thashetheme

Ari: Te gjithe jemi per leket
28/04/09 01:08 Ari shkon në dhomë tek të tjerët dhe komenton diskutimin ndërmjet Adit dhe Sorit. Sipas tij ai ishte një debat pa lidhje dhe që të tilla gjëra nuk mund të diskutoheshin. Ari shprehet se i duket absurde që të krijohen aleanca apo të flitet kaq shumë për lojën, kur lojën realisht e ka tjetër kush në dorë. “Këtu është të kalosh ditën bukur, por në të njëjtën kohë dhe të luash”. Edhe Adela është dakord me të se dhe ajo jeton ditën dhe nuk luan si të tjerët. Ari fillon të komentojë edhe... Vazhdo
Adelda në Itali
ade27/04/09 21:14 Adi duke diskutuar për daljen nga “Big Brother” fillon ngacmon Adelajdën në lidhje me Bjordin. Ai fillon të fantazojë sikur Adelajda shkon në Itali tek Bjordi, por nuk di rrugët. Ai e pyet Bjordin se cfarë do bënte. Bjordi i thotë me shaka që do e linte të humbte rrugën. Ajo i thotë që në rastin e supozuar do merrte në telefon tezen e saj. Ato vazhdojnë duke fantazuar situata sikur ajo shkon në Itali, por është pa lekë. Adelajda e pyet Bjordin se sa larg është shtëpia e tij nga aeroporti.... Vazhdo
Adelajda : Sori mashtroi
28/04/09 00:21 Bjordi pyet Adelën se si nisi ky diskutim mes saj dhe Sorit. Ajo i tregon se në momentin që Sori u shpreh se po bënte lojë të sinqertë, ndërhyri që t’i jepte një shembull ku ai po luante pisët e duke treguar që Sori kishte mashtruar. Bjordi e mendon ndryshe. Sipas tij ai nuk ishte mashtrim sepse Sori ka një mijë mënyra për ta treguar këtë gjë. Adela insiston se thellë-thellë ishte mashtrim dhe se nga publiku u duk keq, pasi duartrokitën kur ajo e nominoi me arsyen se ai po bën lojë të pisët. Sipas... Vazhdo

April 28, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adelajda : Sori mashtroi
Tags: , , , , , ,

Adelajda dhe Qetsori : Tjetër the, tjetër bëre
28/04/09 00:16 Në mes të bisedës ndërhyn edhe Adela e cila kapet pas fjakëve të Sorit që po bën lojë të sinqertë. Ajo i kërkon atij t’i spjegojë se përse para disa javësh, kur ata diskutuan në lidhje me lojën që po bënin të dy, Sori i kërkoi asaj që të nxirrnin në nominim banorët që nuk e kishin provuar kurrë nominimin e në të vërtetë, nxori atë dhe Aidën. Sori i tregon se atë javë, ajo dhe Aida ishin bërë të padurueshme për të dhe për gjithë shtëpinë, duke treguar kështu nga vetja anët e... Vazhdo

April 28, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adelajda dhe Qetsori : Tjetër the, tjetër bëre
Tags: , , , ,

Adi dhe Qetsroi : Jemi bashkë në lojë
28/04/09 00:08 “Ka ardhur koha që unë edhe ti të luajmë bashkë”- i thotë Sori Adit. Ata kanë vendosur që të diskutojnë për mënyrën se si veproi Adi kundrejt Pavlinit. Adi është treguar i gatshëm që këtë bisedë ta zhvillojnë në ato momente, por Sori dëshiron që ta zhvillojnë dy ditë më pas, në kuadrin e lojës. Sipas tij, ata duhet të fillojnë të nxjerrin në pah mendimet e tyre reale për njeri-tjetrin. “Unë të kam sulmuar duke të të mbrojtur dhe këtë ta kam thënë”- ia bën të qartë Adi... Vazhdo

April 28, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adi dhe Qetsroi : Jemi bashkë në lojë
Tags: , , , , ,

