Lajmet / Vijesti

Nazif Cungu reagon ndaj deklaratave të Selim Resulbegoviqit
Ulqin, 08.07.2012 Nuk kem për qëllim vazhdimin e polemikës në media me z. Resulbegoviq, e cila me paraqitjet e tija ka marrë tone të pahijshme dhe merret vetëm me sulme personale, nënvlerësim të karakterit dhe bindjeve të mija dhe bashkëpunëtorëve të mi dhe posaçërisht me nëpërkëmbjen e institucionit të Kryetarit të Komunës. Këtë nuk duhet ta bëj një partner i koalicionit që është dhe Nënkryetar i Komunës, siç thotë edhe ai vet, bashkëpunëtori i parë i Kryetarit të Komunës. Pas 6 viteve të pushtetit... Vazhdo
Emina Cunmulaj me pushime në Ulqin (Foto)
Ulqin, 2 korrik – Nëse këto ditë jeni duke pushuar në Ulqin dhe përplaseni me ndonjë femër e cila ju duket e bukur si modele e i ngjan Emina Cunmulaj, nuk jeni gabuar, mund të jetë vetë ajo Emina. Topmodelja shqiptare është rikthyer në vendlindje për të kaluar disa ditë pushimi në një prej vendeve më të dashura për të. KOHA NET http://video.rtv21.tv/video/Emisionet/Speciale/05_Ulqini_speciale.flv  Vazhdo

July 7, 2012  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Emina Cunmulaj me pushime në Ulqin (Foto)
Tags: ,

Kuzhinjeri i restorantit “Grand” Senad Malokraja në TV21 – Video
Nga stafii restaurantit “Grand” Senad Malokraja  kuzhinjer profesional dhe Maloja si asistentë,morrën pjes në emisionin e TV21 “Diçka po Zihet”.Ky është emisioni i parë televiziv i prodhuar në Kosovë mbi gatimin. Është ky një show televiziv i cili ka filluar në vitin 2007 dhe në të cilin kanë marr pjesë fytyra të njohura publike duke demonstruar aftësitë e tyre në përgatitje të ushqimeve të ndryshme. Ky show televiziv ka përfunduar deri tani 8 edicione me mbi 136 emisione të realizuara ku kanë... Vazhdo
Bizneset kosovare prezantohen në Mal të Zi
Bizneset shqiptare kanë potenciale të jashtëzakonshëm. Projekti “Javë e Biznesit Kombëtarë”, u mbajt edhe në Mal të Zi, konkretisht në Ulqin organizuar nga Aleanca e Bizneseve të Kosovës, ku shumë prodhues nga të gjitha trevat shqiptare ekspozuan prodhimet e tyre para qytetarëve dhe turistëve në Ulqin. Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se projekti “Javët e Biznesit Kombëtar”, është një ngjarje kapitale për shqiptarët e cila organizohet në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë Aktiviteti... Vazhdo

July 2, 2012  :: Lajmet / Vijesti :: Komente (1)
Tags: ,

Ali Salaj: Filmi kosovar ne kerkim te identitetit
Me rastin e Javës së Filmit Kosovar në Ulqin Në kërkim të identitetit Tradita e pakët e filmit kosovar e sidomos numri i vogël i filmave të xhiruar, nuk ofrojnë mundësi për të krijuar një tipologji të përshtatshme për këtë kinematografi, por mund të gjejmë drejtime, rrjedha ose tendenca ideore dhe stilistike, të cilat paraqiten më shpesh në forma të sinkretizuara. Edhe pse tradita në film nuk është çdoherë vendimtare, sepse siç thotë historiani i njohur i filmit Andre Bazeni “periudha pesëvjeçare në... Vazhdo

June 30, 2012  :: Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Ali Salaj: Filmi kosovar ne kerkim te identitetit
Tags: , ,

Nesër shfaqet “Rituali i jetës” në Ulqin – më 30 qershor – Video
Musical që ndërthur folklorin shqiptar me element kontemporan, “Rituali i jetës”, nga koreografi Arian Sukniqi do të nis udhëtimin për të çuar edhe jashtë kryeqytetit emocionet e elementeve autentike kombëtar. Ndalesa e parë do të jetë Ulqini, në 30 qershor, e më pas, në kuadër të 100-vjetorit, “Rituali i jetës” do të përcjell në çdo qytet motive të folklorit të Shkodrës në një shfaqje që mbart në vetvete një frymëzim, që ka një qenie njerëzore kur vjen në jetë dhe fryma e fundit kur largohet... Vazhdo

June 29, 2012  :: Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Nesër shfaqet “Rituali i jetës” në Ulqin – më 30 qershor – Video
Tags: , , ,

Kryetari Cungu mbi parregullsite e “Te Mirave detare”
Të nderuar qytetarë, Me këtë dëshiroj te ju informoj për keqpërdorimet e caktuara dhe parregullsitë që po ndodhin në zonën e të mirave detare, e që kanë të bëjnë me teritorin e Komunës së Ulqinit. Së pari, jozyrtarisht jemi te informuar që te Mirat detare, në mënyrë të paligjshme, krejtësisht jo transparente, ka ndryshuar planin e objekteve me karakter të përkohshëm për territorin e Komunës së Ulqinit, ku parashikohet shtimi i disa objekteve të rinjë të cilët me paraqitjen e vet do të prishnin pamjen... Vazhdo
Nazif Cungu priti përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim
Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu dhe bashkputorë të tij mbajten një takim pune me përfaqësues të Bankes Gjermane për Zhvillim. Në takim ishin të pranishem edhe përfaqësues të qeveris së Malit të Zi,përfaqësues të Vodakom-it si dhe përfaqësues të ndërmarrjes për ujsjellës dhe kanalizime Ulqin. Banka Gjermane për Zhvillim ka ofruar ekspert të saj për evidentimin e gjendjes së sistemit të ujsjellsit dhe të kanalizimeve me çrast ato kanë përpunuar një raport mbi nevojen e investimeve në këtë... Vazhdo
IN MEMORIAM  Ahmet Beto KASHOXHA – NISHANI I RANËS
Në moshën 83-vjeçare ndroi jetë Beto Kashoxha Beti ka qenë një “nishan” i Ranës tonë, thotë populli, një njeri i butë, i qetë dhe një njeri i cili nuk ka ditur ta ngrisë zërin kurrë. Këtu në Ranë, të gjithë ne flasim me zë të lartë dhe, shpeshherë, të huajit që na degjonin, mendonin se nuk është diçka në rregull me ne. Por, edhe në Ranë ka dhe ka pasur përjashtime. Njëri nga ato ka qenë edhe Beto Kashoxha. Nuk më kujtohet, se ai e ka “çu “ zërin ndonjë herë, më duket se nuk ka ditë me... Vazhdo
Për pushime verore Kosovarët preferojnë Ulqinin,Shqipërinë dhe Turqinë
Bregdeti shqiptar mbetet destinacioni më i preferuar për turistet Kosovar. Afërsia dhe çmimi i lirë i akomodimit ka bërë që numri i qytetarëve të Kosovës që pushojnë në bregdetin shqiptar të rritet dita-ditës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, shihet se gjatë vitit 2011 Shqipërinë e vizituan hiç më pak se 2 milionë e 733 mijë e 650 vizitorë, ku 46 për qind e tyre, apo 1.2 milionë ishin qytetarë nga Kosova, shkruan Zëri Pas kosovarëve, Shqipërinë e vizituan më... Vazhdo