Kulturë / Kultura

Në Qendrën për Kulturë në Ulqin u mbajt  koncert i muzikës klasike
Koncert i muzikës klasike i organizuar nga Ambasada e Austrisë në Mal të Zi me mbështetjen e Komunës së Ulqinit dhe Qendrës për Kulturë Më 02. 10. 2012 në Qendrën për Kulturë në Ulqin u mbajt një koncert i muzikës klasike i organizuar nga Ambasada e Austrisë në Mal të Zi me mbështetjen e Komunës së Ulqinit dhe Qendrës për Kulturë. Interpretuesi kryesor në këtë koncert ishite grupi “Color Trio” nga Vjena i përbërë nga, Ilse Schuman në piano, Irene Frank në vilonçelë dhe Serkan Gurkan në... Vazhdo

October 5, 2012  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Në Qendrën për Kulturë në Ulqin u mbajt koncert i muzikës klasike
Tags: ,

U promovua libri i Flamur Anamalit në Pejë
Këshilli Nacional I Shqiptarëve në Malin e Zi Ulqin, 01.10. 2012   NJOFTIM  PËR MEDIA   Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi në bashkëpunim me Shoqatën e Vëllazërisë Kosovë -Malësi e Madhe ” Martin Dreshaj” nga Peja, organizuan të premten e kaluar në Pejë, përurimin e librit me titull “Kultura shqiptare në tekstet mësimore të shkollës fillore me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi” të autorit Mr. Flamur Anamali. Në ceremoninë e  përurimit të librit në fjalë, i cili... Vazhdo
Flamur Anamali bëri promovimin e librit  “Kultura shqiptare në tekstet e shkollës fillore me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi” – Video
Me datën 21.09.2012, në Qendrën për kulturë në Ulqin u bë promovimi i librit tim me titull “Kultura shqiptare në tekstet e shkollës fillore me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi”. Redaktor i libdrit ishte Dr. Nail Draga; recenzent: Prof.dr. Hajrullah Koliqi; redaktor teknik: Prof. Qazim Muja; lektor: Prof Skënder Temali. Brenda librit trajtohet problematika e inkuadrimit të vlerav e të kulturës shqiptare brenda teksteve të lëndëve të identitetit si gjuhë amtare, histori dhe kulturë muzikore. Në tubimin e promovimit... Vazhdo

September 23, 2012  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Flamur Anamali bëri promovimin e librit “Kultura shqiptare në tekstet e shkollës fillore me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi” – Video
Tags: , ,

Ali Salaj: Memorandumi i vitit 1992 – Metamorfozat e tranzicionit
Duke analizuar sistemin partiak të shqiptarëve në rajon, analisti dhe publicisti i njohur ,Elez Biberaj në veprën e tij “Shqipëria në Tranzicion- Rruga e vështirë drejt Demokracisë” vë në dukje sistemin e paqëndrueshëm partiak , i cili mbretëron gati në tërë hapësirën shqiptare ku “ shumica e partive pësuan përçarje, të shkaktuara më fort nga rivalitete personale dhe intriga sesa nga parimet politike”. Në këtë kuadër kuptohet edhe pluralizmi i shqiptarëve në Mal të Zi, i cili  përjetoi devijime... Vazhdo

September 19, 2012  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Ali Salaj: Memorandumi i vitit 1992 – Metamorfozat e tranzicionit
Tags: ,

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zoti Myqerem Tafaj, priti në një takim Ministrin për të Drejtat e Pakicave të Malit të Zi, Z. Hamdi Hasani.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zoti Myqerem Tafaj, priti në një takim kortezie Ministrin për të Drejtat e Pakicave të Malit të Zi, Z. Hamdi Hasani, dhe Ambasadorin  e Malit të Zi në Shqipëri, Z. Ferhat Dinosha. Ministri Tafaj, fillimisht uroi Z. Hasani për detyrën e tij të re si Ministër për të Drejtat e Pakicave. Ministri Tafaj, informoi delegacionin mbi bashkëpunimin dhe i siguroi për mbështetjen që Ministria e Arsimit dhe Shkencës  të Republikës së Shqipërisë ndaj shqiptarëve të Malit të Zi në fushën... Vazhdo

September 17, 2012  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zoti Myqerem Tafaj, priti në një takim Ministrin për të Drejtat e Pakicave të Malit të Zi, Z. Hamdi Hasani.
Tags: ,

