Mal të Zi

Gjendje e rëndë ekzistenciale të ish-punëtorëve kosovarë,shtetas të Malit të Zi
Të kujt jemi ne ish-punëtorët e kosovës? Shkruan:Ibrahim Berjashi/ korrespondent I Rilindjes, Ulqin Në Ulqin, por edhe në qendrat tjera në Malin e Zi,shtetas të këtij vendi,është një numër të konsiderueshëm ish- punonjës të ndërmarrjeve dhe institucioneve të Kosovës, të cilët në fund të viteve 80-të e kur Kosovën e okupoi regjimi vrastar I Millosheviqit,kanë mbetur në rrugë të madhe, pa punë pa të ardhura,pa ekzistencë. Një numër I tyre ka arritur të punësohet nëpër shkolla,administrata lokale, apo... Vazhdo
Shqiptarët e diasporës , duhet të vetëregjistrohen
Metodologjia e tanishme e regjistrimit të Entit Statistikor të Malit të Zi , nuk pasqyron numrin e vertetë të pjesëtarëve të diasporës Tashmë është bërë e njohur për publikun lajmi i regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, i cili do të zhvillohet prej 1 deri me 15 prill të këtij viti.Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë dhe përgjegjësinë e organit kompetent (pra, Enti i Statistikës-Monstat)  i cili do të merret me realizimin e këtij projekti,i cili zakonisht realizohet rreth çdo dhjetë... Vazhdo
Hana Cakuli, këngëtarja që ka bërë për vete shumë fansa
Hana Cakuli është nga ato këngëtare, e cila godet jo vetëm me këngë, por edhe me stilin e saj skenik. Vishet bukur, me stil, pa dalë nga “kornizat”, pasi, siç thotë ajo, në skenë duhet t’i përkushtohet këngës dhe jo provokimeve fizike. Është e vogël në moshë, por jo e vogël në sukses. Fundjavat i ka thuajse gjithnjë të zëna me koncerte live në pub-e të ndryshme. Kënga e saj më e fundit, është kënga “Dashuria e fatit tim”, e cila u pëlqye mjaft… e ndërsa ne e pyesim Hanën për dashurinë e... Vazhdo

November 8, 2010  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Hana Cakuli, këngëtarja që ka bërë për vete shumë fansa
Tags: , , , , , , ,

Peraj: Politikë pa plan e vizion
Lajmotivi për të shkruar këtë artikull është shkrimi i z.Dinosha, një javë më parë në gazetën- Koha javore, datë 7 maj 2009, me titull “Malli më i mirë se mostra”, i cili parapëlqen përcjelljen e idesë se si duhet të formohet Klubi i deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi dhe mbi cilat baza duhet të funksionojë Këshilli Naconal i Shqiptarëve pas zgjedhjeve të 29 marsit. Në pamje të parë duket se ideatori i një projekti të tillë shprehë dëshirë të sinqertë për të paralajmëruar politikëbërësit... Vazhdo

May 18, 2009  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Peraj: Politikë pa plan e vizion
Tags: , ,

Duke pritur verën; Shpresa të vogla për optimizëm
Vlerësimet dhe analizat nga tregjet emetuese, rezervimet e deritashme, si dhe ajo që mund ta shohë vetë, na bindin se nuk duhet të presim rezultate të mira, madje as në vlugun e stinës. Këtë luksozitet mund tzia lejojnë vetes vetëm optimistët kujdestar nga radhët e pushtetit në të gjitha nivelet. Siç duket, kjo stinë do të kalojë me moton “Rrëmbe atë që mundesh”. Përndryshe, të tilla kanë qenë të gjitha stinët brenda 20 viteve të fundit, kështu që punëtorët e turizmit dhe qiradhënësit privatë,... Vazhdo
Çështja e Kohës Javore dhe e drejta jonë në informim
Koha ishte muri mbi të cilin lamë gjurmë, muri i vetëdijes sonë, muri ku qanim hallet publikisht, forumi ku u bashkuam, ku u njoftuam, ku nganjëherë edhe u penduam që shkruam për shkak të konseguencave që patëm. Shkrirja e “Kohës Javore” e paralajmëruar, e ishalla shkon ne veshë të shurdhër, shuan një zë apo të vetmin zë të shkruar të shqiplexuesve në vendin e “shqiponjave të praruara”. Ata që janë mësuar me këtë të përjavshme, do ndihen të hendikepuar, sepse na ka shërbyer si grumbulluese e kujtesës... Vazhdo

