Kulturë / Kultura

Gjonaj: Mos(interesim) i duhur  për artin pamor  dhe muzikor në Ulqin
Gjekë Gjonaj Pak publik  në Galerinë e Arteve dhe në Qendrën Kulturore të Ulqinit.  Ky ishte realiteti  i hidhur dhe  jo i kënaqshëm  në dy aktivitete  të veçanta artistike  që u zhvilluan fundajvën që lamë  pas  për nder të kremtimit të  Ditës së Ulqinit. Kjo shprehi e mungesës së kulturës  të publikut ulqinak  për të vizituar  veprat e mirëfillta të artit pamor   u përsërit për të satën herë edhe  të prëmten e kaluar në ekspozitën   e përbashkët  të shtatë piktorëve akademikë... Vazhdo

April 8, 2016  :: Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Gjonaj: Mos(interesim) i duhur për artin pamor dhe muzikor në Ulqin
Tags:

Komuna ndan 32 bursa për studentët e Ulqinit – Video
Studentët e sukseshëm janë krenaria e qytetit  tonë – tha kryetari i Komunës Nazif Cungu me rastin e dorëzimit të aktvendimeve të bursave. Gjithsej u dorëzuan 32 aktvendime, studentëve të shkëlqyer të cilët studiojnë në  Universitete të ndryshme të vendit dhe rajonit. Sipas kryetarit Cungu bursat janë modeste, por një motiv për më shumë punë dhe suksese. Ai paralajmëroi se kisti i parë i bursave do të bëhet menjëherë. Rezultatet e juaja janë tregues që ne duhet ti kushtojmë më shumë vëmëndje ... Vazhdo

April 3, 2016  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Komuna ndan 32 bursa për studentët e Ulqinit – Video
Tags:

Në Tiranë ndahen tituj të lartë për krijuesit nga Mali I Zi
Për here të parë  Lidhja Ndërkombëtare  e poetëve ,shkrimtarëve dhe artistëve “Pegasi “Albania , ,Akademia Alternative Pegasiane, dje në Muzeun historik në Tiranë , u  jep titullin e lartë “Pegasian”   5 krijuesëve dhe veprimtarëve të shquar nga Komuna e Ulqinit dhe Rozhajës. Krijuesit  kreativ shqiptarë në Mal të Zi për vitin 2015 u shpallen: Ibrahim Berjashi –poet i vitit,Hatixhe Nelaj – gazetarja e vitit ,Ali Daci-Aktivisti kulturor I vitit, Ismet Karamanaga –Mbrojtës i vlerave autoktone... Vazhdo

March 28, 2016  :: Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Në Tiranë ndahen tituj të lartë për krijuesit nga Mali I Zi
Tags:

“Art Club” boton librin “Ngjarje dhe ndodhi në Anë të Malit”  të autorit Shevqet Dragaj
Mësuesi në pension Shevqet Dragaj ka botuar këto ditë librin “Ngjarje dhe ndodhi në Anë të Malit”. Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe ai është përmbledhje e materialeve me vlerë mbi ngjarjet e ndryshme që kanë ndodhur në trevën e Anës së Malit gjatë dy shekujve të fundit. Libri përbëhet nga 343 faqe dhe në të janë përfshirë 193 rrëfime mbi ngjarje dhe ndodhi të ndryshme, të cilat autori i ka mbledhur nga persona të moshuar përgjatë tri dekadave në vendbanimet... Vazhdo

March 24, 2016  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on “Art Club” boton librin “Ngjarje dhe ndodhi në Anë të Malit” të autorit Shevqet Dragaj
Tags:

Hajrullah Koliqi: Një jetë e tërë në shërbim të arsimit kombëtar
Skicë për jetën dhe veprën e prof.dr. Hajrullah Koliqit Gjekë Gjonaj Prof. dr. Hajrullah Koliqi është personalitet i shquar i arsimit dhe i mendimit pedagogjik shqiptar, i lindur në fshatin Kështenjë të Krajës. Fillimisht punoi si mësimdhënës i Gjuhës dhe i letërsisë shqipe në Shkollën fillore të Ostrosit . Më pas doktoroi në vitin 1982 në Degën e Pedagogjisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, ku për vite të tëra shërbeu si mësimdhënës i Historisë së pedagogjisë dhe i Andragogjisë. Ai në vazhdueshmëri... Vazhdo