Gjekë Gjonaj: Mirash Luca Gojçaj, intelektual i përmasave kombëtare
Mirash Luca Gojçaj, intelektual i përmasave kombëtare Nga Gjekë Gjonaj Kaluan  tridhjetë e gjashtë vjet prej se u nda para kohe prej nesh  intelektuali, mësimdhënësi, gazetari, studiuesi dhe  mbledhësi  i krijimtarisë gojore të Malësisë, Mirash Luca Gojçaj.  Është njëri prej  intelektualëve tanë i përmasave kombëtare që ngriti dhe nderoi veten,  familjen, rrethin dhe kombin me punën dhe  veprimtarinë e tij të sukseshme  në shumë  sfera. Është një  figurë e ndritshme e së kaluarës së Malësisë... Vazhdo

September 13, 2012  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Gjekë Gjonaj: Mirash Luca Gojçaj, intelektual i përmasave kombëtare
Tags: , , , ,

“Art Club” boton librin “Raushiqi mbi themelet e antikitetit” të autorit Demë Mulliqi
Njoftim për media   “Art Club” boton librin “Raushiqi mbi themelet e antikitetit” të autorit Demë Mulliqi   Në kuadër të edicionit botues të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, këto ditë doli nga shtypi monografia “Raushiqi mbi themelet e antikitetit” i mësuesit dhe veprimtarit të  njohur të arsimit dhe çështjes kombëtare, Demë Mulliqi. Libri, siç thotë autori nga Peja, është një përpjekje për të përfshirë gjërat më të veçanta të cilat e karakterizojnë vendlindjen... Vazhdo

September 6, 2012  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on “Art Club” boton librin “Raushiqi mbi themelet e antikitetit” të autorit Demë Mulliqi
Tags:

Zyra e Ambasadës së SHBA-së interesohet për fatin e gazetës “Koha javore
Zyra për media dhe kulturë të Ambasadës së SHBA-së interesohet për fatin e gazetës “Koha javore”. Redaktori përgjegjës i gazetës “Koha javore”, Ali Salaj, zhvilloi në Podgoricë një takim me shefen e Zyren për media dhe kulturë të Ambasadës së SHBA-së në Mal të Zi, znj. Shelly A. Seaver. Në këtë takim u bisedua për situatën aktuale në mediat e shkruara në Mal të Zi, veçanërisht për të ardhmen e gazetës në gjuhën shqipe “Koha javore”. Znj. Seaver u interesua për fatin e gazetës “Koha javore”... Vazhdo

August 31, 2012  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Zyra e Ambasadës së SHBA-së interesohet për fatin e gazetës “Koha javore
Tags: , ,

Kuotat, Tarifat dhe udhezime per regjistrim ne Universitetet e Republikes se Shqiperise 2012-2013
Kuotat, Tarifat dhe udhezime per regjistrim ne Universitetet e Republikes se Shqiperise 2012-2013 Ministria e Arsimit dhe Shkencer e Republikes se Shqiperise ka bere publike ne faqen e vet  zyrtare ne internet kuotat e miratuara, tarifat dhe disa udhezime per regjistrimin ne Universitetet shqiptare per vitin akademik 2012-2013. Me ane te vendimit nr. 420, date 27.06.2012, jane miratuar kuotat per studim edhe per studentet nga trojet shqiptare jasht kufinjeve te shtetit Shqiptar. Shperndarja e kuotave sipas lendeve per studentet nga Mali... Vazhdo

August 13, 2012  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Kuotat, Tarifat dhe udhezime per regjistrim ne Universitetet e Republikes se Shqiperise 2012-2013
Tags:

“Skena verore” e Ulqinit Live – Hotel Mediteran – Rrokum Tv
Ne hotelin Mediteran ne Ulqin ekipi I RrokumTV po realizon per shikuesit kosovar emisione te pregaditura gjate diteve te sezonit turistik Ulqini 2012…. Hoteli Mediteran eshte nikoqire e ekipit te RrokumTV dhe ndihmon ne promovimin e turizimit nepermjet realizimit te studios se emisionit te mengjesit “Mengjesi ne Mediteran” me autore Enkela Bisha,nga ora 08-09,00…gjithashtu emisioni I mbremjes “SONTE” me autor Irhan Jubicen percjell tek shikuesit e RrokumTV Festivalin Skena Verore 2012,nga ora 21-22,30…. Sponzor Hotel Mediteran... Vazhdo

August 8, 2012  :: Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on “Skena verore” e Ulqinit Live – Hotel Mediteran – Rrokum Tv
Tags: , , , ,