April 27, 2009  :: Shoqëria / Društvo :: Comments Off on Çështja e Kohës Javore dhe e drejta jonë në informim
Tags: , ,

Lëvizja Atdheu na Bashkon, në Nju Jork, e organizoj festimin e Njëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Mirënjohje Vjetore – për Universitetin e Prishtinës për Kontribut në Ruajtjen e Identitetit të Shqiptarëve në Mal të Zi BRONX – NEW YORK : Festa e parë e pavarësisë  së Kosovës, ashtu si edhe pavarësia e Shqipërisë, është festë për të gjithë kombin Shqiptarë. Si tillë, përvjetori i parë i pavarësisë së Kosovës, u shënua me madhështi në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni në Diasporë, dhe të gjithë trevat shqiptare; Preshevë, Bujanovc, Medvegje. Ngjashëm ndodhi që të festohet... Vazhdo
Mungesë guximi për bashkim
Po vijnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare Në këtë fillim viti me shpejtësi qarkulluan deklarata të zyrtarëve malazez se më 29 mars parashikohen të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare në Mal të Zi. Arsyet janë nga më të ndryshmet, gjë që si duket e gjeti opozitën të papërgatitur dhe kjo hetohet tashmë përmes deklaratave të tyre. Arsyeja se më parë është dashur të miratohet Ligji i ri zgjedhor në harmoni me parimet kushtetuese malazeze duket se nuk pi ujë. Shikuar realisht në këtë pikëpamje opozita... Vazhdo

February 1, 2009  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Mungesë guximi për bashkim
Tags: , ,

Viti 2008 – Vit i mirë për Malin e Zi dhe qytetarët e tij
Mali i Zi diti të pozicionohet dhe të reagojë si një vend i madh, i vendosur dhe i fuqishëm Këtu dëshiroi të theksoi posaçërisht gëzimin dhe kënaqësinë time për mënyrën me të cilën shqiptarët në Mal të Zi, si dhe përfaqësuesit e tyre politik, reaguan gjatë këtyre ngjarjeve delikate. Shqiptarët reaguan me mençuri, me maturi, duke u kujdesur që ta mbrojnë vendosmërisht interesin e vet, duke mos dëshiruar që me këtë rast që askujt t`ia drejtojnë asnjë fjalë të rëndë. Në kohën e tensioneve të mëdha,... Vazhdo

January 8, 2009  :: Reportazh / Reportaža :: Comments Off on Viti 2008 – Vit i mirë për Malin e Zi dhe qytetarët e tij
Tags: , , , , ,

Tuzi kërkon urgjentisht komunën e plotë
Statusi aktual Komunë Urbane e Tuzit, është pozita më shpërfillëse ndaj malësorëve. Për të qenë në shërbim të qytetarëve, Mali i Zi duhet t’i lejojë urgjentisht Malësisë komunën e plotë, thotë kryetari i Komunës Urbane të Tuzit, Smail Çunmulaj, në një bisedë për KosovaLive. Çunmulaj ka deklaruar se tash dy vjet ekziston kjo formë e dështuar e organizimit territorial, shpenzohen kot paratë e popullit dhe shqiptarët si popull autokton i kësaj treve, nuk mund të realizojnë të drejtat e tyre themelore... Vazhdo

December 21, 2008  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Tuzi kërkon urgjentisht komunën e plotë
Tags: , , , ,