March 17, 2016  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Hajrullah Koliqi: Një jetë e tërë në shërbim të arsimit kombëtar
Tags:

Gjashtë muaj burg për për drejtorin e qendrës për kulturë
Drejtori i “Qendrës për kulturë” në Ulqin dr. Nail Draga u dënua me gjashtë muaj burgim në Gjykatën e lartë në Podgoricë për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, mëson Portali Ul-info. Gjykata e lartë e përmbysi vendimin e Gjykatës themelore në Ulqin e cila në shtator të vitit 2015 e gjykoi Dragën me një vit dënim me kusht për veprën e njëjtë penale. Atëherë u tha se funksionari i lartë i Forcës së re demokratike “ka nënshkruar kontrata të paligjshme për qiramarrjen e objekteve në pronësi... Vazhdo

March 15, 2016  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Gjashtë muaj burg për për drejtorin e qendrës për kulturë
Tags:

Më shumë dashuri, respekt e vlerësim  për gratë
Gjekë Gjonaj Derisa mëngjesin e të martes po kaloja rrugës përballë shkollës së mesme në Ulqin trotuaret e mbushura me lloj-lloj lulesh e dhuratash më sollën ndërmend festën e 8 marsit, ditën kur gratë duhet të mendojnë për vete dhe për gratë e tjera, të reflektojnë se pa marrë parasysh se cilës kulturë, nacionalitet i takojnë, janë gra dhe janë të njëjta. Simbolika e kësaj dite më kujton në gratë fisnike e të pamposhtura të fshatit tim të lindjes – Trieshit, por edhe ato të trevave tjera të Malësisë... Vazhdo

March 10, 2016  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Më shumë dashuri, respekt e vlerësim për gratë
Tags:

Salaj: Me rastin e vdekjes së shkrimtarit të njohur Umberto Eco
Forma aristoteliane e dashurisë Ali Salaj Ekranizimi i veprës letrare është një punë e vështirë. Nëse veprës letrare me strukturë të ndërlikuar ( metaforat poetike, ritmi romanesk, krijimi i situatave dramaturgjike dhe dialogu) regjisori nuk di t’i qaset në mënyrë të duhur, atëherë shumëçka nga iluzioni dhe prosedeu i shkrimit do të prishet para syrit të shikuesit. Raste të këtilla, ku strukturimi i tekstit ekranizohet nën nivelin e të shprehurit kemi mjaft në artin kinematografik, duke nisur nga ekranizimi... Vazhdo

March 7, 2016  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Salaj: Me rastin e vdekjes së shkrimtarit të njohur Umberto Eco
Tags:

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” mbajti sot Kuvendin zgjedhor
“Art Club”-i zgjodhi kryetarin e ri Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” nga Ulqini mbajti sot (të hënën) Kuvendin zgjedhor, në të cilin zgjodhi z. Ismet Kallaba, kryetar të ri të saj. Ai është gazetar i gazetës “Koha javore”, pedagog në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, anëtar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe kryetar i Komisionit për Arsim dhe Përdorim Zyrtar të Gjuhës Shqipe i KKSH-së. Pjesëmarrësit e Kuvendit vlerësuan punën dhe rezultatet e udhëheqjes së deritashme... Vazhdo

February 29, 2016  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” mbajti sot Kuvendin zgjedhor
Tags:

KKSH: Me rastin e festes së 7 Marsit Ditës së Mësuesit
KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO Nr.35/16       Njoftim për media   Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi do të shënojë edhe sivjet 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, këtë datë të rëndësishme për arsimin shqip. Duke synuar që të jemi të pranishëm në çdo trevë ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi dhe në çdo shkollë ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, Komisioni për Arsim dhe Përdorimin Zyrtar të... Vazhdo

February 29, 2016  :: Kulturë / Kultura, Ngjarjet - Events :: Comments Off on KKSH: Me rastin e festes së 7 Marsit Ditës së Mësuesit
Tags: