bba live

Big Brother Albania 2 – Prova e javës
11/03/09 21:55 Big Brother ka vendosur që prova e javës të përbëhet nga disa sfida që banorët duhet t`i kalojnë deri ditën e shtunë. Në sfidën e parë ato duhet të kapin 50 topa të rënë nga qielli. Kjo sfidë quhet e përmbushur nëse banorët e kapin topin pa rënë në vaskën me baltë që Big Brother ka vendosur në zonën e kampingut. Prova do kryhet në brenda një kohe të caktuar dhe në fund të saj do numërohen topat e kapur nga banorët. Realizimi i këtij aktiviteti përbën 25%të gjithë provës javore. Grupi... Vazhdo
Surpriza për Bjordin – Big Brother Albania 2
11/03/09 20:37 Banorët kanë organizuar një festë për ditëlindjen e Bjordit. Ata e zbukurojnë shtëpinë dhe i shkruajnë disa mesazhe urimi Bjordit. Banorët kërcejnë me njëri-tjetrin nën ritmin e muzikës duke pirë verë. Adelajda u vesh si Michael Jackson dhe kërceu për Bjordin. Bjordi thotë që do kishte dashur që për ditëlindjen e tij të ishte dhe Arbana.  Vazhdo
Adela nuk e bën atë gabim
11/03/09 19:51 Adela i shpreh disa prej banorëve shqetësimin e saj, se si kuptohet marëdhënia e saj me Bjordin. Ajo thotë që është një person në shtëpi që mendon që ata kanë dicka me njëri-tjetrin, dhe mundohet të bindi dhe të tjerët. Qetsori i thotë që kjo gjë nuk është e vërtetë pasi me sa ka kuptuar, ajo nuk e bën atë gabim. Adelajda e aprovon ,dhe shton që ajo nuk është natyra e femrës që lidhet me dikë pa qënë dicka serioze. Qetsori i thotë që ajo mund të lidhet me Bjordin, por jo brenda në shtëpi.... Vazhdo
Aida : Tani nuk të shikon si femër
11/03/09 18:49 Aida duke i rregulluar flokët Adelës diskuton me të për lidhjet. Ajo është e mendimit që femrat kur dashurojnë vërtet duan që kjo ndjenjë t`i shoqërojë gjithë jetën. Adelajda është dakort me këtë gjë, por thotë:-“Nuk e imagjinoj jetën me një 20vjecar!” Aida i thotë që nëse egziston dashuria cdo gjë është e mundur,gjithashtu ajo thotë që nuk mund të ndrydhet ndjenja sepse njeriu duhet të provojë. Sipas saj mashkulli duket që në fillim që cfarë qëllimesh ka me një femër dhe merr... Vazhdo
Gëzuar Bjordi – Big Brother Albania 2
11/03/09 16:58 Qetsori,Arjoni dhe Zhuljeta përgatisin drekën me rastin e ditëlindjes së Bjordit. Banorët e tjerë vishen si për raste festash. Të gjithë ulen në tavolinë, dhe Bjordi është ai që ngre dollinë e parë. Ai i thotë të gjithëve që janë të mrekullueshëm dhe që meritojnë një duartrokitje. Falenderimi i parë i tij i shkon kuzhinierëve që sipas tij kanë bërë një punë të shkëlqyer. Bjordi ndjehet i emocionuar që po e kalon ditëlindjen e tij në Big Brother dhe falenderon banorët për gjithcka... Vazhdo
Adelajda : Sori i largohet Zhuljetës
11/03/09 15:37 Mesida, Adelajda, Bjordi dhe Dritani janë në kopësht. Mesida hap temën e debatit mes Adelajdës dhe Zhuljetës. Ajo i kërkon Adelës që të mos ia merrte për keq ndërhyrjen që bëri në atë moment dhe Adela i thotë se e kuptoi se si ishte situata dhe thotë me shaka se cfarë t’i bëntë që Bjordi kishte ditëlindjen, se në të kundërt do kishin debatuar më. Adelajda tregon se Zhuljeta donte t’i vinte Qetsorit përparsen dhe Sori in largohej. Ajo po sillej në një mënyrë që Adelës nuk i pëlqeu. Adelajda... Vazhdo

March 11, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adelajda : Sori i largohet Zhuljetës
Tags: , , , , , , , ,

Qetsori ë Zhuljeta nuk mund të sillet ashtu
11/03/09 14:02 Adelajda e pyet Sorin nëse u bezdis që ajo ndërhyri kur ai ishte duke ndenjur në kuzhinë me Zhuljetën dhe kjo e fundit po e ngacmonte. Sori i thotë se nuk u bezdis aspak dhe Adelajda i thotë se ndërhyri ngaqë e vuri veten në vend të bashkëshortes së tij dhe e mendoi se Zhuljeta po e tepronte shumë. Ajoi tregon se kjo nuk ishte hera e parë që e vinte re, por asnjëherë nuk kishte ndërhyrë më parë. Adelajda i thotë se ato veprime nuk i dukeshin normale dhe e mendon vërtet që bashkëshortja e tij mund... Vazhdo

March 11, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Qetsori ë Zhuljeta nuk mund të sillet ashtu
Tags: , , , , , ,

Bika: Zhuljeta nuk bën asgjë
11/03/09 12:10 Bika, Adi dhe Dritani diskutojnë se cili do të lajë enët, pasi grupi tjetër duhet të bëjë punët. Bika u thotë djemve se ajo s’ka ndërmend t’i lajë, kështu që duhet ta bëjë dikush nga pjesa tjetër e grupit. Ajo përmend emrat e anëtarëve të grupit të tyre, ku përfshiheshin edhe Bjordi me Adelën dhe Zhuljetën. Bika u kujton djemve se Bjordi nuk mund t’i lajë pasi sot është ditë e vecantë për të, kurse Adela ka vrarë dorën. Ajo përjashton edhe Zhuljetën duke u shprehur se asaj i mjafton... Vazhdo

March 11, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Bika: Zhuljeta nuk bën asgjë
Tags: , , , , , , , , ,

Bjordi organizon banorët
11/03/09 01:30 Pasi kanë kërcyer përgjatë gjithë mbrëmjes, Bjordi është përpjekur t’i organizojë banorët në lojëra të ndryshme. Fillimisht ai ka rreshtuar të gjithë djemtë sipas gjatësisë dhe i ka “detyruar” vajzat që t’i puthin ata me rradhë. Më pas ishin vajzat që duhet të bënin të kundërtën. Pas kësaj kanë kaluar në lojë. Njërit prej banorëve i mbylleshin sytë dhe duhet të gjente kush ishte banori që e puthte. Banorët janë zbavitur me lojën pasi ngatërresat që bënte banori me sytë... Vazhdo
Mesida – Ne dimë të lexojmë shenjat
11/03/09 01:00 Mesida e ka pyetur Bjordin se cfarë kishte dhe ai i ka thënë se nuk e kishte asgjë dhe e ka pyetur se pse femrave u shkonte gjithmonë mendja për keq. Mesida ia ka kthyer se nuk ishte e vërtetë se u shkonte mendja për keq, por se dinin të lexonin shenjat. Ajo ka shtuar se i kishte thënë njëherë që nëse do të kishte nevojë për të folur, të vinte tek ajo, kështu që nuk do ta ngacmonte e nuk do ta pyeste më.  Vazhdo