ana malit

Intervistë me këngëtarin Valdet Luka
Kur këndoj “live”, e ndiej këngën Koha javore: Ju bëni pjesë tek ata këngëtarë që kanë filluar të luajnë me instrument për të kaluar më pas te kënga. Pse e keni lënë fizarmonikën, apo më saktë e keni në plan të dytë, për t’u marrë me këngën? Si ndodhi kjo? V. Luka: Ndodhi krejt papritmas dhe as që më shkonte ndërmend se karrierën time do ta vazhdoja si këngëtar sepse isha i dashuruar pas fizarmonikës, por ja që ndodhi. Unë e shpjegoj këtë si një dukuri të pashmangshme që mund t’i ndodhë... Vazhdo

May 11, 2009  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Intervistë me këngëtarin Valdet Luka
Tags: , , , , , , , , , , ,

Ura e Klleznës, monument i pambrojtur
Në çdo mjedis të qytetëruar, një monument kulture, siç është Ura e Klleznës, jo vetëm se do të mbrohej me ligj, por vazhdimisht do të kishte mbikqyrje nga ekspertët përkatës për ta mirëmbajtur duke mos lejuar që të humbuin vlerat arkitektonike dhe artistike, sepse monumentet janë historia e një mjedisi Nga kohërat më të hershme e deri në ditët tona në mjedise të caktura, në sajë të pengesave të rrjedhave ujore për qarkullim dhe komunikim janë ndërtuar ura të ndryshme, të cilat me kalimin e kohës me... Vazhdo
Nika: Kur patriotizmi kamuflon sadizëm
Jezusi: Margaritarët nuk u jepen thive Gjuha metaforike e politikanit dhe liderit nganjëherë tregojnë botën shpirtërore të tyre në raport me zgjedhësit. Ndërsa koncepti politikan dhe lider është një dallim tepër i madh, sepse politikani mendon se si të fitojë zgjedhjet, ndërsa lideri se si të fitojnë gjeneratat. Kështu që “lideri” kur dështon me ata që duhet të lerë pas, nuk mund t`i fajsojë të tjerët për dështimin e gjeneratave të reja. Lideri i cili thotë që gjeneratat e reja janë të paarsimuar... Vazhdo
Dhe njeriu u gënjye
Po qe se unë do të shkruaja një skenar, fjalët e para të tij do të ishin: “Dhe njeriu u gënjye!” Më datë 22.03.2009, më cingëron telefoni nga një bashkëfshatar i imi, me që isha në Kosovë, dhe më informon për të rejat në Ulqin tani në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Mal të Zi. Në mes të tjerave më informon se në një “medie prestigjioze” paskën qenë të pranishëm kandidatët për deputetë nga kjo komunë, ku gjithnjë sipas tij gjithcka është debatuar, por jo ajo për çka kanë... Vazhdo
Ali Rexha, bartës i Listës për deputetë i Partisë së Prosperitetit Demokratik
1. Ndryshe nga zgjedhjet e deritashme, pres që premtimet e dhëna, disa bile edhe të përsëritura gjithmonë para zgjedhjeve, kësaj radhe të plotësohen. Pres që të drejtat e pakicave, në veçanti të shqiptarëve, të garantuara me ligjet dhe konventat evropiane dhe të përfshira në Kushtetutën e Malit të Zi si një nga kushtet kryesore për pranimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, të jetësohen në tërësi. Pres që këto të drejta të garantuara, si e drejta e identitetit, e drejta e përdorimit të gjuhës amtare... Vazhdo

March 16, 2009  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Ali Rexha, bartës i Listës për deputetë i Partisë së Prosperitetit Demokratik
Tags: , , , , , , , , , ,

