arjani

Adelajda : Është fati ai që vendos
06/04/09 02:33 Adelajda e ka pyetur Arin nëse ai besonte në një fuqi të mbinatyrshme, pa marrë parasysh këtu besimet e ndryshme dhe ai i është përgjigjur se shpeshherë, kur gjërat apo situatat kalojnë përtej shpjegimeve të tij, apo gjen qetësi dhe shpresë në besimin e ekzistencës së botës së përtejme, ai sheh si përgjigje pikërisht praninë e një fuqie të mbinatyrshme. “Unë besoj në zot! – ka thënë ai, -kam shumë respekt për fetë, por nuk u besoj formateve që më janë ofruar, librave që i ka... Vazhdo
Opinione për Arin
06/04/09 01:50 “Sa shumë që flet!” – i ka thënë Adelajda Bjordit për Arin, ndërsa ishin ulur pranë njëri-tjetrit në divan. Ajo ka shtuar se ai flet e flet pa pushim. “Çfarë mund të bëjë tjetër?” – ka thënë Bjordi. “Të dëgjojë!” i është përgjigjur ajo. Ndërsa pak më vonë dhe vetëm pak metra më tutje, Anjeza i ka thënë Qetsorit se i pëlqente kur fliste Ari, jo vetëm për temat, mënyrën, por edhe për argumentet që jepte. “Ke kënaqësi ta dëgjosh!” – ka thënë ajo.Qetsori është... Vazhdo
Adelajda : Banorët e rinj na njohin
05/04/09 17:55 Dritani dhe Adela komentojnë banorët e rinj. Adela pyet për Arin se si i duket atij, pasi asaj i bën përshtypje që ai flet shumë dhe i duket tip ngacmues e provokues. Ai e pyet për banoren e re, Junën, dhe ajo thotë se qesh tërë kohën, më shumë sec duhet. Dritani mendon se banorët e rinj janë njohur që më parë dhe kanë ardhur me një mendje të tre e janë të kthjellët për cdo gjë. Adela ka vënë re se ata janë më të tërhequr kundrejt banorëve të vjetër e më të bashkuar mes tyre. Sipas... Vazhdo
Arjani : Vajzat nuk i nominoj
05/04/09 14:20 Arjani vë në dukje se situata në shtëpi është shumë e qetë për të gjithë banorët. Ai thotë se nëse vazhdojnë të sillen në këtë mënyrë, pa u “ngatërruar” pak me njeri-tjetrin apo të krijojnë konflikte të vërteta, do ta ketë të vështirë të nominojë ndonjë. Ari shton se tani për tani nuk ka ndërmend që të nominojë asnjë vajzë sepse ato janë në minorancë dhe se në përgjithësi vajzat i ka qejf e ndihet mirë me to. Sipas tij, e vetmja herë që mund t’i nominojë ato do të... Vazhdo
Juna, Eltoni dhe Arjani : Mëngjesi i parë
05/04/09 10:00 Banorët fillojnë të zgjohen nga gjumi me muzikën e vendosur në sfond. Banorët e rinj, si më energjikë se ata të vjetërit, janë zgjuar të parët. Banorët e vjetër vazhdojnë të qëndrojnë në gjum apo shtrirë duke dëgjuar muzikë. Juna dhe Eltoni shkojnë në kuzhinë ku përgatisin kafe për disa nga banorët që janë zgjuar. Ata e nisin mëngjesin me humor e të qeshura. Pasi bëjnë kafet, ata shkojnë t’i shijojnë në krevat me të tjerët.  Vazhdo
Qetsori : Duhen koalicione të reja
05/04/09 01:42 “Duhen koalicione të reja!”- i ka thënë Qetsori Dritanit. Ai i ka thënë gjithashtu se nuk donte e nuk do të luante më kundër Dritanit, por të dy duhet të bashkoheshin kundër njërit prej djemve të rinj të ardhur në shtëpi dhe më e mira ishte, sipas tij, kundër më të dobëtit. “Duhet të bëjmë spektakël!” – ka thënë Qetsori. Sipas Dritanit ishte ende shpejt. “Duhet të luajmë kur të dalin në nominim!” – i ka thënë ai, -ti këtë javë bëj pushim, se na vdiqe!”. Qetsori, që... Vazhdo
Arjani : 70 mijë eurot do t’ia marr Qetsori
05/04/09 01:10 “Atmosfera në shtëpi është shumë e rëndësishme!”- ka thënë Arjani, banori i ri i shtëpisë. Dhe për ta arritur këtë, sipas ti, nuk kanë rëndësi kush u nominua, kontradiktat apo solidaritet mes banorëve, apo cfarë strategjish duhen përdorur. Parësore është përpjekja për t’ia kaluar mirë, sepse, në fund të fundit, ai që vendos, është publiku. “Po, por ti do të më marrësh 70 mijë eurot!”- i ka thënë Arjoni me shaka. “70 mijë eurot do t’ia marr Qetsori!” – ia ka kthyer,... Vazhdo
Tre banorë të rinj në shtëpi
05/04/09 00:00 Një tjetër surprizë, jo fort e këndshme kësaj rradhe, iu bë banorëve të shtëpisë nga Vëllai i Madh. Tre banorë të tjerë i janë shtuar shtëpisë më të famshme e më të vëzhguar të Shqipërisë, Juna, Arjani dhe Eltoni. Banorët “e vjetër” nuk u dukën shumë entuziastë në lidhje me hyrjen e tyre dhe të pyetur nga Arbana, sesi e përjetuan këtë gjë, ata nuk i kursyen komentet. Por nuk mbaronte këtu. Vëllai i Madh kishte vendosur që banorët e rinj, Ani, Anjeza, Arjani, Eltioni dhe Juna do... Vazhdo

Page 2 of 212