mesida

Aida: Adelajda do të nominohet
07/03/09 01:42 Mesida diskuton me Aidën dhe Liritën për emocionet që të pushtojnë ditën e shtunë gjatë spektaklit. Ajo i thotë se ndihet kurioze se cfarë emocionesh do përjetojë. Aida i thotë se nëse ndihet rehat në shtëpi edhe pse mund të ketë ngacmime të vogla me të tjerët, atëherë ka për të qënë shumë në siklet sepse nuk do dijë kë të nominojë. Mesida tregon se e ka të vështirë të gjejë argumente për të cilat të nominojë ndonjë edhe pse e ka menduar gjatë gjithë javës dhe se është munduar... Vazhdo
Mesida dhe Lirita : Kam dyshime për afrimin e Zhuljetës
07/03/09 02:13 Biseda e Mesidës dhe Liritës vazhdon për të gjithë banorët. Ato flasin për Arjonin dhe faktin që nuk e kuptojnë se pse ai është në nominim pasi për to është një djalë shumë i mirë, i respektueshëm dhe se u pëlqen tipi i tij. Lirita diskuton me Mesidën për marrëdhënien e tij me Zhuljetën dhe ajo i tregon se Zhuljeta ka një të dashur jashtë por ndërkohë marrëdhënia e tyre është e dyshimtë. Ato mendojnë se nëse ajo ka dikë jashtë, mund ta lëndojë me këtë sjellje që po bën. Vajzat... Vazhdo
Mesida dhe Arjoni : Visi është shumë zemërgjerë
06/03/09 03:10 Mesida i ka folur Arjonit për shokun e saj të ngushtë, Visin. Ata njihen që në gjimnaz dhe tani ndajnë së bashku shtëpinë e Visit. Mesida shpjegon se ajo që i lidh të dy është një miqësi shumë e pastër dhe shumë e fortë. Habisë së Arjonit sesi ishte e mundur që ajo nuk qëndronte me qera tek ai, ajo iu përgjigj me sigurinë se visi ishte shumë zemërgjerë dhe me hamendësinë se ndashta atë nuk e linte sedra e mashkullit që t’ia kërkonte. Ajo tha se sa shumë kishin xhan njëri-tjetrin, po aq... Vazhdo
Arjoni : Identifikim me kafshë
05/03/09 14:16 Arjoni pyet Zhuljetën se me cfarë kafshësh mund t’i identifikojë gjithë banorët e shtëpisë dhe vetë e fillon nga Sori duke thënë se i duket si një hienë, kurse Bika si një urith i madh që duket si i keq, por në të vërtetë është i mirë. Zhuljeta i përgjigjet se asaj, Sori i duket si ujk. Pranë tyre vjen dhe Mesida dhe të tre fillojnë të fantazojnë. Mesidën, Arjoni e identifikon si shimpaze kurse Zhuljetën ose si kunadhe ose si salamandër. Adin ai nuk e fut në grupin e kafshëve, por tek ai... Vazhdo
Mesida : Nxënësit i kam shumë të mirë
05/03/09 04:15 Mesida e ka pyetur Adelajden sesa kohë kishte që jepte mësim. Ajo i është përgjigjur se kishte 3 vjet që e bënte këtë. Ajo kishte filluar kur ishte në vitin e dytë të studimeve partitime. Mesida ka vazhduar duke e pyetur nëse ishte apo jo e kënaqur me nxënësit që kishte dhe nëse ata e shqetësonin apo jo. Adelajda i është përgjigjur se nxënësit i kishte shumë të mirë dhe se shkonte shumë mirë me ta. Mesida ka shtuar se ndoshta kjo ndodhte ngaqë ajo ishte e re. Pas largimit të Adelajdes nga... Vazhdo
Mesida, Bjordi, Arjoni : Banorët nuk duan të më kuptojnë
05/03/09 02:50 Duke biseduar me Mesidën dhe Arjonin, Bjordi ka thënë se kishte frikë se banorët e tjerë nuk e kuptonin. Më pas ai e ka saktësuar më mirë argumentin e tij, duke thënë se për ta kuptuar e kuptonin, por bënin sikur nuk e kuptonin dhe silleshin në mënyrë arrogante. Ai e shpjegonte këtë me faktin se atyre mund të mos i pëlqente që ai,  20-vjeçari, disa gjëra i dinte më mirë sesa ata që ishin më të rritur se ai. Arjoni i ka thënë se duhet të kishte parasysh që mosha ndikon shumë në njohuritë... Vazhdo
Mesida dhe Bjordi : Nuk jam arush, jam ari!
05/03/09 02:15 Pas Republikës dhe Adelajdes, në divanin ku ishte shtrirë Bjordi, është afruar Mesida. Ajo e ka pyetur nëse ishte i mërzitur. Më pas i ka thënë se mendonte se e kishte kuptuar shkakun e mërzisë së tij, kishte të bënte me një person të veçantë në shtëpi. Ajo i ka thënë se i vinte shumë keq, sepse e kuptonte që ai ishte i ndjeshëm, madje shpresonte që ai të mos ishte aq i ndjeshëm sa mendonte ajo. “Sa keq më vjen, arushi im!” – i ka thënë ajo më përkëdheli. “Nuk jam arush, jam ari!”... Vazhdo
Mesida : Në Suedi ndihem më shumë shqiptare
05/03/09 00:30 Mesida ka treguar se pjesën më të madhe të jetës së saj ajo e ka kaluar jashtë, megjithatë kur është në Suedi, ndihet më shumë shqiptare, sesa kur është në Shqipëri. Ajo ka thënë se një njeri që ka jetuar si ajo, gjithë kohës larg vendit të vet, që ka jetën, shoqërinë e gjithcka tjetër në shtetin tjetër e që nuk e ka idenë sesi funkionojnë gjërat në atdheun e vet, pavarësisht se është shiptar, nuk ndihet si i tillë.  Vazhdo
Mesida kundër Qetsorit
04/03/09 22:55 Mbas provës së javës banorët diskutojnë për tema të ndryshme. Mesida kapet me Qetsorin pasi i duket që nuk tregon respekt kur të tjetrët flasin. Ajo i thotë që nga sjellja e tij me banorët e tjerë kupton tipin e tij dhe fakti që ai nuk i pëlqen të dëgjojë e bën arrogant. Qetsori i thotë që i pëlqen të jetë kështu por Mesida i thotë që ajo nuk e beson që ai është kaq arrogant ne jetën reale. Ai i thotë që nuk do të ndryshojë tipin që ajo të ndryshoj mendimin për të. Ai thotë që ndoshta... Vazhdo
Arjoni: Nuk ka gojë të më shajë
04/03/09 17:16 Arjoni i tregon për dashurinë e tij Mesidës. Ai thotë se ka bashkëjetuar me njw vajzw për 4vjet dhe se para 4muajsh janw ndarë. Mesida është kurioze të di arsyet pse është ndarë dhe e pyet nëse ja ndjen mungesën. Ai i përgjigjet që jo pasi ishte ai që e vendosi këtë ndarje dhe për faktin se duke patur shumë vite bashkë ndjenjat i ishin shuar. Ai shton se një nga motivet kryesore ishte se ai e ndjente veten të lënë pas dore periudhën e fundit të lidhjes, per arsye se ajo i dedikohej më shumë... Vazhdo