Enigma e historisë malazeze – Rasti i Shasit (11)
Periudha e perëndimit Është e qartë se gjatë sundimit osman në Shas ndodhën pak gjëra. Pasi u vendos Perandoria, Porta e humbi interesin për bregdetin Adriatik, ndërsa aktiviteti u mbështet në zhvillimin e burimeve të pasura të brendshme të Ballkanit jugor si një rezervë për mish dhe për lëkurët për ushtrinë. Nga fillimi i shekullit XV Shasi i dërgoi peticion Venedikut me lutjen për të fortifikuar qytetin për t`u mbrojtur nga turqit; për çështjen se deri ku shtriheshin zonat e tij të pasigurta do të merrej... Vazhdo

November 22, 2008  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Enigma e historisë malazeze – Rasti i Shasit (11)
Tags: , ,

Sesion shkencor për Shasin
Në prani të personaliteteve të jetës politike, ekonomike, kulturore, arsimore, shkencore dhe publike, më 16-17 maj 2008 në Ulqin zhvilloi punimet sesioni shkencor “Shasi i lashtë, monument i kulturës”, organizuar nga organizata joqeveritare “Ora”. Kryetari i kësaj shoqate, Ismet Kallaba, në fjalën e tij të hapjes theksoi rëndësinë e sesionit shkencor, i cili siç u shpreh ai, i tejkalon kufijtë e një aktiviteti të thjeshtë, çka dëshmon pjesëmarrja e personaliteteve të shquara të botës akademike... Vazhdo

August 25, 2008  :: Kulturë / Kultura, Shtypi / Mediji, Turizmi / Turizam :: Comments Off on Sesion shkencor për Shasin
Tags: , , ,

Në Shas ka gjurmë të një kulture parahistorike të shekullit të gjashtë
Në ulqin u mbajt sesioni shkencor Gjatë këtij sesioni u verifikuan të dhënat e deritanishme për jetën e qytetit, u plotësuan dhe u saktësuan këto të dhëna dhe u bë një mbulim me burime të të gjitha llojeve për të gjitha periudhat e këtij qyteti. Gjëja më e rëndësishme është që u verifikua kalendari i lindjes dhe i zhvillimit të qytetit të Shasit. U ndryshua përfytyrimi i deritanishëm për kohën kur lindi, u zhvillua dhe u shua ky qytet. U relativizuan disa pohime të cilat nuk kanë pasur një mbështetje... Vazhdo
Fabrika e Mobileve “Kurti” ekspozuesi më i mirë në Panairin e Podgoricës
Fabrika e Mobileve “Kurti” ndodhet në hyrje të Ulqinit. Ky emër nuk është i panjohur në fushën e biznesit ulqinak. Kjo ndërmarrje mori Çmimin si ekspozuesi më i mirë në Panairin e Tretë të Mobileve dhe Pajisjeve, i cili u mbajt nga data 30 dhjetor deri më 3 nëntor në Podgoricë. Fillimi i këtij biznesi e ka origjinën në mendjen krijuese dhe shpirtin afarist të Kabil Kurtit, i cili sapo përfundoi studimet për kimi në pamundësi punësimi në profesion së bashku me të vëllanë e tij para 15 vjetësh çeli... Vazhdo
Mr.Haxhi Shabani flet për librin e tij të fundit
Shqipja e kërcënuar nëse nuk merren masa Para disa ditësh doli nga shtypi libri “Rrezikimi i gjuhës shqipe” i mr. Haxhi Shabanit, në të cilin ai trajton problemin e dygjuhësisë te shqiptarët e Ulqinit. Duke u bazuar në treguesit e ndryshimeve që kanë ndodhur vetëm për një dhjetëvjeçar, Shabani parashikon të ardhme të errët të gjuhës shqipe,nëse nuk ndërmerren masa të gjithanshme e të menjëhershme. Madje, sipas tij, nëse prirjet e rrezikimit vazhdojnë, duhet pritur që gjuha shqipe në Malin e Zi... Vazhdo

January 2, 2008  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Mr.Haxhi Shabani flet për librin e tij të fundit
Tags: , , , , , , , , , , , ,