Qetsori : Në lojë jam i keq
  28/04/09 00:03 “Unë nuk jam i keq, ju doni të më shikoni si të tillë”- shprehet Sori gjatë një diskutimi mbi të. Adela dhe Adi i thonë që ai vetë zgjodhi të marrë atë rol në shtëpi, por ai i pyet me radhë nëse i ka bërë ndonjërit prej tyre keq dhe përgjigja ka qënë jo. “Atëherë unë nuk jam i keq”- thotë ai. Adela shprehet se ajo është munduar të gjejë dhe të shohë anët e mira të tij, duke ia vënë në dukje, por përgjigjja e tij e përhershme ka qënë se nuk është i mirë. Sori i thotë... Vazhdo

April 28, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Qetsori : Në lojë jam i keq
Tags: , , , , , , , ,

Bjordi : Jemi në siklet kur nominojmë
27/04/09 22:37 Arjani, Adi dhe Bjordi qëndrojnë në kopësht duke diskutuar për nominimet. Ari është i mendimit që te këtë debate brenda në shtëpi, pasi kanë rënë në monotoni. Ato diskutojnë për finalen. Bjordi thotë që kanë arritur në një pikë ku janë në siklet kur nominojnë njëri-tjetrin. Ai mendon që këtë javë do eleminohet një banor, ndërsa javën tjetër dy.Adi mendon që është e vështirë. Ai vazhdon duke thënë që banorët duhet të zgjedhin vetë , dhe shton:-“Unë nuk dua të ndikoj tek asnjeri!”  Vazhdo

April 28, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Bjordi : Jemi në siklet kur nominojmë
Tags: , , , , , , ,

Vizatimi i Mozës, fat për Adin
27/04/09 02:00 Banorët, të mbledhur në dhomën e gjumit, bisedojnë për banorët e tjerë të larguar. Ata ngacmojnë Mozën për vizatimin e saj ku ka bërë portretet e banorëve aktualë dhe të Arjonit e Eltonit. Ari i thotë Mozës me shaka se këtë javë i takon asaj të dalë, bazuar tek vizatimi isaj ku i fundit ishte Arjoni i cili doli. Pas Arjonit, është portreti i Mozës, më pas i Sorit, Anjezës e me radhë, ndërsa i pari është Adi. Sori shprehet se ndoshta kjo mund të jetë një shenjë fati për Adin. Moza, të... Vazhdo
Anjeza dhe Juna : Është mes meje dhe Mozës
27/04/09 01:36 Anjeza dhe Juna vazhdojnë të bisedojnë edhe për banorët e nominuar këtë javë, ku bëjnë pjesë edhe ato. Anjeza tregon se në nominimin e parë të saj, ishte në pozita pak më të vështira sepse ishte fillimi i bashkëjetesës në shtëpi me banorët e tjerë dhe se ishin gjashtë banorë të nominuar, ku një pjesë e mirë e tyre pretendohej që nuk do dilnin. Për nominimin e kësaj here, ajo shprehet se i duket i bukur dhe i fortë. Anjeza mendon se loja më shumë ka për t’u zhvilluar ndërmjet saj dhe... Vazhdo
Mimoza : Po ndryshoj mendim për Bjordin
27/04/09 02:40 Moza dhe Bjordi ngacmojnë njeri-tjetrin. Moza shprehet se kur e ngacmon ai, më pas vjen e puth dhe i thotë se bëri shaka, ndërsa kur e ngacmon ajo atë, bjordi nuk i pranon dhe i thotë t’i mendojë mirë gjërat, duke i marrë shumë seriozisht. Ajo thotë se ai po e befason kohët e fundit dhe kështu po ia njeh më mirë tipin, gjë që po e bën të ndryshojë mendim për të. Adela hidhet në mbrojtje të Bjordit dhe i thotë Mozës që të mos e ekzagjerojë bisedën. Moza ia spjegon dhe njëherë se cfarë... Vazhdo