Krythë

Këshilli Nacional Shqiptar në Mal të Zi  shënoi ditën e mësuesit
Këshilli nacional i shqiptarëve shënoi mbrëmë në Ulqin 7 marsin – Ditën e mësuesit, 125 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqip. 7 Marsi-Dita e Mësuesit është një datë e shënuar kombëtare e cila ka filluar të kujtohet edhe ndër shqiptarët në Malin e Zi. Kjo datë është festë që shërben për të vlerësuar traditat më të mira të shkollës kombëtare shqipe, figurës së nderuar të mësuesit dhe të gjithë punëtorëve të arsimit. U kujtuan me respekt të gjithë mësuesit shqiptarë në Malin e Zi,... Vazhdo
Emisioni mbi Valdanosin TV TEUTA
Emisioni mbi Valdanosin TV Teuta u majtë me 18.02.2011,prandaj vtëm deshtëm të shikom argumentet. Gjiri i Valdanosit është pasuri nacionale. Ne Vitin 1968. është shpallur Përmendore e natyrës, kurse me Ligjin për ullirin kjo ullishtë, me 18 mijë rrënjë ulliri, me lashtësi mesatare rreth 800 vitesh, është nën mbrojtjen e veçantë te shtetit. Ujërat e gjirit të Valdanosit janë zonë arkeologjike e pa hulumtuar. Ju dëshirojm shikim të kënshem. http://valdanos.me/plugins/content/jw_allvideos/includes/download.php?file=images/stories/video/tv_teuta_valdanos.flv  Vazhdo
Urimi juaj për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit
Dita e Mësuesit është simbolika e përpjekjeve të vazhdueshme plot sakrifica për ta pasur atë që na takon dhe për ta ruajtur përjetësisht shkollën shqipe në Ulqin dhe rethinë, e cila pati një rrugëtim të vështirë dhe të gjatë. “Kjo datë shënon një ditë të veçantë dhe të rëndësishme për popullin tonë e që na bën të kujtojmë shumë viktima dhe të na shërbejë për të na nxitur e motivuar për punë gjithnjë më të mirë e për përgjegjësi më të mëdha ndaj atyre me të cilët punojmë – nxënësve,... Vazhdo
Hollaj: Tekst i mbushur me vrer dhe mllef
Reagim ne tekstin “ Aleanca e Re dhe e vërteta e saj” Teksti i javës së kaluar kishte të bënte me gjithçka, përveçse jo me të vërtetën e Aleancës së Re dhe të njerëzve që identifikohen me të. Ai tekst i mbushur me vrer dhe mllef ndaj meje –dhe kjo jo për herë të parë, nuk vjen si rezultat i ndonjë analize të elektoratit, por si rezultat i inateve personale që njerëz të caktuar mund të kenë ndaj meje. Interesant është fakti se si këta njerëz mendojnë dhe besojnë se emri “Aleanca e Re”... Vazhdo
Katërkolla, në mëshirën e fatit
Katërkolla është qendra e Anës së Malit, zonë ku gravitojnë rreth 14 fshatra, me një popullsi prej rreth shtatë mijë banorësh. Ajo është qendra e parë me të cilët takohen kalimtarët dhe turistët që vijnë nga Shqipëria apo nëpërmjet saj, për të vijuar më pas për Ulqin apo Tivar. Punimet për rregullimin e qendrës së Katërkollës kanë filluar në vitin 2006, por janë ndërprerë, siç thuhet zyrtarisht, për shkak të moszgjidhjes së problemeve pronësore. Edhe pse gati çdo vit parashikohet me buxhetin e... Vazhdo
Gjendje e rëndë ekzistenciale të ish-punëtorëve kosovarë,shtetas të Malit të Zi
Të kujt jemi ne ish-punëtorët e kosovës? Shkruan:Ibrahim Berjashi/ korrespondent I Rilindjes, Ulqin Në Ulqin, por edhe në qendrat tjera në Malin e Zi,shtetas të këtij vendi,është një numër të konsiderueshëm ish- punonjës të ndërmarrjeve dhe institucioneve të Kosovës, të cilët në fund të viteve 80-të e kur Kosovën e okupoi regjimi vrastar I Millosheviqit,kanë mbetur në rrugë të madhe, pa punë pa të ardhura,pa ekzistencë. Një numër I tyre ka arritur të punësohet nëpër shkolla,administrata lokale, apo... Vazhdo
Shqiptarët e diasporës , duhet të vetëregjistrohen
Metodologjia e tanishme e regjistrimit të Entit Statistikor të Malit të Zi , nuk pasqyron numrin e vertetë të pjesëtarëve të diasporës Tashmë është bërë e njohur për publikun lajmi i regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, i cili do të zhvillohet prej 1 deri me 15 prill të këtij viti.Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë dhe përgjegjësinë e organit kompetent (pra, Enti i Statistikës-Monstat)  i cili do të merret me realizimin e këtij projekti,i cili zakonisht realizohet rreth çdo dhjetë... Vazhdo
Intervistë me Musa Palin, deputetin komunal ne Vevey të Zviceres
Lajme Nga Ulqini : Ju lutem na thoni disa fjalë për prezantimin tuaj ? Musa Pali:Quhem Musa Pali i lindur në fshatin Millë komuna e Ulqinit. Pasi që kreva Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, grupi gjuhë dhe letërsi, u punësova në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Banjë të Sijarinës ku punova tre vjet. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak u largova nga vendlindja dhe u vendosa në Zvicër në vitin 1980. Lajme nga Ulqini: Përveç punës suaj profesionale cilat janë aktivitet tuaja me vendosjen tuaj në Zvicër? Musa... Vazhdo
Ana Malit pret Leopold Mauer ne vizite zyrtare me Levizjen qytetare Perspektiva
Te merkuren, me datë 16.02.2010 Shefi i delegacionit të Unionit Europian, ambasadori Leopold Maurer ,ishte në vizitë zyrt…are në Ulqin dhe Ane te Malit ku u takua me subjektet politike opozitare shqiptare qe veprojn ne keto treva. Ne Katerkolle u takua me Deputetin e Koalicionit shqiptare Perspektiva z.Amir Hollaj si dhe me nje numer te aktivisteve te Levizjes Qytetare Perspektiva- Ana e Malit, takimi u zhvillua ne lokalet e LQ Perpsktiva ne Katerkolle. Se bashku me ambasadorin Maurer ishin edhe shefi i sektorit politik, integrime... Vazhdo
Regjistrimi mund t’i pakësojë shqiptarët në Mal të Zi – Video
Ulqin, 17 shkurt – Ndonëse ka mbetur edhe një muaj e më shumë kur duhet të fillojë regjistrimi i popullsisë në Malin e Zi, proces i cili do të realizohet nga data 1 deri më 15 prill, shqiptarët duhet të sensibilizohen me kohë për të mos pasur mëdyshje me rastin e deklarimit të përkatësisë kombëtare, edhe pse ata e kanë të qartë se cilit komb i takojnë. Kështu deklaroi ditën e enjte për KosovaLive Nail Draga, funksionar i lartë i Forcës së Re Demokratike, njëri ndër njohësit më të spikatur të çështjeve... Vazhdo

February 17, 2011  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Regjistrimi mund t’i pakësojë shqiptarët në Mal të Zi – Video
Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,