adela nuk e meriton
Tags: , , , , , ,

Adelajda dhe Bika : Mos ngri tonin e zërit
27/03/09 13:50 Adela dhe Bika janë duke bërë gati mëngjesin. Adela është duke biseduar me Dritanin. Bika i flet Adelës me një ton të ashpër e të ngritur në lidhje me mëngjesin që po përgatisnin. Adela ia kthen duke i thënë se ajo duhet të ndryshojë tonin e zërit pasi nuk i pëlqeu, madje ajo e imiton për t’ia vënë në dukje më shumë asaj. Bika i thotë se ashtu e ka tonin e zërit dhe disa e pëlqejnë e disa jo, njësoj sic u duket disa të tjerëve acarues zëri i Adelës. Dritani mundohet që t’i tërheqë... Vazhdo

March 28, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adelajda dhe Bika : Mos ngri tonin e zërit
Tags: , , , , , , , ,

Anjeza dhe Aida : Më duket kohë e gjatë
27/03/09 05:27 Anjeza diskuton me Aidën se këto lloj spektaklesh i shihte më tjetër sy më parë, ndërsa tani ndryshe. Ajo tregon se më parë nuk e kuptonte se përse një banor duhej të qante për atë që dilte, ndërsa tani po e kupton se sa shumë lidhesh me të tjerët për kohën që qëndrojnë në shtëpi. Edhe Aida mendon se ata që i shohin nga jashtë nuk arrijnë të kuptojnë se sa të rëndësishëm bëhen për njeri-tjetrin. Aida thotë se i duket sikur ka një vit që po jeton në shtëpi me të tjerët dhe se shpesh... Vazhdo
Anjeza : Bëhu shembull i mirë
26/03/09 13:50 Anjeza është tepër e mërzitur nga banorët të cilët nuk kujdesen për pastërtinë e shtëpisë. Ajo shprehet se ka nga ata që e kërkojnë me këmbëngulje këtë gjë por, kur vjen puna tek vetja, nuk bëjnë asgjë. Dritani, Adi dhe Bjordi mundohen ta kalojnë me të qeshur këtë situatë, por Anjeza mendon se duhet të kenë të gjithë më shumë kujdes, sidomos në zonën ku do të gatuajnë picat. Ajo i jep këshilla edhe Bjordit që të mos qëndrojë pa shapka në shtëpi sepse nuk është higjenike. Bjordi... Vazhdo
Ani : Kam mall për familjen
27/03/09 13:15 Ani fillon të tregojë për familjen e tij dhe se si e kalojnë kohën. Atij i mbushen sytë me lot gja të kësaj bisede. Ai tregon se edhe kur Aida lexoi letrën që i kishte ardhur, ishte prekur shumë. Sipas Aidës, ky reagim vjen ngaqë nuk është larguar më parë nga familja dhe ndaj e ndjen kaq shumë. Ani e pohon me kokë e vazhdon të qajë nga malli.  Vazhdo
Adela: Përpiqem të dukem e fortë
26/03/09 16:35 Dritani përfiton nga rasti që është vetëm me Adelajdën për të diskutuar me të. Ai thotë që ajo ka ndryshuar shumë sjelljen e saj me Republikën. Adelajda i thotë që kjo ka ndodhur pasi Republika i shprehet shumë keq.Dritani e pyet:-“Mirë ajo përgjigjet keq, po ti si e ndjen veten që përgjigjesh?” Ajo i thotë që dhe ajo ndoshta mund të përgjigjet keq, por e bën këtë gjë pa vetëdije. Dritanit i ka bërë përshtypje tendenca e disa personave(për Qetsorin) për ta afruar dhe biseduar me të.... Vazhdo

March 28, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adela: Përpiqem të dukem e fortë
Tags: , , , , , , ,

Adelajda : Ti nuk di ku flet
25/03/09 01:48 Aida dhe Adelajda janë vënë sërish përballë njëra-tjetrës. Duke folur për qytetin e Adelajdes, Kavajën, Aida i ka thënë se ajo vet u kishte thënë se vinte nga një qytet ku askush nuk shikonte punën e vet, por të tjetrit, ku të gjithë merrëshin me thashetheme dhe ku paragjykimet ekzistonin. Adelajda i është kthyer duke i thënë se Aida i ishte shprehur dikujt, që më pas ia kishte treguar Adelajdes, se kjo e fundit nuk e donte qytetin e vet. “Ti nuk di ku flet!”- i ka thënë ajo Aidës dhe ka... Vazhdo
Anjeza : Nganjëherë e tepron
25/03/09 02:30 “Nganjëherë e tepron!” – i ka thënë Anjeza Aidës dhe më pas ka shtuar se fjalët e saj karshi Adelës iu dukën tepër të rënda dhe mund ta kishin lënduar atë. Aida i ka thënë se ishte më e rëndë ajo që kishte bërë Adelajda, që kishte shpifur për Aidën dhe që ishte munduar ta mësonte Adelën sesi ta drejtonte diskutimin mbi temën e propozuar.  Vazhdo

March 28, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Anjeza : Nganjëherë e tepron
Tags: , , , , , ,

Tema tabu në Big Brother Albania 2
27/03/09 01:30 Banorët kanë biseduar gjatë natës për një temë tabu për disa, seksin. Disa prej tyre nuk kanë preferuar që të bashkëbisedojnë me të tjerët, por gjithësesi kanë qëndruar aty për të dëgjuar. Ata janë ndarë në dy grupe, vajzat dhe djemtë dhe janë ulur përballë njeri-tjetrit. Biseda ka qënë përballja e mendimeve të këtyre dy grupeve dhe se si e konceptonin ata këtë ndarje. Ata bënin pyetje për grupin tjetër të cilët ishin të detyruar që të jepnin mendimet e tyre. Diskutimi i tyre ka... Vazhdo